Trofeu Marie Kraja shkon për sopranon shqiptare Evis Mula

Trofeu Marie Kraja shkon për sopranon shqiptare Evis Mula

Jo vetëm fituesja, por edhe sopranoja nga Kosova Besa Llugiqi, të cilesuara si zërat më premtues, janë ftuar zyrtarisht nga drejtori La Scala-s për një audicion në skenën e Teatrit italian. Soprano shqiptare Evis Mula, studente e vitit te katërt në Akademinë e Arteve, është fituesja e trofeut të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik Marie Kraja. Juria ndërkombëtare e drejtuar nga Joan Matabosch dhe e përbërë nga drejtues të njohur të Teatrove Operistike, ndër të cilët drejtori artistik i Teatrit La Scala të Milanos, Luca Targetti, ka qenë unanime me këtë vlerësim. Luca Targetti Drejtor i Teatrit La Scala eshte shprehur: Ishte një nivel shumë i lartë. Kam mbetur shumë i kënaqur. Kishte elementë shumë interesantë dhe jam mbi të gjitha i lumtur që fitoi ajo, sepse ajo ishte e përzgjedhura ime dhe dua që të vijë për një audicion në akademinë tonë. E uroj të bëje një karrierë sa me të bukur. </p>


Jo vetëm fituesja, Evis Mula, por edhe sopranoja nga Kosova Besa Llugiqi të cilesuara si zërat më premtues të këtij edicioni, janë ftuar zyrtarisht nga drejtori La Scala-s për një audicion në skenën e Teatrit italian, aq i lakmuar nga artistët e rinj.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar baritoni italian Francesco Landolfi, ndërsa të tretin sopranoja amerikane Michel Trovato. Në natën finale të Festivalit Marie Kraja interpretuan 10 finalistët, nga 20 konkurentë të ardhur nga të pesë kontinentet. Pas garës operistike një spektakël nën regjinë e Pali Kukes dhe skenografinë e Bashkim Zahaj ka argëtuar të pranishmit. Finalja e këtij jubileu pati edhe një homazh për yllin e skenës shqiptare Marie Kraja si dhe një rrugëtim retrospektive në edicionet e festivalit./klan/</p>
kbXD-e-Y2wk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26114
 
Top