Tubi i hyn mes kraharorit, megjithate mbetet gjalle

Tubi i hyn mes kraharorit, megjithate mbetet gjalle

Shufra e gjate 8 metra kaloi tejpertej kraharorit te tij, por pa prekur organe jetesore, gjate nje aksidenti qe Repley pesoi ndersa po kthehej nga puna. Pas nje aksidenti me kamionin e tij, 39-vjecari Xhezon Repley ka qene vertet me fat, perderisa nje tub i ka care mes per mes kraharorin, por ai ka mbetur gjalle. Pikerisht, tubi i gjate 8 metra kaloi tejpertej kraharorit te tij, por pa prekur organe jetesore, gjate nje aksidenti qe Repley pesoi ndersa po kthehej nga puna.
Pavaresisht se burri nuk ishte aspak ne nje pozicion komod, ai ka pasur fuqine per te marre celularin dhe per ti telefonuar shefit, duke i thene se ka pesuar nje aksident. Mund te kete qene adrenalina, por une mora celularin dhe telefonova, ndoshta ne gjendje shoku. Vetem kur e kuptova se kisha nje tub ne kraharor, ateherere mendova qe nese ndokush nuk vinte te me ndihmonte, atehere mund te kisha vdekur. Ne menyre te cuditshme nuk eshte se ndieja shume dhembje, tregon ai. Disa miq i kane dhene kurajo gjate gjithe procesit te prerjes se tubit, deri ne momentin qe ai u transportua ne spital, ku kaloi 24 ore ne koma.
Megjithate, tashme, pas kurimit, ai mesohet se eshte kthyer te punoje, ndonese mjeket nuk munden tia vinin serish ne funksion shpatullen. Kjo ngjarje ndodhi rreth 15 muaj me pare, por vetem tani, Xhezon i beri publike fotot e aksidentit. Te ardhurat nga shitja e fotove do te shkojne per Great North Air Ambulance, sherbimi spitalor qe i shpetoi jeten. /theSun/</p>
i-TAUzdHtJA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26914
 
Top