Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vdekje

Universal

AnonymouS
Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.

Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore, transmeton Lajmi.net.

Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.

Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri, transmeton Lajmi.net.

Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:

– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.
– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.
– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.

Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt, transmeton ( Lajmi.net)
 

gurax

Pan ignoramus
Bullshit!

Te tera keto kane te bejne me ato cfare njihen si Eksperienca Prane Vdekjes (Near Death Experiences, NDE) dhe nuk kane asgje per te thene per konfirmimin e jetes pas vdekjes, e aq me pak me barcaleten e tronditjes se shkences!

Rrituni dhe behuni te sinqerte me veten!

Eshte bere si nje ritual qe here pas here te kete ndonje sensacion te ketij lloji, duket tamam sikur ka nje nxitje per te rizgjuar diskutime rreth nje argumenti qe ka kohe qe eshte sqaruar dhe shpjeguar, per te krijuar iluzionin se ka dicka te vertete ne propagandat fetare!
Si dhe per te bere para' duke shitur libra qe shfrytezojne kuriozitetin e injorances kolektive dhe llahtarin qe shkakton fjala 'vdekje' ne publik. Premtimi per te hedhur drite mbi enigmen ultimate eshte e garantuar qe shitet!

Ja nje rast tjeter psh:
http://worldnewsdailyreport.com/german-scientists-prove-there-is-life-after-death/
si dhe demaskimi i idjotllikut.
http://badsatiretoday.com/german-scientists-prove-life-after-death/

Near death experience jane te njohura. Pikerisht pjesa 'eksperience' eshte reagimi i sistemit nervor ne gjendjen e aktivitetit minimal jetik dhe kjo me pas e 'perkthyer' nga vetedija si nje kujtim. Nervi optik dhe lidhja e tij ne tru interpretohet nga ajo therrime koshience qe ka ngelur ne gjendjen e aktivitetit minimal si nje fushe e zeze dhe nje pike apo rreth i bardhe ne mes. It's always the same, everytime. Eshte nje pseudo-kujtim, nje sinjal i 'salduar' neper sinapse nga nje gjendje shume anormale e sistemit dhe qe kur 'rilexohet' me pas ne gjendje normale, ky informacion i ruajtur *i ngjan* nje kujtimi, por qe s'eshte.

Jane cdo gje efekt i neuroneve qe funksionojne ne menyre te crregullt, kudo.
Neuronet kane shume e shume lidhje me njeri tjetrin. Ne momente te nje gjendje vdekje klinike, informacioni nga nje neuron A ne nje tjeter B fillon e gjen rruge te tjera per te kaluar. Ne varesi te sa e gjate eshte vdekja klinike, apo deri ne cfare faze, sinjalistika elektro-kimike jo vetem qe cregullohet ne forme qe ka perseritje shumefishe te nje sinjali te vetem (analogjia me portat e nje network switch me nje network hub, switch replikon paketa vetem neper portat komunikuese, hub replikon ne cdo porte dhe cdo sistem ne krahun tjeter te kabllit merr *edhe* paketat qe nuk jane te destinuara per te, te cilat i ben menjehere discard/drop) por kjo gje mund te behet edhe me efet ortek. Nje teresi neuronesh qe e gjejne veten neper nje lak - ku neuronet jane te kapur dore per dore ne nje 'roza rozina' - dhe sinjali kalon ne forme rrethi tek te tere dhe perforcon e perforcon perhere e me teper gjurmen e lene ne sinapse (the surge/spike effect). Ose kalojne neper sinapse qe nuk jane aktivizuar per shume vite - me kujtime te harruara psh te vegjelise - duke i perfshire edhe ata ne valle. Kur dilet nga gjendja e vdekjes klinike, dilet edhe nga ky 'rreth i mbyllur' sinjalesh elektro-kimike... por nderkohe gjurma e lene tashme neper sinapse nga ky aktivitet eshte ndoshta kujtimi me i forte - i nje ngjarje te paqene - qe dikush mund te kete patur dhe do te kete ndonjehere ne jete. Nganjehere edhe ne kuriz te demtimit te sistemit nervor qendror, trurit.

Ja ku mund te lexoni nje sasi kolosale te endrrave dhe alucinimeve ne te cilat kalon truri gjate gjendjes se komatozes kur kalon neper nje NDE.

http://www.near-death.com/archives.html

Ja dhe nje e shkeputur nga nje personazh i njohur, Pamela Anderson. :p

Then I felt myself falling as if the surface of the sofa swallowed me. I fell for what seemed to be a long time through a black tunnel. Then abruptly I stopped falling and found myself where there was absolute nothingness, a black void.

I ran in one direction for what seemed like a long ways and then I went back in what I thought was the direction I came from. Again I did this in the opposite direction. One more time I did this and finally I came back to the original place I perceived as my starting point. It was vastly black with no light whatsoever. Never once did I see a light. I thought to myself, "Where are my hands ... where are my feet?"

While trying to look and feel for my physical self, I sensed a presence, an entity of no form to my right. I communicated a question to him, "What happened?" I was still looking for my hands.

By thought alone, this entity said, "You're dead."

There was a dry, flat feeling to this entity's reply as if it almost enjoyed in the telling of this information to me. I was shocked. As soon as the realization hit me, it was as if something immediately placed me into this clear white bright light.

I felt as if I was in a huge stadium or amphitheater. It was wonderful and here is where I have a truly hard time explaining how marvelous it is. I felt absorbed by love and compassion and that all was well. The sound of ringing like when you run a wet fingertip around a crystal glass emanated from in and out but more beautiful, more ethereal than any adjective I can think of. There I stayed for what seemed like only a moment when I felt someone pushing my shoulder. I awoke into reality.
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
Jemi mesuar te hedhim poshte me siguri te madhe cdo pikepamje ndryshe nga ajo qe njohim dhe qe jemi bindur se eshte ashtu sic e dime. Ka patur plot gjera qe na kane surprizuar kur ndryshe e dinim dhe ndryshe doli te ishte me vone. Bie fjala bota mendohej se ishte qendra e universit dhe qe nuk rrotullohej etj. Per ate kohe te dilje jashte kesaj ideje ishte nje idiotesi.
Gjithsesi nuk mendoj se qenka vertetuar se ka jete pas vdekjes.(ne formen e jetes qe kemi)
Eshte si te jesh ne gjume(pa endrra) e te mos zgjohesh kurre nga kendveshtrimi i te qenit i ndergjegjshem. Po ku i dihet...
 

Thamina

Papirus rex
Vdekja është, për fat të keq, një pasojë e pashmangshme e jetës, por tani shkencëtarët besojnë se mund të kenë gjetur dritën në fund të tunelit. Studimi më i madh i bërë ndonjëherë me përvojat pranë vdekjes dhe jashtë trupit ka zbuluar se, edhe pas “fikjes” totale të trurit, mund të vazhdojë të ekzistojë një lloj vetëdijeje.
Kjo është një temë kontradiktore, e cila, deri kohët e fundit, është trajtuar me skepticizëm të madh. Mirëpo shkencëtarët në Universitetin e Southampton-it kanë shpenzuar katër vite duke studiuar më tepër se 2000 pacientë që vuanin nga arreste kardiake në 15 spitale në Britani, SHBA dhe Austri. Ata kanë gjetur se, afërsisht 40% e njerëzve që u kanë mbijetuar arresteve, kanë përshkruar një lloj “vetëdijeje” gjatë kohës që kishin pësuar vdekje klinike, para se zemrat e tyre të rifillonin punën. Madje një burrë kujton se u largua nga trupi i tij krejtësisht dhe e pa trupin e tij nga qoshja e dhomës. Përveçse ishte i pavetëdijshëm dhe “të vdekur” për tre minuta, 57-vjeçari nga Southampton i mban mend veprimet e stafit të infermierëve, me detaje dhe përshkruan edhe zhurmën e makinerive.
“E dimë se truri nuk mund të funksionojnë pasi zemra ka pushuar rrahjet” – u shpreh Dr. Sam Parnia, një ish-kërkuese në këtë universitet, njëherësh edhe autore kryesore e studimit. “Mirëpo, në këtë rast, vetëdija e ndërgjegjëshme duket se ka zgjatur më tepër se tre minuta gjatë kohës kur zemra nuk po rrihte, edhe pse truri u fik për 20-30 sekonda, pas ndalimit të zemrës”.
Nga 2060 pacientët me arreste kardiake, 330 mbijetuan dhe 140 thanë se kishin përjetuar një lloj vetëdijeje gjatë tre minutave të vdekjes klinike. Edhe pse shumë prej tyre nuk mund të mbajnë mend detaje specifike, ata ndajnë tema të ngjashme. Një në pesë prej tyre thanë se kishin një ndjesi të pazakontë paqeje, ndërsa afërsisht një e treta thanë se, koha, ose ishte ngadalësuar, ose ishte shpejtuar.
Disave iu kujtohet se kanë parë një dritë të fortë, një shkëndijë të artë ose Diellin që shndrinte. Të tjerë kujtojnë ndjenja frike ose mbytjeje, ose zhytje në ujë. 13% thanë se ndiheshin si të shkëputur nga trupi i tyre dhe një pjesë tjetër u shprehën se shqisat e tyre ishin forcuar.
Dr. Parnia beson se akoma më shumë njerëz mund të kenë përvoja të tilla kur i afrohen vdekjes, por sedativët (ilaçet gjumëdhënës) që përdoren në procesin e anestezistë mund të ndalojnë të kujtuarit e tyre. “Vlerësimet kanë sugjeruar se miliona njerëz kanë pasur eksperienca të gjalla në raport me vdekjen, por të dhënat shkencore kanë qenë ambivalente deri tani. Shumë njerëz thonë se kanë pasur halucinacione ose ilizione, por duket se ato nuk përputheshin me ngjarjet reale. Këto përvoja kanë nevojë për studime të mëtejshme” – vijon ajo.
Dr. David Wilde, një psikolog kërkues në Universitetin e Nottingham Trent, po mbledh të dhëna për përvojat jashtëtrupore, në përpjekje për të zbuluar një model që i lidh të gjiha episodet. Ai shpreson se kërkimet e fundit do të inkurajojnë studime të reja në këtë temë kontradiktore.
 

joetisti_

Locus omnem
Ne nje mendim pak te cuditshem por disi imagjinatshmerisht qendrues mund te thuhej: kur nje njeri e ka ngrene pershembull nje pershkaqen, pjese te trupit te tij si te gjalla i ushqejne peshkaqenit gjakun, qelizat, trurin. Eshte bere peshkaqen?... Ne nje forme ky njeri mbase shume shume perhumbshem ka ende nje vetedije brenda kesaj jete?... Duhet te kete shume shume pak mundesi, por aq pak PO ama. Apo qofte edhe aspak, por ama pjeset e tij JETOJNE aty brenda. Mbase edhe nje qengj qe ne si njerez hame, brenda nesh e ka nje vetedije shume te dobet. Mbase me ane te trurit tone mendon: paskam vdekur si qengj por qenkam brenda ketij te poshtrit qe me hengri :p
 

joetisti_

Locus omnem
Hmmm,Joetist si kisha par as imagjinuar kurre ne kete kendveshtrim qe e ke pershkruar.:)
C'eshte e verteta eshte gjeja me direkte qe te lejon drejtpersedrejti te imagjinosh realshem mbi faktin e vazhdimit te jetes. Sepse trupi i njeriut kur varroset kalon ne fakt ne trup tjeter sic jane mikoorganizmat apo organizmat e vogla por, ne mendimin e atyre qe mbeten gjalle ai trup "zhduket" ne asgje apo behet balte. Kurse ne rastin kur ate trup e ha nje krijese e madhe materializohet me mire ideja e vazhdimit ne ne nje forme tjeter ndonese, jo ne vetedijen e meparshme. Kur ka nje goditje, apo nje operacion te rende ne tru, njeriu nuk eshte me ai qe ishte, jo me te shperbehet ne ate forme.

Po ti pse s'e mbajte edhe pak ate foto te profilit? Mos te erdhi rende se na kishe kthyer shpinen? S'besoj se asnjerit, por edhe mua personalisht as qe me mbetej hatri fare nga "shpina" jote :)
 
Top