Triumfi i partisë së Erdoganit
Partia e kryeministrit turk, Rexhep Tajjip Erdoganit, Partia qeverisëse islame e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) ka fituar 51.6 përqind të votave në zgjedhjet e sotshme parlamentare, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të përafërt të ¼ e votave, ka njoftuar televizioni privat turk CNN.
Dy partitë tjera kanë kaluar pragun për të hyrë në parlament prej 10 përqindëshit. Partia opozitare Republikane Popullore e qendrës së majtë ka fituar 15.2, ndërsa Partia radikale Lëvizja Nacionale 13.7 përqind të votave, ka transmetuar agjencia Rojters.
Funksionari i Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit, Salih Kapusuz shpreson që partia e tij do të zë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar qeverinë njëpartiake.
“Shihet që do të jemi të vetmit në qeveri dhe që stabiliteti në Turqi do të vazhdoj”, ka vazhduar Kapusuz.
Zyrtarë të komisionit zgjedhor kanë vlerësuar se dalja në zgjedhje ka qenë përafërsisht 80 përqind, në vendin prej 74 milion të njerëzve, ku votimi është i detyruar.
Në zgjedhjet e sotshme në Turqi të drejtë për votim kanë pasur 42.5 milion banorë të cilët kanë zgjedhur 550 deputetë. Për vende në parlamentin turk kanë luftuar anëtarët e Partisë AK, e cila ka orientim religjioz dhe nacionalistët të cilët dëshirojnë ta ndajnë islamin nga politika. Dalja e votuesve ka qenë masovike, ka transmetuar BBC. Shumica prej tyre, madje, i kanë ndërpre edhe pushimet dhe kanë ardhur në pikat votuese në mënyrë që të përmbushin të drejtën e tyre qytetare.
Analistët konsiderojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë më të re të Turqisë – test i rëndësishëm për sistemin sekular të vendit, në tentim që të mbahet baraspesha ndërmjet islamit dhe demokracisë.