U përcaktuan katër finalistët e fundit nga Evropa VIDEO

Foto nga dueli Slloveni - Rusi

Sllovenia, Portugalia, Franca dhe Greqia kanë fituar në ndeshjet e barazhit nga Zona e Evropës për pjesëmarrje në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm mbahet në Afrikën e Jugut. Sllovenia befasoi Rusinë në Maribor duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, por i mjaftueshëm që të zhvleftësoi fitoren ruse në Moskë katër ditë më herët (1:2).
Golin e fitores e shënoi Zllatko Dediq në minutën e parafundit të pjesës së parë Rusia, ndeshjen e përfunoi me nëntë futbollistë, pasi u përjashtuan Kerzhakov (67) dhe Zhirkov (90).
Për Slloveninë pas botërorit të vitit 2002, do të jetë kjo hera e dytë që marrin pjesë në përfundimtaret e kampionateve botërore të futbollit.
Takimi i shumëpritur në Zenicë ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Portugalisë nuk kënaqi tifozerinë boshnjake, pasi idhujt e tyre u mposhtën në Bilino Polje me rezultat identik (0:1) sikur edhe para katër ditëve në Lisbonë.
Golin vendimtarë e shënoi në minutën e 56-të Meireles.
Franca është kombëtarja e fundit nga kontinenti i Evropës që ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm organizohet në Afrikën e Jugut.
Francezët u mposhtën në ndeshjen e kthimit në Paris nga Irlanda (0:1) mirëpo pasi me të njëjtin rezultat fituan në Dablin me golin e Anelkes, u zhvilluan vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ku më tepër fat patën ish kampionët e botës dhe me golin e diskutueshëm të mbrojtësit veteran, Uiliem Gallasit (më parë Anri ndali topin me dorë) në minutën e 103-të barazuan rezultatin në 1:1 që iu siguroi vizën për në botërorin e 19-të me radhë që verën e ardhshme mbahet në Afrikën e Jugut.
Rezultatet e ndeshjeve të kthimit

Donjeckë, Ukraina Greqia 0:1 (ndeshja e parë 0:0)
Zenicë, Bosnja e Hercegovina Portugalia 0:1 (0:1)
Maribor, Sllovenia Rusia 1:0 (1:2)
Paris, Franca – Republika e Irlandës po zhvillohen vazhdimet (1:1) 0:1 (1:0)
Kin 0:1 (32) Gallas 1:1 (103)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24081. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24081