U fye në plazh nga të rinj për faj të trupit jo të bukur në plazh.

HipHop-Girl

Papirus rex
Një kanadeze, nëna e 5 fëmijëve guxoi të veshë bikini në plazh, por mori një sërë fjalësh jo të hijshme nga një grup të rinjsh të cilët kritikonin format e saj fizike.

Në një letër të hapur, në rrjetin social “Facebook”, 33-vjeçarja Tanis Jex-Blake thotë se dita e saj e pushimit dhe e marrjes së rrezeve në plazhet e Albertas në Kanada u shkatërrua në momentin kur dy djem dhe një vajzë “qeshën” me format e trupit të saj.

“Kjo është një letër e hapur drejtuar dy djemve dhe një vajze të cilët vendosën të lënë mënjanë punët e tyre për sot në Sherëood Park ku po ndërtonin një shtëpi dhe të vinin e të qetësoheshin në plazhin e Albertas për të shijuar ujin e ngrohtë dhe birrat.

Kërkoj ndjesë që dalja ime e parë në publik me bikini pas 13 vitesh i ka mërzitur! Kërkoj ndjesë që barku im nuk është i sheshtë e me muskuj! Kërkoj ndjesë që beli im nuk është i hollë! Por NUK më vjen keq sepse trupi im ka mbartur, rritur, mbrojtur e lindur pesë fëmijë të shëndetshëm, inteligjentë dhe të mrekullueshëm.

Më vjen keq që trupi im 33-vjeçar ju ka ofenduar në atë pikë sa të qeshnit dhe të talleshit me mua. Më duhet të them se kur shihja trupat tuaj elegantë nuk mund të mos mendoja për veten. Por, ndërkohë që pretendova sikur s’dëgjova gjë e sikur s’më hynin në vesh fjalët që ju hodhët, në makinë shpërtheva në lot. Faleminderit që më shkatërruat ditën! Janë njerëz si ju që e bëjnë këtë botë një vend të egër dhe të urryer. Nuk mund ta ndihmoj, por ndjej keqardhje për gruan që një ditë do të mbartë dhe rritë fëmijët tuaj, kur trupi i saj elegant të shndërrohet gradualisht përgjatë periudhës së mrekullueshme të shtatzënisë. Shpresoj vetëm që një ditë ta kuptoni që shenjat në barkun tim janë shenja krenarie, jo turpi”.

Tanis Jex-Blake ka lindur 5 fëmijë, të pestë me operacion cezarian.
 

Thamina

Papirus rex
Po crendesi ka ca thone te tjeret ... nese ndihem komfort me veten dhe njerezit qe me duan e i dua ... sme intereson asgje
Per kete teme kam shumekomente.
Por Hektor ka shkruajt kryesoren.
Askush nuk e di pse tjetri ka mbipeshe,askush se di ca nivel jetese ka,si ushqehet,ca stresi dikush ka e pse eshte arsyeja qe ajo eshte mbipeshe.
Sarrij te imagjinoj sa injorant sidomos Europa eshte ne kuptimin e mire te fjales kur vjen puna per paraqitjen,
ME duket shume injorance!
Njerzit vin ne gjithfar formash,ne gjithfar gjatesish....gati te gjitha mund ti ndryshosh ,ama karakterin,trurin dhe shpirtin ate jo.
Pra nese je I bukur ne pamje te jashtme e ke shpirt lig ,I keq do vdesesh...E nganjehere shikojme njerz jo te bukur,jo perfekt ne trup por kur hapin gojen te len pa mend,sic ndodh kur dikush I bukur happen gojen e thua me mend ,bobo mbylle te shkreten se te dhembin veshet ta degjosh,

Jam pro peshes.kanada a kudo afer saj ushqimi eshte asigje natyrale,plus oret e punes jane te tmerrshme ...komplet ndryshe nga Europa.
Usa ,kanada mbipesha eshte factor I madh.
Sido kudo kush jemi ne me gjyku dike per peshen e tyre qe ne fund te fundit sna prek asigje personale as na prish asnje pune.
 

SNAP

Papirus rex
Një kanadeze, nëna e 5 fëmijëve guxoi të veshë bikini në plazh, por mori një sërë fjalësh jo të hijshme nga një grup të rinjsh të cilët kritikonin format e saj fizike.

Në një letër të hapur, në rrjetin social “Facebook”, 33-vjeçarja Tanis Jex-Blake thotë se dita e saj e pushimit dhe e marrjes së rrezeve në plazhet e Albertas në Kanada u shkatërrua në momentin kur dy djem dhe një vajzë “qeshën” me format e trupit të saj.

“Kjo është një letër e hapur drejtuar dy djemve dhe një vajze të cilët vendosën të lënë mënjanë punët e tyre për sot në Sherëood Park ku po ndërtonin një shtëpi dhe të vinin e të qetësoheshin në plazhin e Albertas për të shijuar ujin e ngrohtë dhe birrat.

Kërkoj ndjesë që dalja ime e parë në publik me bikini pas 13 vitesh i ka mërzitur! Kërkoj ndjesë që barku im nuk është i sheshtë e me muskuj! Kërkoj ndjesë që beli im nuk është i hollë! Por NUK më vjen keq sepse trupi im ka mbartur, rritur, mbrojtur e lindur pesë fëmijë të shëndetshëm, inteligjentë dhe të mrekullueshëm.

Më vjen keq që trupi im 33-vjeçar ju ka ofenduar në atë pikë sa të qeshnit dhe të talleshit me mua. Më duhet të them se kur shihja trupat tuaj elegantë nuk mund të mos mendoja për veten. Por, ndërkohë që pretendova sikur s’dëgjova gjë e sikur s’më hynin në vesh fjalët që ju hodhët, në makinë shpërtheva në lot. Faleminderit që më shkatërruat ditën! Janë njerëz si ju që e bëjnë këtë botë një vend të egër dhe të urryer. Nuk mund ta ndihmoj, por ndjej keqardhje për gruan që një ditë do të mbartë dhe rritë fëmijët tuaj, kur trupi i saj elegant të shndërrohet gradualisht përgjatë periudhës së mrekullueshme të shtatzënisë. Shpresoj vetëm që një ditë ta kuptoni që shenjat në barkun tim janë shenja krenarie, jo turpi”.

Tanis Jex-Blake ka lindur 5 fëmijë, të pestë me operacion cezarian.
Ma bon mu kete karnadezen ylle:D
 
Top