Turku i gjelbër i Berlinit
Djali i dy emigrantëve turq, Cem Ozdemir, është lideri i Partisë Ekologjike, që kërkon të sfidojë Merkelin</p>
Preferon që intervistën ta bëjmë në anglisht, gjermanisht apo turqisht? Nuk bëhet fjalë për ndonjë shaka, sepse për një njeri si Cem Ozdemir, që flet në mënyrë të shkëlqyer këto tri gjuhë (përfshi edhe pak spanjisht), është diçka e zakonshme. “Në fund të fundit jam një përzierje kulturash që nga Lindja”, thotë Cem i ulur në zyrën e tij në Berlin. I lindur 44 vjet më parë në Bad Urach, në jug të Gjermanisë, prindërit e tij u transferuan nga Turqia në Baden-Wuertemberg në vitet 1960, një prej rajoneve të njohura për prodhimin e “Mercedesave” dhe “Porche”. Edhe pse iu desh të priste 18 vjet për të marrë nënshtetësinë, Cem që prej 15 nëntorit të vitit 2008 u bë i pari qytetar i huaj lideri i të gjelbërve në Gjermani. Me zgjedhjen e tij, politika vendase bëri një kthesë të rëndësishme, pasi të gjelbrit u bënë partia e parë që drejtohen nga një përfaqësues i minorancës etnike. Deputet i Parlamentit Europian, i matur dhe nxënës i figurës historike të të gjelbërve të Joshka Fisherit, Ozdemir thotë se origjina e tij nuk duhet të luajë rol në angazhimin politik, sepse ato që kanë rëndësi vërtet janë programet. “Dua të luftoj me ju për një shoqëri ku të gjithë të jenë protagonistë”, thotë Ozdemir. “Pak rëndësi ka se cila është origjina. Nuk është fare primare nëse paraardhësit e tyre kanë ardhur nga Kazakistani, Anadolli, apo kanë luftuar kundër romakëve. Të gjithë kanë të njëjtën rëndësi për ne”. Cem thotë i vendosur se nuk i mohon kurrë rrënjët e tij. “Jam krenar për to. Nuk e mohoj kurrë se nga jam dhe nga kam ardhur”, thotë politikani me sytë e zinj, flokët e dendur dhe buzëqeshjen më të ëmbël në Gjermani.</p>
Tiparet dhe barsetat e zeza tregojnë hapur për rrënjët turke të “Cempion”, emri i betejës që Ozdemir i vuri vetes pas zgjedhjeve federale të mbajtura më 27 shtator. “Luftuam si luanë kundër Merkelit. Për herë të parë në historinë tonë kaluam pragun e dhjetë përqindëshit”, thotë ai me gëzim. Rreth 3 për qind më shumë në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të 2005-s, që as mitiku Joshka Fisher nuk arriti ta bënte kurrë. Meritë e bukurisë së Cem, e kampionit gjermano-turko? “Le ti lëmë shakatë mënjanë. Ne fituam sepse ishte Merkeli ajo që humbi zgjedhjet”, thotë ai. Presidentit i pëlqen të thotë shumë fjalë dhe shprehje të rëndësishme, por mbi të gjitha të shkruajë libra: në moshën 30-vjeçare e kishte përfunduar autobiografinë e tij. Në Bundenstang ka hyrë që në vitin 1994. I krahasuar nga mbështetësit e tij me Barak Obamëm, Ozdemir ka qenë politikani i parë pjesëtar i një minorance që u bë deputet i Parlamentit gjerman në vitin 1994. Deri në vitin 2002, në katër vitet e para të qeverisjes së Shrëderit, ka qenë edhe përgjegjës i politikës së brendshme të të gjelbërve dhe një nga arkitektët e ligjit mbi shtetësinë e dyfishtë për të huajt. Pasi shkroi një tjetër shkrim të kripur të titulluar “Currywurst Doener”, në vitin 2003 i palodhshmi Cem mbante leksione në Universitetin e Madisonit në Wisconsin, ku u njoh dhe më pas u martua me gazetaren argjentinase Pia Kastro. Ai shpjegon se “Merkel arriti të merrte mandatin e dytë falë votave të liberalëve të udhëhequr nga Guido Westerwelle dhe të dy së bashku po e çojnë Gjermaninë në kohën e Kolit”. Pavarësisht se Kancelarja gjermane ka premtuar se do ti shkurtojë taksat për familjet, Cem tregohet mosbesues. Ai e sheh shumë larg ndihmën për të papunët dhe kujton se Anxhi dhe Guido do të lënë në funksionim 17 reaktorët bërthamorë për një kohë më të gjatë se sa ishte parashikuar. “Pas katastrofës së SPD-së në zgjedhje, kemi mbetur vetëm ne të gjelbrit që të pengojmë valën konservatore”, shpjegon Ozdemir. Ndërkaq, nuk janë të paktë analistët që shohin në Berlin shfaqjen e një çifti të ri, i cili mund të ketë një të ardhme të ndritur në politikë: është pikërisht dyshja e formuar nga Cem Ozdemir dhe Klaus Wowereit, i famshmi dhe shumë popullori kryetari i bashkisë me bindje socialdemokrate dhe përkatësi seksuale gej. Ndërkohë, Ozdemir nuk ngurron ta cilësojë Berlinin, ku jetojnë më shumë se 2 milionë e gjysmë turq, si “Stambolli mbi lumin Spree”. “Po, është e vërtetë se ekzistojnë ende paragjykimet në Gjermani që domosdoshmërisht duhen luftuar, ndaj duhet ti drejtojmë sytë nga kultura nëse duam të eliminojmë izolimin dhe gjërat e panevojshme”. Ai i njeh mirë paragjykimet kundër të huajve. Ditën që u emërua president i të gjelbërve, gazeta “Bild” e titulloi shkrimin: “Një mysliman në krye të të gjelbërve”. Sigurisht që Cem mbetet një nga të paktët turq që ka arritur të studiojë, të diplomohet në pedagogji dhe të bëjë karrierë. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë integruar në Gjemani, pasi vendi ka rregulla shumë të ashpra për nënshtetësinë. Megjithatë, në fund siguron se “vendi është shumë herë më përpara politikanëve që e qeverisin në Berlin”. Cem Ozdemir ka qenë pjesë e Partisë Ekologjike që në moshën 15 vjeç dhe sot është presidenti i parë i një partie gjermane me një sfond që lidhet me emigracionin, gjë që ka bërë që shtypi gjerman ta konsiderojë si “Obama i gjelbër”. Të gjithë mbështetësit e tij kanë krijuar edhe një grup në “Facebook” nën titullin “Yes we Cem”. Cem tregon se ai vetë personalisht përpiqet që ti reduktojë sa më shumë emetimet e CO2 në hapësirë. Madje, këtë gjë e ka vënë re edhe te një pjesë e mirë e gjermanëve. “Ashtu si puna ime, shumë prej tyre preferojnë të shkojnë në punë apo takime të rëndësishme me biçikletë në vend të makinave personale”, thotë politikani 44-vjeçar. Politikanit të ri i vjen keq që në këtë krizë të gjelbrit nuk merren në konsideratë: “Kjo nuk është diçka e re për ne. Kur vitin e shkuar Merkel foli për mbrojtjen e klimës dhe u fotografua para akujve dhe arinjve polarë, dukej sikur donte të shpërndante mesazhin se ambientin e mbrojnë të gjithë. Atëherë lind pyetja se për çfarë duhet një Parti Ekologjike? Biseda të ngjashme bëhen edhe në vende të tjera të Europës. Mendoj se është e drejtë që ne të mbetemi besnikë dhe ambiciozë për temat tona dhe ti krahasojmë ato me shqetësimet e njerëzve. Nuk ka asnjë arsye të ndihemi të pavlerë dhe do të vazhdojmë të mendojmë se jemi njëlloj si partitë e tjera që, sipas asaj që thuhet, me recetat e tyre na kanë nxjerrë nga kriza dhe papunësia në këtë kohë të vështirë. Na u desh të prisnim tetë vjet që amerikanët të na mbështesin për Kyoto-n. Vendet e BE-së kanë rënë dakord për financat për klimën. Nuk mendoj se BE-ja do të lërë sërish pas dore mbrojtjen klimatike. Për këtë duhet një Parti Ekologjike gjithmonë e më e fortë. Kur e pyet për ngjashmërinë që shtypi i bën me Obamën, Ozdemir përgjigjet se i pëlqen dhe se adhuron projektin e shoqërisë së hapur dhe shumëraciale të Presidentit amerikan.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25599. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25599