Tv

personazh

Valoris scriptorum
Tv

mbremja e djeshme ishte nji nga ato mbremjet kur MUA ulet me nji gote konjaku e fillon e mendohet pa patur arsye specifike.thjesht çast mendimi, boshllik ne koke dhe deshire per te mbushur hapsiren boshe /pf/images/graemlins/smile.gif

duke pare reklama te ndryshme, filma, telefilma etj etj....por sidomos reklama, papritur mendohem per diçka qe e kisha para syve gjithnji, me kishte bo pershtypje, por qe asnjehere nuk e kisha analizu ashu siç e analizova dje.
te mendosh qe ne (perfshi femije e mosha jone, burra e gra ,pleq e plaka) bombardohemi çdo çast nga nje monitor me ngjyra, qe gjithmone e me shume e me shpesh, percjell ne syte tane nji realitet qe vetem nji 10% e botes munda ta preki me dore.te mendosh qe duke pare kto pamje e duke thithur (pa dashje!!!) keto bukuri, njeriu pa dashje krijon ideale te mbeshtetur mbi nje sinjal te perhapur, eshte vertet tragjike. te mendosh qe une (ose ti ose cilido) enderron (dhe ndoshta i ve qellim vetes) qe me doemos do vizitosh X parajse te oqeanit Pacifik, ne nje çast kur nuk ke pare akoma çfare plazhi mund te ndodhet gjys ore afer teje.
per te mos folur per imazhin gjithnji te qeshur e gjithnji argetues e me ngjyrime te gezuara, sikur te ishte gjithçka diell, det i kthjellet e njerez te bukur e te qeshur qe te rrethojne......

...shyqyr qe shija konjakut nuk ishte nga ajo "parajsore" dhe mendimi qe po rrufisja diçka te zakonshme me "solli ne vete" ....po shijoja diçka te prekshme, po i beja qejfin vetes me gjera te vogla.....
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Tv

Nazho djali shume Tv po shikon kohet e fundit, na u tulate dhe ti, jo keshtu sben mire.
Hap radion ve ne perdorim pak dhe veshet, se me sy sduhet pare cdo gje /pf/images/graemlins/smile.gif

Ke pare ndonje film te bukur kohet e fundit?

Mpaccccccccc, se ndoshta sdo flasim kete weekend.

Na u tulat ekzistenca....... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top