Tumblr.com Platformë blogimi e jashtzakonshme

Albforumi

Primus registratum
Tumblr.com Platformë blogimi e jashtzakonshme

tumblr-300x185.png

Për ata që nuk kan njohuri, tumblr. është një platformë blogimi e ngjashme sikurse wordpress dhe blogger. Ajo cka e bën të veqantë këtë shërbim është shpejtësia dhe thjeshtësia gjatë regjistrimit (të kërkon vetëm adresen elektronike, fjalkalimin dhe emrin e blogut) si dhe eleganca e themeve që ka në direktori. Por më e mira është se të gjitha janë falas.

Unë për vete për tumblr dëgjova rastësisht nga një post i Hollow nëwebmaster.al. Sot vendosa ta provoj se cfarë shërbimi është dhe se cka ofron. Është pak të them se mbeta i befasuar dhe opcionet që kishte mirpo mbi të gjitha nga eleganca dhe thjeshtësia që ofronte (dy gjëra këto që unë i cmoj teper).

Përderisa deri më tani të gjitha faqet e mia ndërtoheshin kryesisht mbiwordpress megjithatë po mendoj se kësaj tradite po i vie fundi. Pse? Tash do të shkruaj për arsyet kryesore pse cdo kush po dashurohet në tumblr.

Theme të panumërta në direktorinë e tumblr. Shiko kopshtin e themeve.
Statistika të detalizuara nga Google Analytics.
Rifresko automatikisht statusin tënd në Twitter përmes tumblr.
Publiko të gjithë artikujt në Facebook automatikisht.
Nuk të pëlqejn themet në direktori? Krijoni themen tuaj!
Posto cka të duash! Artikuj, fotografi, video, citime, linqe etj
Mbaj gjërat për vete. Krijoni postime apo blogje private dhe ftoni shoqërinë që me lejen tuaj ti shohin ato.
Asgjë që ta shpif. Nuk ka reklama, bannera apo logo të vendosura me forcë.
Blogje të optimizuara për shfletime përmes celularit.
Custom Domain! Keni qjef për një blog profesional? Atëher tumblr është vendi i duhur.
I optimizuar dhe i shoqerueshëm për makinat e kërkimit.
Dërgon cdo post tëndin automatikisht në twitter.
Është FALAS. Mos paguaj për hapësir, për më shumë bandwith. Mos paguaj për theme të avancuar apo gjëra të tilla. Sepse tumblr i ofron falas.

Nqs dëshiron të kesh njohuri të plotë se cka ofron tumblr atëher klikoni këtu. Për mua është gjithcka më shumë se në rregull. Ende jam duke u ambientuar me rrethin e ri dhe duke provuar gjëra të ndryshme.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1174

Top