U merrnin bagëtitë fshatarëve, siu jepnin paratë

U merrnin bagëtitë fshatarëve, siu jepnin paratë

MASHTRUESIT/ Destan Dema ka përfunduar në pranga teksa akuzohet se ka fituar padrejtësisht 30 milionë lekë

GJIROKASTËR- Mashtronin blegtorët, duke arritur përfitime të konsiderueshme. Njëri prej mashtruesve arrestohet, pasi për të gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa tri të tjerë shpallen në kërkim nga policia e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetër.

Kanë gjetur një skemë mjaft të frytshme për të nxjerrë përfitime në mënyrë të paligjshme. Bindnin blegtorët që t’u jepnin bagëtitë për t’i shitur duke iu premtuar se paratë do t’ua jepnin më pas, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.

Asnjë lek nuk ka shkuar në xhepat e banorëve, ndërsa përfitimi i përftuar llogaritet në shumën e 3 milionë lekëve të rinj. Në muajt gusht e shtator 58-vjeçari Destan Dema nga Tirana, së bashku me tre shtetas të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi, kanë shkuar në disa fshatra të rrethit Gjirokastër.

Aty kanë biseduar me disa banorë, të cilët i kanë bindur t’iu jepnin bagëtitë, ndërsa paratë do t’i merrnin më vonë. Pasi kanë pritur për disa kohë, tri prej blegtorëve janë drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku kanë bërë denoncimet përkatëse në lidhje me rastet e mashtrimeve.

Pas marrjes së denoncimeve, specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës kanë bërë hetimet, prej nga ka rezultuar se deklarimet dhe pretendimet e tre banorëve kanë qenë të vërteta. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se hetimet kanë treguar se Destan Dema dhe tre shtetasit e tjerë, pasi i kanë shitur bagëtitë për llogari të tyre, nuk u kanë dhënë paratë banorëve të dëmtuar dhe se shuma e përftuar është 3 milionë lekë të rinj. Madje është bërë e mundur edhe zbardhja e skemës së ndarjes së parave të përfituara prej këtij mashtrimi, si dhe dëmi që u është shkaktuar banorëve.

“Shuma nga shitja e bagëtive të imëta kap vlerën rreth 3 milionë lekëve të rinj (një banori i kanë marrë rreth 1,1 milionë lekë, një tjetri 1,3 milionë dhe tjetrit 600 000 lekë)”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë.

Pas mbledhjes së të gjitha fakteve dhe provave, çështja në ngarkim të 58-vjeçarit Destan Dema ka kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për konsumim të veprës penale “vjedhje me anë të mashtrimit”. Fill pas vendimit ka dalë urdhri i ekzekutimit nga organi i akuzës dhe më tej është kryer arrestimi i tij. Ndërkaq, tre bashkëpunëtorët e tij në këtë rast mashtrimi janë shpallur në kërkim.(Shekulli)

X0Z8DNa5DNU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25624

Top