Tuna shkon në Kubë për klip të nxehtë
Këngëtarja bionde nga Shkupi, Altuna Sejdiu -Tuna, këtë vit ka lançuar dy hite të reja gjatë verës ishte shumë aktive sa i përket karrierës së saj. Njëra ka të bëjë me këngën e saj me rreperin e Vig Popa, të cilët në fillim të verës lançuan “single”- in dhe klipin e këngës “E boj nxehtë”, ndërkaq më vonë ajo lëshoj edhe këngën “Dua”, që ishte një duet i saj me Medën dhe Getin e Tingullit 3NT.

Tuna e mbaroi sezonin e koncerteve të verës por nuk mbaroi me surprizat e saj. Foto të nxehta sa vetë kjo verë që po lëmë pas, ka arritur të shkrepë grupi i fotografëve që e ka ndjekur nga pas. Dhe ka menduar të bëjë pushime vërtet të paharruara. Pikërisht në Kubë, plazhet e saj të famshme, të ëndërruara nga amerikanët dhe kanadezët, pa dyshim dhe nga evropianët. Tuna tani po pushon dhe shijon rrezet e diellit në plazhet e njohura të Kubës, por bashkë me të dashurin e saj, kanë vendosur që njëkohësisht të vizitojnë edhe vendlindjen e Çe Guevarës. Por të tilla pushime, sigurisht kanë shpenzime, dhe jo pak. Ndaj Tuna ka vendosur që me “një gur të vrasë dy zogj”. Teksa shëllihet në diellin e magjishëm të plazheve havaneze, Tuna pushimet atje do t’i shfrytëzojë edhe për xhirimin e një klipi të nxehtë në vendet dhe plazhet më atraktive të Kubës. Çifti ka fiksuar pikërisht hotelin luksoz “Paradisus” – Princesha e detit, ku dhjetë dittë në vazhdim, janë veçse pushime dhe argëtim. Për t’u kthyer nga mesi i shtatorit dhe mbërritur në Shqipëri.

Blerand Rexhepi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22062. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22062