Tuneli, firma: Shembja, për shkaqe gjeologjike. PS: Të flasë Olldashi
UPDATE- Ndërkohë që firma ka pranuar së fundi shembjen në tunelin e Thirrës, duke e argumentuar atë me fenomenet gjeologjike në strukturën e masivit shkëmbor, Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot një sqarim serioz nga ministri përkatës për ngjarjen. Përmes një komunikimi me mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj ka kërkuar një përgjigje për kohën që do të zgjasë kjo gjendje shqetësuese.

“I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë Kalimash”- tha ajo në emër të PS-së.

Më herët, kompaninë ndërtuese “Bechtel-Enka” ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët, duke shtuar se për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz e makineri. “Për shkaqe sigurie, ajo thotë se të gjitha hyrje daljet në tunel janë bllokuar dhe punëtorët e kompanisë po punojnë në heqjen e gurëve dhe dheut të rënë në tunnel”- citon gazeta Exxpres burimet zyrtare nga firma ndërtuese.
Sipas saj, është një lëvizje gjeologjike e malit në tunelin jugor që është në punim e sipër. Shembja ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të shkëmbit, pasi gërmimet janë bërë në të dyja anët e tunelit dhe në pikën e bashkimit të makinerive është shkaktuar dridhja”.

PS: Kalimashi, të njëjtat probleme si me tunelin e Bostonit

UPDATE: ‘Dje shqiptarët u njohen fillimisht nga gazeta Shekulli e me pas patën rastin të shihnin ne TV sesi një segment prej rreth 80 metrash linerarë i tunelit Thirrë – Kalimash është shembur duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe duke bllokuar krejtësisht punimet’.

Edhe PS ka reaguar sot lidhur me situaten e renduar ne Tunelin e Thirres. Ne nje deklarate te selise roze thuhet:
‘Janë hedhur më shumë se një miliard euro pas fillimit të punimeve në rrugën e kombit, dhe mund të thuhet se tuneli në fjalë, është shembur po aq herë sa është inauguruar për qëllime elektorale nga Sali Berisha.

Partia Socialiste denoncon faktin që ministri Olldashi dhe kompania që po kryen punimet jo vetëm që nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun për atë që ka ndodhur, por janë përpjekur me të gjitha mënyrat ta fshehin këtë ngjarje të rëndë. Dhe shqetësimi ynë bëhet më serioz nëse kujtojmë se po e njëjta kompani, që tash e katër vjet po bën një hap para e dy hapa prapa në ndërtimin e kësaj rruge, ka qenë e përfshirë në ndërtimin e tunelit të Bostonit, i cili ka pasur ekzaktësisht po të njëjtat probleme sigurie.

Shembja e radhës e tunelit ngre një sërë pyetjesh serioze për të cilat ne sot kërkojmë përgjigje. Çfarë po ndodh sot me tunelin e Kalimashit? Si e shpjegon ministria dhe kompania ndërtuese faktin që një tunel që ka kushtuar me qindra miliona euro shembet papritur katër muaj pas inaugurimit të radhës së kryeministrit? Sa do t’u kushtojë kjo shembje më e fundit qytetarëve shqiptarë, të cilët sot janë më të varfër se kurrë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë? Si shpjegohet mungesa e plotë e informacionit dhe tisi i misterit që ka mbuluar këtë çështje? Dhe më shqetësuesja, si janë kushtet e sigurisë në këtë tunel nëpër të cilin gjatë verës kanë kaluar me mijëra qytetarë shqiptarë?

Në një vend demokratik informimi i qytetarëve mbi ecurinë e një vepre të paguar me paratë e taksave të tyre është një detyrim ligjor, prandaj ne sot, në emër të qytetarëve shqiptarë, kërkojmë përgjigje – perfundon deklarata e partise me te madhe opozitare

KUKËS- Frikë dhe pasiguri në tunelin e Kalimashit. Askush nuk është në gjendje të thotë se si do të ndërhyhet për largimin e dherave të shumta që zunë tunelin nga shembja masive e malit. Është krijuar një shpellë e lartë 120 metra në kilometrin e dytë të pjesës veriore të tunelit. Punëtorët nuk mund të hyjë në tunel pasi dridhjet e tokës vazhdojnë dhe bashkë me to frika e shembjeve të tjera.

Shembja e madhe ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 dhe fatmirësish nuk mori jetë njerëzit. Punëtorët kanë qenë me fat, por edhe janë vetëmbrojtur. Të gjithë punëtorët janë larguar disa orë më parë, kur ndodhi një tronditje e fortë e ngjashme me tërmetin, por jo me rreze të gjerë veprimi. Më pas masivi i malit u shkreh në tunel. Lajmi u dha nga punëtorët. Edhe ata vetën në koefidencë. Firma ndërtuese Bechtel-Enka nuk ka bërë asnjë njoftim për këtë ngjarje aksidentale në veprën më të madhe publike që po ndërtohet në vend, ku po derdhen miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë.

Kur kanë kaluar disa orë nga shembja e madhe në tunel, theksojmë shembja e madhe, pasi shembje të vogla ka pasur gjatë gjithë kohës së punimeve, makina të mëdha janë vënë në hyrje-daljen e tij. Punëtorët që kanë qenë në galeri mbrëmjen e së enjtes, thonë se shembja është shumë e madhe. Ajo ka ndodhur në një gjatësi prej 100 metrash lineare dhe hinka e krijuar (hapësira e shembjes) është afro 120 metra e lartë.

Mendohet se një nga shkaqet e shembjeve është shpërthimi me dinamit që është përdorur për hapjen e tunelit. Sipas specialistëve nuk duhet të ishte ndjekur kjo formë në një mal me formacion të paqendrueshëm. Ndërsa jepet ideja se hapja mund të ishte bërë edhe me makina gërryese apo forma të tjera, pra duhet të ishin mënjanuar shpërthimet.

Gjithsesi, shembja tashmë ka ndodhur. Askush nuk jep një përgjigje të saktë se cila është rruga që do të ndiqet për pastrimin e dherave që kanë zënë tunelin dhe si do të veprohet për të rregulluar këtë defekt jashtëzakonisht të rëndë. Kjo për faktin se përfaqësuesit e firmës ndërtuese Bechtel-Enka nuk kanë pranuar sot të flasin për mediat. Ajo çka dihet me siguri është se për një kohë të shkurtër është e rrezikshme të ndërhyhet pasi mund të ketë shembje të tjera.

Tetor, Olldashi pranon dështimin

Qeveria Shqiptarë pranon zyrtarisht mospërfundimin e punimeve në tunelin e Kalimashit duke ndërprerë punimet për një kohë të pacaktuar deri në përmbylljen e tyre. Nderkohë, qarkullimi i automjeteve do të behet përmes rrugës së vjetër.

Ministri i Punëvë Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, doli dje në një konferencë për shtyp ku theksoi se mbyllja do të fillojë nga ora 19.00 e ditës së Diel me një afat ende të papërcaktuar.

Sipas Olldashit, ndalimi i qarkullimit në të dy tubat e tunelit të Kalimashit bëhet me qëllim lejimin e kompanisë ndërtuesë të instalojë pajisjet elektromekanike dhe rregullimin e një pjese të tij, cila është dëmtuar nga presioni i dherave. “Duke filluar nga ora 19.00 e ditës së diel, datë 11 Tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen – Kalimash, do të mbyllet.

Shtator, problemet që çuan në mbylljen e tunelit

Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet pa afat. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.

Burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re.

Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.

Tuneli u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë.

Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25906. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25906