U shpall partea re demokrateike soshaliste e Milos
Në konferencë merr pjesë edhe Sekretari Organizativ i PS-së
Milo, konferencë themeluese për “Demokracinë Sociale”
TIRANË – Paskal Milo ka shpallur dje, në konferencën themeluese, Partinë Demokracia Sociale, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt të gjithë do të shohin forcën e saj. Në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, përveç anëtarëve të rinj të kësaj partie nga të gjitha rrethet e vendit kishte të ftuar diplomatë të huaj, ndërsa si përfaqësues i PS-së ishte sekretari organizativ Agron Dibra. Gjatë prezantimit të programit të partisë që do të drejtojë, Milo u shpreh se “Partia Demokracia Sociale nuk i zë vendin askujt dhe as është e vonuar. Skeptikët për të ardhmen e saj, qofshin miq apo edhe kundërshtarë do ta shohin shpejt forcën dhe popullaritetin e saj”. Demokracia Sociale do të konkurrojë me programin e saj dhe do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit e ndershëm që duan të rikthejnë shpresën e tronditur te politika, tha më tej Milo. Askush, nënvizoi ai, nuk duhet të shqetësohet për këtë lëvizje të re politike, përveç atyre që kanë ditur të respektojnë dhe të përfaqësojnë denjësisht emrin dhe moralin e alternativave që kanë në qendër politikat e kujdesit dhe të përkrahjes sociale dhe që kanë për objektiv të krijojnë një shoqëri sa më pak të traumatizuar nga plagët e shoqërisë moderne të konsumit. “Kemi bindjen e plotë se Demokracia Sociale do të zërë vendin e merituar dhe është e mirëpritur në hapësirën e politikës shqiptare”, -tha Milo. Ai kritikoi të majtën shqiptare, e cila sipas tij, “në këto dy-tre vitet e fundit ka treguar shenja të qarta lodhjeje dhe konsumimi, ka humbur mjaft nga motivet nxitëse dhe energjitë pozitive të manifestuara në vitet e opozitës dhe rrezikon të humbasë kredibilitetin e saj në popull”. Është koha që ajo të reflektojë thellë, të shkundet, të rishikojë në mënyrë kritike të gjithë përvojën e saj politike dhe veçanërisht atë qeverisëse dhe të rikthejë besimin e qytetarëve të lëkundur, të cilët janë të prirur të orientohen në mos nga e djathta, drejt abstenimit, vuri në dukje Milo. Ndërkohë në statutin e PDS-së është përcaktuar që një person nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë kryetar i partisë, kryetari do të votëbesohet një herë në dy vjet apo në një pikë tjetër përcaktohet legjitimimi i fraksioneve, duke e bërë partinë e re, sipas Milos, një ndër partitë me demokraci më të madhe.
D.Tanushi