Turqi-Armeni, fund armiqësisë 100 vjeçare. Azerbajxhani, kundër

Turqi-Armeni, fund armiqësisë 100 vjeçare. Azerbajxhani, kundër

Turqia dhe Armenia, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre 100 vjeçare. Pas kësaj, kundër është shprehur menjëherë Azerbajxhani.
Mbrëmë dy vendet kanë nënshkruar në Cyrih marrëveshjen për normalizimin e raporteve të ndërsjella. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davotuglu dhe ai armen Eduard Nalbadijan.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai francez Bernar Kushner.
Raportet ndërmjet Armenisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara veçanërisht për shkak të deportimeve masovike dhe vdekjes së më shumë se 1 milionë armenëve ndërmjet viteve 1915 dhe 1917, periudhë që Armenia e kishte konsideruar gjenocid.
Armenia që prej 20 vjetësh ka kërkuar që Turqia të pranojë se vrasjet masovike të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ishin gjenocid.</p>


Azerbajxhani, kundër marrëveshjes
Azerbajxhani ka dënuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Armenisë dhe Turqisë dhe ka sinjalizuar destabilizimin e mundshëm të jugut të Kavakazit.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë, para tërheqjes së forcave armene nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, është në kundërshtim me interesat e Azerbejxhanit dhe vë dyshime në marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë”, ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.
Konflikti në Nagorni Karabah, rajon në Azerbajxhan ku jetojnë armenët, ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet Jermenisë me Turqinë dhe Azerbajxhanin.
Pas luftës që zgjati nga 1988 deri në vitin 1994, Armenia vendosi kontrollin në Nagorni Karabah.(Shekulli)</p>
joSmlx1btaM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23895. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23895
 
Top