Turp! Ja se kush u zhvarros ne Kosine!
Nuk thote kot populli se genjeshtra i ka kembet e shkurtra. Rezultatet e ekspertizes dolen, kisha greke zhvarrosi femije edhe gra e na i beri ushtare grek....po te kene ndonje pike dinjiteti keta leshkot qe na drejtojne edhe ata qe bejne sehir nga opozita, tani qe kane prova konkrete eshte koha e duhur ti tundin dhembet grekut qe na cau koken se me demek nuk po i zhvarrosnim ushtaret ne kohe! /pf/images/graemlins/mad.gif
Po me vjen ne mend Migjeni: Ah si nuk kam nje grusht te fort....etj...
-----------------
Përfundon ekzaminimi i arkivoleve të gjetura në kishë. Provohet skandali i zhvarrimeve
Ekpertiza: Kocka fëmijësh në Kosinë. Në Përmet nuk u zhvarrosën ushtarë grekë!
Artan Hoxha
a.hoxha@gazetashqiptare.com
Rezultati përfundimtar i ekspertëve të mjekësisë ligjore ka vendosur me shpatulla pas murit personat e implikuar në skandalin e zhvarrimeve në fshatin Kosinë të Përmetit. Tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për Prokurorinë e Përmetit që të marrë në cilësinë e të pandehurit organizatorët, drejtuesit, zbatuesit dhe varrmihësit e afro 137 varreve të vjetra pranë kishës Bizantine të “Shën Mërisë” në Kosinë. Raporti voluminoz i hartuar nga ekspertët më të mirë të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfunduar dy ditë më parë dhe është nisur në drejtim të Përmetit në rrugë zyrtare. Lajmi i botuar një muaj më parë në “Gazetën Shqiptare”, se në arkat speciale prej inoksi të magazinuara në kishën e “Kryeëngjëjve” në Kutal, ka eshtra fëmijësh, grash, pleqsh e plakash tashmë është provuar në mënyrë shkencore. “Brenda arkave kemi gjetur kocka të seksit femëror, kocka të moshave nga 60 deri 80 vjeç, madje dhe eshtra fëmijësh”, ka thënë dje për median, Doktor Sokrat Meksi, eksperti që drejtoi analizat e bëra në kishën e Kutalit. Ndërsa prokurorja e Përmetit Silvana Pani, e vënë në dijeni mbi rezultatin e analizave mjeko-ligjore u shpreh “akoma nuk më ka mbërritur në zyrë raporti i plotë i ekspertëve të mjekësisë-ligjore, por jam njoftuar verbalisht për përfundimin e tyre. Sapo të kem në dorë raportin do të përcaktojë përgjegjësinë penale për të gjithë personat e dyshuar si autorë të kësaj vepre penale”.
Raporti
Dje në mesditë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Sokrat Meksi deklaroi për median se “nga ekspertimi i bërë në kishën e Kutalit kanë rezultuar kocka të seksit femër, kocka të moshave të vjetra nga 60 deri në 80 vjeç. Ka patur dhe eshtra fëmijësh”. Meksi ka shtuar se “gjatë ekspertimit kemi konstatuar eshtra të moshave të mesme dhe të adoleshencës. Ka patur shpërndarje eshtrash të fëmijëve. Në një arkë kemi gjetur tre eshtra të shpatullave, të kofshëve e gjëra të tilla që nuk mund ti ketë një njeri i vetëm”. Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë se “brenda arkave ka patur unaza grash dhe rripa me togëza të mëdha që mbahen nga gratë”. Ky përfundim i mjekësisë ligjore përbën tashmë provën e pakundërshtueshme për atë që ka ndodhur në Kosinë të Përmetit. Prokurorisë dhe gjykatave shqiptare nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ndëshkojnë me forcën e ligjit personat që guxuan të kryenin një krim të tillë të padëgjuar më parë.
Ekspertët
Dy ekspertët më të mirë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Sokrat Meksi dhe Fatos Harito u nisën drejt Përmetit më datë 7 qershor. Më datë 8 qershor rreth orës 15.00 ata hynë në kishën e Kutalit dhe nisën ekspertimin e eshtrave të vendosura në arka speciale inoksi. Në mbrëmjen e 9 qershorit ata përfunduan ekspertimin e 69 arkave që gjendeshin në kishën e “Kryeëngjëjve” në Kutal. Një ditë më pas, Doktor Meksi do të deklaronte se “ndoshta pas më shumë se dy javësh mund të japim një përgjigje të saktë, të mbështetur shkencërisht mbi të vërtetën e eshtrave të zhvarrosura Kosinë”. Dje pas afro 18 ditësh nga përfundimi i ekspertimit të kryer në kishën e Kutalit, Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundoi raportin e plotë mbi analizat e kryera. Përfundimi ishte ai i paralajmëruar nga mediat, se zhvarrimet e bëra pranë kishës së Kosinës ishin një skandal i turpshëm dhe i pashëmbullt.
Ajo që nuk duhej të kishte ndodhur tashmë është e provuar shkencërisht se ka ndodhur. Brenda arkave ku duhej të qëndronin eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, ndodhen eshtra grash e fëmijësh, pleqsh e plakash.
-Gazeta Shqiptare