Turistet greke, proteste kunder qeverise se shtetit te tyre
Sic e dini edhe ne Shqiperi behet turizem dhe afersisht gati 300.000 greke me deshiren e tyre duan te shkojne per pushime ne Shqiperi ne plazhet shqiptare.
Mirepo sikur e dini burokracia e administrates greke nuk i lejon greket te vizitojne Shqiperine keshtu qe ata duhet te protestojne ne menyre te dhunshme per te pare qofte nje here te vetme Shqiperine ,fqinjin tyre.
Greqi, emigrantët protestë kundër vendimit që s’i lejon të kthehen në Shqipëri
Altin Metaj, Athinë
Për t’u thënë stop sorollatjeve dhe për të patur të drejtën të lëvizin si qytetarë të lirë, do të manifestojnë të enjten në mbrëmje emigrantët shqiptarë në Athinë. Demonstrimi, i cili do të fillojë në sheshin “Omonia” në qendër të Athinës, në orën 19: 30, sipas orës lokale greke, organizohet nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura si dhe shoqata e emigrantëve “Atdheu”. Gjithashtu janë të ftuara edhe të gjitha organizatat e emigrantëve të kombësive të tjera që jetojnë në Athinë. Kërkesa kryesore do të jetë anulimi i vendimit të marrë nga qeveria greke, për të ndaluar lëvizjen e emigrantëve për në vendet e tyre, vendim i cili do të lërë në Greqi këtë verë pjesën më të madhe të emigrantëve. “Ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe do të kërkojmë që qeveria me anë të një qarkoreje të anulojë vendimin e parë dhe të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve. Ka emigrantë të cilët kanë probleme dhe halle si dasma, fejesa, vdekje. Nuk kërkojmë gjë tjetër vetëm zbatimin e ligjit 2910”, -i tha dje në mesditë “Shekullit”, kryetari i Konfederatës së Sindikatës së Pavarur dega e Athinës, Lefter Marta. Po sipas Martës, gjatë kësaj kohe janë vënë re parregullsi dhe shkelje flagrante të ligjit, të bëra këto në mënyrë të qëllimshme nga nëpunësit e zyrave greke në mënyrë që të pengojnë marrjen e lejeve të qëndrimit nga emigrantët.
Shkeljet flagrante të ligjit
Ajo që po ndodh me legalizimin e emigrantëve në Greqi, nuk mund të gjesh fjalë që ta përshkruash. Emigrantët të cilët kanë bërë kërkesë gjashtë muaj më parë u janë dhënë leje qëndrimi të mbaruara, me preteksin se nuk kanë mundur t’i japin që nga koha që ajo është miratuar. Kështu në fund pas gjithë asaj lufte merr një leje qëndrimi, e cila ka vetëm një muaj kohë. Akoma nuk ke marrë frymë, dhe duhet të fillosh të bësh kërkesën, pasi sipas ligjit, duhet bërë kërkesë për ta ripërtërirë atë dy muaj më parë. “Për këtë do të demonstrojmë, që të bëhen gjërat ashtu siç duhen. Leja e qëndrimit të fillojë që nga dita që i ngjitet në pasaportë dhe jo të jetë miratuar dhe të ngelet sirtareve të zyrave greke”, -thotë z.Marta. Po sipas tij, lejet e qëndrimit jepen me ritme të ngadalta dhe se duhet t’u pranohen dokumentet edhe personave që janë në asistencë sociale.
Moskoordinimi i dhënieve të lejeve të punës me ato të qëndrimit është një problem tjetër, i cili gjatë kësaj periudhe la shumë emigrantë pa marrë këto të fundit. Kjo është një pikë tjetër e kërkesave të cilat do t’u paraqiten përfaqësuesve të qeverisë greke, dmth që lejet e punës të korrespondojnë me lejet e qëndrimit, pasi një personi që sapo i mbaron leja e punës duhet të bëjë kërkesën nga e para, ndërkohë që gjatë kohës që pret përgjigjen mund t’i mbarojë leja e qëndrimit.
Gjithashtu sipas kreut të Konfederatës, vendimi i qeverisë për blerjen e ensimave duhet të vihet në zbatim që tani dhe jo të pritet fundi i tetorit. “Qeveria duhet ta dijë se nuk janë emigrantët fajtorë që nuk kanë ensima, por në të shumtën e rasteve punëdhënësit grekë. Ligji 2910 parashikon masa ndërshkimore për të gjithë ata që mbajnë në punë emigrantë të pasiguruar. Ajo duhet të marrë masa ndaj kësaj kategorie”, -tha z. Lefter Marta për “Shekullin”.
Operacioni “Fshesa”
Ndërkohë operacioni famëkeq “Fshesa” vazhdon. Policia greke çdo ditë ushtron kontrolle ndaj emigrantëve, dhe kush nuk ka dokumente përfundon në dhomat e paraburgimit të rajoneve të policisë. Nuk mund të ketë rajon policie në Athinë që nuk ka emigrantë nga Shqipëria, të cilët presin që të plotësohet numri i duhur për t’u nisur me autobuzët e policisë drejt pikave kufitare me Shqipërinë. Në rajonin e policisë të lagjes “Pagrati” në Athinë dy shqiptarë kanë mbi pesë ditë që presin t’i njoftojnë ditën kur do të largohen për në Shqipëri. “Kur të mbushet autobuzi”, -i përgjigjen punonjësit e rajonit pyetjes së tyre se kur do të nisen për në Shqipëri.