U Lodha duke shkruar???
Ia kushtoj këtë medalje vendit tim, sakrificave të pafundme të hebrejve dhe viktimave të incidentit në Olimpiadën e Mynihut". Kështu deklaronte fituesja e medaljes së parë të Izraelit në olimpiadën e fundit, Athina 2004. Ishte hera e parë që ky vend fitonte një medalje të artë olimpike dhe sportistja e përshkroi kështu këtë ngjarje historike... për vendin e saj. Më thjesht dhe i ndjerë, një mesazh patriotik, s'mund të thuhej...
Shumëkush pa këto ditë një shfaqje të denjë për temat sindikaliste, që u takojnë fillimit të viteve '90. Një grup peshëngritësish dhe peshëngritësesh të reja ankoheshin që s'janë paguar për rezultatet dhe rekordet e arritura. Si në një shfaqje të programuar, secili prej tyre riprodhonte përmendësh tekstin, mundohej ta "recitonte" atë rrjedhshëm dhe të mos harronte asnjëherë kërcënimin: "N.q.se nuk do të paguhemi, ne do të largohemi nga Shqipëria!". Një kërcënim i madh dhe sigurisht i sugjeruar, po qe se do të kemi parasysh moshën e tyre të re. Fjalët godisnin, si çdo gjë që lidhet me patriotizmin, ndjenjat kombëtare, flamurin, nacionalizmin etj. Ato, gati-gati, mundoheshin të krijonin një atmosferë dramatike, e cila çlirohej disi përpara elokuencës së tyre modeste. P
or mesazhi ishte i qartë dhe i menduar: "Kërcënim në emër të patriotizmit". Një kërcënim që në thelb të tij kishte pagesat e papaguara për rekordet dhe rezultatet e arritura... Sportistët, trajnerët e tyre, apo të tjerë që qëndrojnë pas këtij problemi, mund të kenë të drejtë. Kjo është një çështje mes tyre dhe Federatës së Peshëngritjes, e cila sot, megjithë rezultatet mjaft të larta të arritura nga sportistët e saj, është gjithnjë e më e kritikuar (ndoshta zgjedhjet e reja në këtë Federatë patjetër që e kanë peshën e tyre në këtë rast). Peshëngritësit dhe peshëngritëset, ata që folën nëpër një mori televizionesh, vërtet mund të mos jenë paguar, siç ndodh rëndom në një vend si Shqipëria. Ata vërtet mund të mos trajtohen si homologë të tyre në vende të zhvilluara. E vërtetë është, gjithashtu, që ata mund të kenë mungesa në bazë materiale, palestra (vetëm në Tiranë funksionojnë dy palestra të tilla) etj.
Në Shqipëri, të merresh me peshëngritje dhe në përgjithësi me sport, nënkupton një sakrificë në tërë kuptimin e fjalës. Por një problem, sado i madh dhe shqetësues të jetë, së pari s'duhet paraqitur si një kërcënim dhe së dyti, s'ka pse të vishet me ngjyra patriotike. "Do të largohem nga Shqipëria!" Kjo shprehje, e shpërdoruar në çdo rast, madje edhe kur bëhet fjalë për shpërblime të papaguara nga ana e Federatës së Peshëngritjes apo Ministrisë së Kulturës, në vend që t'i hapë rrugë zgjidhjes së problemit, krijon një irritim të brendshëm. Atdhetar dhe patriot nuk të bën shpërblimi. Për secilin zgjidhja është individuale. Siç ka qenë për Pirro Dhimën, Luan Shabanin, Mirela Manjanin etj., të cilët zgjodhën Greqinë dhe u bënë kampionë të mëdhenj. Kjo zgjedhje nuk ka përse të gjykohet, sepse u takon sportistëve në fjalë, të cilët me rezultatet e tyre u bënë sportistë të mëdhenj, por kurrsesi shqiptarë të mëdhenj. E përsëris: Kurrë s'u bënë shqiptarë të mëdhenj!!
Duam të flasim për patriotizëm. Përse s'marrim për shembull të madhin Kadare, që s'u lodh asnjëherë së mbajturi me krenari emrin e vendit të tij, pavarësisht se ky s'ka qenë një pozicion komod dhe i ka krijuar mjaft andralla. Apo një grup të madh sportistësh dhe artistësh, që sot e përfaqësojnë me mjaft dinjitet vehten e tyre dhe Shqipërinë në vendet ku ushtrojnë profesionin e tyre. "Përtej këtyre brigjeve, gjithçka mund të gjesh. Por Shqipërinë kurrë, dëgjon, kurrë...!" Këto fjalë të Jonuz Brukës, interpretuar në mënyrë të paharrueshme nga Naim Frashëri në dramën "Familja e Peshkatarit", m'u kujtuan befas, teksa dëgjoja sportistët e peshëngritjes që flisnin në televizor dhe ngatërroheshin me termat patriotikë me shpërblimet për rekordet. Për vetë profesionin e gazetarit, duke qenë gjithmonë në opozitë me zyrtarët dhe vendimet e tyre, jam i prirur për të qenë me sportistët. Por, deri kur ata kërkojnë shpërblimin, apo kushte më të mira stërvitjeje.
Kur ata përmendin atdheun dhe kërcojnë në emër të patriotizmit, jam i detyruar t'u kujtoj se kjo është forma më e keqe dhe kompromentuese për të kërkuar të drejtat e tyre. Kjo s'do të thotë që ata s'kanë të drejtë. Por atdhetar dhe patriot s'bëhesh prej shpërblimit. E kemi theksuar edhe herë të tjera, paratë dhe patriotizmi s'mund të qëndrojnë bashkë. Nuk e di se si do të jenë ndier pedagogët e Universitetit të Tiranës, punonjëset e palodhura dhe të specializuara të Bibliotikes Kombëtare, shkencëtarët dhe një mori njerëzish me vlerë, kur kanë dëgjuar deklaratën e peshëngritësve. Të gjithë marrin paga të ulëta, dhe trajtohen ndoshta edhe më keq se sportistët, por askush s'kërcënon në emër të patriotizmit. Ta duash këtë vend, s'mjafton vetëm ta deklarosh një gjë të tillë. Duhet shumë më tepër dashuri, madje edhe durim, për të marrë atë që meriton dhe për ta dhënë atë që të bën të famshëm në atdheun tënd. Famë e cila s'mund të jetë asnjëherë e plotë dhe e qëndrueshme pa përfshirjen e nacionalitetit përpara emrit si sportist. Pra shqiptari...