Tuna i kërkon “fer” Majlinda Kelmendit

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
4f1f5b2293a3bdcd70538da1b19dc2c4.jpg


Fitorja e Majlinda Kelmendit në xhudo në Kampionatin Botërorë e ka bërë krenar gjithë Kosovën. Ajo ka pranuar shumë urime, por ndër to ka marrë edhe një ofertë interesante. Këngëtarja Tuna përmes ‘Twitter’ i ka kërkuar ‘fer’ Kelmendit. E a do ta pranojë Majlinda kërkesën e Tunës, kjo mbetet të shihet
Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që po mbahet, në Chelyabinsk të Rusisë.

fe83548fef77dcf1f0f34e0d19327cce.jpg


Ky triumf i saj i ka bërë krenar gjithë shqiptarët, ndër ta edhe shumë fytyra tona publike. Ndër urimet që ajo ka marrë nga personalitet njohura, më i interesanti ishte i këngëtares Tuna. Ajo përveç që e uroi Majlindën, njëkohësisht i kërkoi edhe ‘fer’.

416e0442ef5c6a6d5f98b99efef7f55c.jpg


“Krenare me Majlindën. Urime për suksesin e madh. A m'del fer?” kishte shkruar Tuna në rrjetin social ‘Twitter’. Kelmendi ka marrë urime edhe nga personalitet politike. Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar Majlindën për fitoren e saj. “Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar” kishte shkruar Thaçi.


Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka shprehur urimet për fitoren e Kelmendit.


“S’ka fjalë që e përshkruan rrugëtimin e Majlinda Kelmendit në sport. Është modeli brilant i një sportisti që nuk e mposht asgjë. Majlinda është historia e jonë e re. Ajo do të jetë prijëse e Kosovës në rrugëtimin tonë për medaljen olimpike. Urime Majlindës, Dritonit dhe gjithë ekipit të Kosovës në xhudo”, ka thënë Memli. Të entuziazmuar këtë lajmë e kanë pritur edhe Vlora Çitaku, Kadri Veseli dhe këngëtari Alban Sejdiu.

1%20Tuna%2011.jpg
 
Top