Turni i tretë-nostalgji e hidhur, por nga halli ?

Turni i tretë-nostalgji e hidhur, por nga halli ?

Nga Hamza Hatika



Të bësh gabim është njërëzore, ta përsëritësh është djallëzore, kjo thënie latinë i ka rezistuar kohës, pikërisht sepse ripërsëritet, prandaj ajo edhe ka mbëritur në ditët tona.

Energjia elektrike, kjo Trepçë për çdo kastë Partie në pushtet, pikërisht tani ka prurjet më të mëdha për xhepat e tyre, kur prurjet e ujit janë në nivelet minimale të prurjeve.Dhe fati po i ndihmon më së miri qeveritarët e djathtë në këtë situatë dramatike të pa parë prej 80 vjetësh.Meterelogët japin parashikemet për një periudhë disa mujore, apo edhe më shumë, madje ka edhe të tillë që japin edhe me ditë, por ne jemi në hall dhe atë me sa duket akoma spo e kapërcejmë dot. Kaskada e Drinit përfundon me Bushatin apo Skavicën, të cilat ombrella tranzicion i ka ruajtur fort ato, ndërsa Banja po shkretohet dhe nuk ka plan për ta përfunduar atë. Kriza thellohet edhe më, madje dje, dy gëzime në një ditë erdhën nga qeveria.

Lumi i Devollit sipas një studimi Austriak do të thithi 1 miliardë Euro investime më tunele prej 40 apo 50 km etj etj, por kriza sikurse diabeti, gëryen trupin e brishtë të ekonomisë shqiptare. Proçedura e tenderave dhe përfundimi i punimeve janë një përvojë e hidhur për ne.

Profesioni i parë që fituesit kanë kur vijnë në pushtet, janë tenderat.

Taksa Majko dhe tenderat pa projekte kanë zhgënjyer edhe më ithtarin, apo militantin se në këtë vend po punohet për të ardhmen e vonuar. Ndërsa Vjosa, lumi i cili buron nga nëntoka dhe s njeh kurë mangësi prurjesh, po studiohet dhe mund të fillojnë punimet, pas maratonës së tenderave.

Kjo është panorama që kemi në planet e politikës, e cila deri më tani vetëm politikë dhe zhvillim nuk po na jep pas 17 vjetësh demokraci.Sektori jetiok i saj sabotohet vetëm për arsye përfitimi.Janari si muaji ku tenderat ndërkombëtarë janë të hapur dhe mund të rezervohet energji për raste krizash, përsëri është anashkaluar nga Lupot.

Arsyeja, po vjen fushata dhe duhet riparuar defiçitet.Por, kush është zgjidhja dhe ndihma që qeveria i jep ekonomisë dhe biznesit. Ministri Ruli ka propozuar turnin e tretë, por ka haruar se ligjet e punës e ndalojnë atë, madje punëtorët duhet të paguhen me 50 përqind të pagës më shumë se sa paga e tyre. Pra përsëri humbje, ndërsa Kryeministri, në vazhdën e fjalëve ka komunikur se Devolli do ta ndrisi vendin kur të mbarojnë së ndërtuari Hec-et, por të shohim.Ministria e financave nuk lejon kalimin e afateve të pagesës së taksave nga bizneset, madje ato penalizohen kur nuk i paguajnë në kohën e duhur, megjithëse ato punojnë nën kosto pasi 50 përqind e kohës së punës është pa energji. Dhe yjet rrinë e vështrojnë, njerëzia ngushëllohet kafeneve me një gotë ujë po e gjetën
 

olololol

Primus registratum
Re: Turni i tretë-nostalgji e hidhur, por nga halli ?

Dimer,Vere,Vjeshte, a Pranvere nje gje ka stabel Shqiperia dhe na ka zili gjithe bota, Ne s'kemi Drita !!!
 
Top