U hap kufiri: 363 shqiptarë udhëtuan pa viza deri në 19:00 (15 Dhjetor 2010)

Hank

Valoris scriptorum
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit, gjatë ditës së sotme deri në ora 19:00, 363 shtetas shqiptarë e kanë kaluar kufirin drejt vendeve të zonës shenjen, pa viza.

Në lidhje me lëvizjen pa viza të shtetasve Shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike drejt vendeve Shengen, policia e shtetit bën me dije se nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 19.00 kanë kaluar me pasaportë biometrike 363 shtetas shqiptarë, përkatësisht:

1. Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Vlorë kanë kaluar 47 shtetas
2. Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Sarandë kanë kaluar 2 shtetas
3. Nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë kaluar 13 shtetas
4. Nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë kaluar 23 shtetas
5. Nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë kaluar 95 shtetas
6. Nga Pika e Kalimit Kufitar Tre urat kanë kaluar 4 shtetas
7. Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas kanë kaluar 176 shtetas
8. Nga Pika e Kalimit kufitar Porti Durrës kanë kaluar 3 shtetas

Lëvizja e shtetasve shqiptarë pa viza vazhdon normalisht në pikat e kalimit kufitar.
 

Megg

Carpe Diem
Epo rruga e mbare atyre qe kane udhetuar dhe i uroj Shqipetareve kete dite te shenuar te historise sone,,,,
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Do isha kurioz te dija se cfare i jane kerkuar ne momentin kur do niseshin:"sa leke ke ne banke? Me jep numrin e llogarise ta verifikojme? Je qe je, a ma jep edhe kodin? Sa dite do rrish ne Itali? 50 euro x aq dite sa euro bojn? Kthehu mrapsh se spaske leke sa duhet...ej ej, ma bo hallall se paskom bo llogarite e atij robit tjeter! Sa dite do qendroje ne Itali ti? 10 dite? po qendrove 11 si do ja bojm? Kush me siguron mu qe ti do qendrosh 10 dite ama se ktu ne banke paske leke per 10 dit! He si do ja bojm? Kujt do me ja hedh ti eeee...u hoqen vizat t'mori koka ere tyna kshu" etj etj
 
Top