Mendimi im eshte qe meqe shkenca e ka vertetuar si fakt, duhet te jete e vertete.

Kam pas lexuar nje liber te Betty Edwards "Drawing on the right side of the brain" qe ma ka dhuruar nje mik, aty permendej se per te pasur mundesine te vizatosh, duhet ta "fikesh" hemisferen verbale (te majte) qe hemisfera jo-verbale te prodhoje.
Ne momentin qe i jep detyre nxenesit te vizatoje nje karrike, hemisfera e majte merr komanden dhe urdheron doren te heqi kater viza (kembet), nje katror (ulesja) dy viza lart dhe mbeshtetesen. Kjo sepse hemisfera e majte e di se cfare eshte nje karrike, nuk ka nevoje TA SHIKOJE. Hemisfera e djathte kerkon te shikoje hapesira, shenja, detaje, gjera te cilat nuk i shpjegon dot me fjale hemisfera e majte. Forma qe mer nje gervishtje, hija qe jep nje gozhde e pangulur mire, etj. Kur vizaton karriken me syrin e vrojtuesit, atehere ke vene ne pune hemisferen e djathte.
Nje krahasim eshte vizatimi i dores se majte (vizatimi i pare ka shume nderhyrje nga hemisfera e majte qe "e di " se cfare eshte nje dore... nje pellembe me 5 gishta. Vizatimi tjeter fokusohet tek detajet si qimet, linjat qe kane damaret, dritehijet qe ndodhen mbi dore por te cilat vetem hemisfera e djathte i sheh.