Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Vis Elbasani

Forumium praecox
Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Pershendetje,

Si po ia coni? Familja Behaj jo mire...

Televizioni shqiptar Vizion Plus ka shfaqur disa here nje rubrike (hera e fundit para nje jave) ne emisionin e tij "SOS", e cila ben fjale per fatkeqesine qe ka kapur familjen e Novruz Behajt nga Fieri. Tre femijet e Novruzit, FATMIRI, FATBARDHA & DENISI po shkojne drejt verbimit te plote. Ata vuajne nga e njejta semundje, e cila iu ka verbuar te treve njerin sy. Por fatkeqesia e kesaj familjeje pa perkrahje eshte se femijeve iu rrezikohet edhe syri tjeter.

Verbimi i plote eshte fatmiresisht i evitueshem. Operacioni mund te kryhet ne nje klinike okulare ne Itali, sic kane njoftuar edhe mjeket vendas. Por familja Behaj ka veshtiresi financiare. Ata jetojne vetem me rrogen e Novruzit (20000 leke = 170 EUR ne muaj). Liljana, nena e tre femijeve nuk punon, sepse i duhet te kujdeset per femijet qe po shfaqin gjithnje e me shume veshtiresi ne jeten e perditshme brenda shtepise.

Emisioni "SOS" ka marre nje nisme origjinale dhe u ka bere apel te gjithe shoqerise shqiptare dhe organeve qeverisese. Eshte hapur tashme nje numer llogarie, ne favor te familjes Behaj, ne Banken Kombetare Tregtare te Shqiperise. Numri i llogarise eshte ky:

402033107

ne favor te:

"EMISIONI SOS"

tek:

BANKA KOMBETARE TREGTARE E SHQIPERISE - BKT
(NATIONAL COMMERCIAL BANK OF ALBANIA - NCB)


Fatmiri, Fatbardha dhe Denisi, te tre nga afersisht 7, 8 dhe 10 vjec kerkojne drite. Ju nuk i keni pare lotet e nenes se tyre, Liljanes, e cila shprehej para kamerave se femijet me kerkojne drite dhe une nuk mund t'ia plotesoj.

Kane filluar tashme kontributet e para ne favor te familjes Behaj. Jane kryesisht qytetare te ndryshem fierake, emrat e te cileve jane bere publike edhe ne emisionin "SOS". Edhe Bashkia e Fierit ka dhene nje kontribut modest(sipas mundesive) ne mbajtjen me kura dhe mjete brenda vendit).

Perfitoj nga rasti t'ju bej nje thirrje edhe ju, anetareve te Albforumit, qe nese jeni duke lexuar me syte tuaj keto rreshta fatkeqesie, mendoni edhe per njerin sy te tre femijeve nga Fieri qe presin drite nga kontributet e gjithsecilit. Ju faleminderit!

Ne vijim do t'ju njoh edhe me hollesi te metejshme. Nderkohe, kush deshiron, mund te kontaktoje edhe me kanalin televiziv [/b]"Vizion+"[/b]dhe me emisionin "SOS" te tij, nepermjet email-it te njoftuar nga ekrani:

sos@vizionplus.tv

Edhe 50 EURO jane shume per familjen Behaj nga Fieri; jane shume po qe se jemi shume qe perpiqemi. NJE DARKE ME SHOKET QE NA KUSHTON 50 EURO DO TA MBAJME MEND PER TRI DITE, POR SYTE E TRE FEMIJEVE DO T'I MBAJME MEND PERGJITHMONE NESE I SHPETOJME... PRITET NDIHMA JUAJ, JONA!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Sot (te shtunen, 21 shkurt), rreth ores 20.00, mund te ndiqni ne kanalin televiziv Vizion+ nje speciale ne lidhje me rastin Behaj dhe me ecurine e ndihmave ne favor te kesaj familjeje. Deri tani kane ndihmuar mjaft njerez, me sa kane mundesi, por nuk e dime nese eshte ende e mjaftueshme...

Nje informacion me i plote mund te merret edhe nepermjet zyrave te kanalit Vizion+ ne numrin

04258488

Cmojme cdo pjesedhenie tuajen, qofte kjo edhe meditative. Gëte shprehej se edhe meditimi eshte nje dituri, por pasive...

GJITHSESI, JU FTOJ TE DISKUTOJME MBI PERPJEKJET E SHQIPTARIT NE NDIHME TE NJERI-TJETRIT NE DITE TE VESHTIRA, SEPSE RASTE KA PASUR SHUME. GJITHASHTU, NESE NDONJERI NGA JU KA PASUR NDONJE RAST, ESHTE I LUTUR TA DESHMOJE.
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Visi Flmn per informacionin qe solle ketu ne menyre shume prestigjoze, dhe ne te njejten kohe thirrjen tende qe e nise shume bukur. Une e kam ndjekur pak para disa ditesh ne Vizion+ per kete fatkeqesi qe i ka ndodhur fam. Behaj, dhe vertet ishte shume e trishtueshme te shifje ato femije teksa dita ditesh sa vinin dhe perkeqsohenin ne shikimin, dhe ceshte me e keqja eshte te mos kesh mundesi se si te kurohesh. dhe ajo thirrje qe ato i bejne nenes se tyre "Nene dua drite" kjo eshte shume e rrenqethse. Thirja dhe Emisioni qe organizon Vizion+ eshte nje pune shume e mire dhe une i pergezoj, shpresoj qe te merret ne konsiderate te paktem nga ato persona dhe familje qe jane ne qendje te mire ekonomike, gjithashtu dhe thirrja jote ketu eshte per tu vlersuar shume pasi gjith kush qe e ndjen nje fare dhimbje per ato femije mund te kontribuoje sado pak me aq mundesi sa ka. Per veten time dhe me fam time e kam biseduar qe diten e pare qe pata mundesi ta shof ne TV, dhe neser qe eshte e djele mund te marrim kontakte me Vizion+ per te marre informacionet e metejshme per kontaktim dhe kontribuim per kete fam qe nodhet ne kete fatkeqesi. Edhe nje here dua te falenderoj per kete thirrje tenden ketu!

Kurse per STAFF e Forumit nuk e kuptoj perse kjo teme ndejti kaq pak ne krye. U bene 2 dite dhe sot ne fillim te faqes ndodhet nje tjeter, ketu ka patur tema dallavere dhe kane ndejtur me muaj ne intro te faqes, dhe jo kjo teme qe eshte shume e prekur
nuk e meriton te rri kaq pak online ne fillim!
Dhe dicka tjeter qe me ben cudi qe asnje nuk merrka pjese ne bisedim keshtu? /pf/images/graemlins/blush.gif :mad: Nqs kjo teme del pa u konsumuar ne bisedim perveten time ja kam vene vizen__________________ ketu. me falni per foljen e tille po sme pelqen qe ne te tille teme te krijohet mosperfillje, dhe mos te kete bisede.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Fillimisht postuar nga Moonchild:
[qb] Dhe dicka tjeter qe me ben cudi qe asnje nuk merrka pjese ne bisedim keshtu? /pf/images/graemlins/blush.gif :mad: Nqs kjo teme del pa u konsumuar ne bisedim perveten time ja kam vene vizen__________________ ketu. me falni per foljen e tille po sme pelqen qe ne te tille teme te krijohet mosperfillje, dhe mos te kete bisede. [/qb]
Shumica e njerezve jane te pafuqishem para ngjarjesh te tilla. Eshte shume e dhimbshme, por raste te tilla ka me dhjetra, fatkeqesi te ndryshme qe si ngjajne njera tjetres e qe i ndeshim jo thjesht ne ekranet televizive, por edhe ne jeten e perditshme.
Besoj se ajo thirrje per ndihme u drejtohet me teper biznesmeneve, firmave private ,politikave sociale te shtetit, shoqatave humanitare etj, etj.
Dikush duhet te vere dore , pasi komentet tona apo lutjet drejtuar Zotit skane asnje vlere praktike.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Rrenqethese te degjosh femijen qe i thote nenes: nene dua drite,dhe nena nuk ka mundesi t'ia plotesoj kete deshire femijes se saj.
Te njejten thirrje ashtu si edhe Visi po i bej dhe une antareve te AF-se:
N.q.s. keni mundesi ndihmojeni kete familje.


Pse kaq pak postime ketu:
Besoj se e keni pare temen " Albforumi a ka ze? " plot 10 faqe me 248 postime , duke i thurur lavde njeri-tjetrit deri ne momentin kur ne 2-3 postimet e " fundit " eshte dhene nje numer llogarie ne banken tregtare ne menyre qe kush kishte deshire dhe mundesi te jepte nji diçka ose e thene troç boll me llafe (te gjithe bilbila ore),kush ka deshire le te ndihmoje.Dhe qe nga ai moment postimet dhe diskutimet moren fund.Jam i sigurt se askush nuk ka dhene gje(perfshire dhe mua).E njejta gje dhe me kete temen e Visit,eshte dhene numri llogarise,pra kerkohet ndihme dhe jo llafe(te cilat i kemi pa kursim)per kete arsye dhe nuk prononcohet askush.

Mund te thote dikush po ti mistrec vepro per vete njehere boll me llafe.Ashtu eshte por shkruajta se mu krijua nji si zbrazeti ne shpirt kur pashe indiferencen e treguar tek kjo teme.
Per vete do jap 20 €.


Ps.Per ate se perse kjo teme ndejti kaq pak ne krye?- mendimi im:sepse duhej qe ta kishte hapur dikush nga stafi ja pse.
 

samanta

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Ironia ka arritur kulminacionin e saj.Mire qe per te ndihmuar nuk ndihmojne,por te pakten te shkruhet dicka kur ne te njejten kohe tema te tjera pa kurrfare vlere mbushen me postime :eek:
 

donna

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Me vjen shume keq /pf/images/graemlins/frown.gif , ishalla ben dikush ndonje gje per ta :cry:
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Fillimisht postuar nga samanta:
[qb] Ironia ka arritur kulminacionin e saj.Mire qe per te ndihmuar nuk ndihmojne,por te pakten te shkruhet dicka kur ne te njejten kohe tema te tjera pa kurrfare vlere mbushen me postime :eek: [/qb]
100% Dakort me ty!
Sic po merrte u dukte qe asnje nuk do u kujtonte gjithsesi faleminderit atyre qe shkruajten ketu dhe 1000 here atyre qe kane kontribuar me ato mundesi qe kane patur.

Staff
Faleminderit qe e mundesuat perseri ne faqen e pare kete teme, nuk jam per ate qe te rrije kohe te gjate pasi ka dhe tema te tjera qe duhet te jene ne qendr te vemendjes, por nuk jam dhe per ate qe te hiqet brenda dy ditesh sic u veprua.

[qb]Fillimisht postuar nga Leila:
Shumica e njerezve jane te pafuqishem para ngjarjesh te tilla. Eshte shume e dhimbshme, por raste te tilla ka me dhjetra, fatkeqesi te ndryshme qe si ngjajne njera tjetres e qe i ndeshim jo thjesht ne ekranet televizive, por edhe ne jeten e perditshme.
Besoj se ajo thirrje per ndihme u drejtohet me teper biznesmeneve, firmave private ,politikave sociale te shtetit, shoqatave humanitare etj, etj.
Dikush duhet te vere dore , pasi komentet tona apo lutjet drejtuar Zotit skane asnje vlere praktike. [/qb]
Edhe une e citova nje gje te tille
[qb]Fillimisht postuar nga Moonchild:
Thirja dhe Emisioni qe organizon Vizion+ eshte nje pune shume e mire dhe une i pergezoj, shpresoj qe te merret ne konsiderate te paktem nga ato persona dhe familje qe jane ne qendje te mire ekonomike[/qb]
Cdo gje ka vlere mendoj une perderisa ketu eshte nje forum qe ka shume lexues kjo sherben dhe per sensibilizim, dhe une mendova se duke u hequr aq shpejt nga faqa e pare e forumit do te ulte interesin per te vizituar temen. prandaj cdo gje edhe lutje edhe bisedim ka vlere ketu ne kete teme.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

E di si eshte puna?

E rendesishme eshte qe te shqetesohemi, por nuk ka nevoje qe ta mbushim temen me fjale, se nuk e kam postuar per te thyer rekord fjalesh (kete besoj se e kam bere ne nje teme te filozofia mbi krijimin).

Pastaj, fakti se dikush nuk ka psotuar asnje mesazh ne lidhje me temen, nuk do te thote se nuk ka derdhur asnje kontribut. Per me teper, nuk ka asnje lloj rendesie shuma e derdhur/ofruar.

Rendesi ka, sic mund ta keni pare ne Vizion+, qe shteti eshte sensibilizuar dhe Ministria e Shendetesise ka reaguar. Me ndiqni me tej... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Edhe klinika e syrit ne Tirane, "Uzllova", pjese e Institutit Okulisitik "Fjodorov" te Moskes, eshte sensibilizuar dhe ka kryer te gjitha vizitat per te tre femijet falas. Diagnoza per te tre femijet eshte KERATOCOMUS, nje semundje e trasheguar me karakter determinant.

Qe aty, Ministria e Shendetesise, me pjesedhenien e drejtperdrejte te ministrit Solis, ka cuar analizat ne Institutin "Fjodorov" dhe po priten pergjigjet. Gjendja e njerit prej djemve, Fatmirit, eshte me e rende. Ai ka humbur njerin sy, por me e keqja eshte se kafka ne anen e syrit ka pesuar shformim. Keshtu qe ka nevoje edhe per kozmetike (e theksoj, jo estetike) kafkore.

Ndersa Fatbardha akoma nuk ka te verbuar asnjerin nga syte, dhe fale ndihmes se gjithsecilit nuk do t'i kete kurre. Por eshte problem, sic u njoftuam nepermjet ekranit, sepse keratocomus-i i saj shoqerohet demtim te indit lidhor, i cili prek gjithe trupin, pra, edhe kycet e duarve, kembeve, gjunjve dhe sidomos zemres.

Ministri u shpreh se mund te kete nevoje qe Fatbardha te kryeje edhe nje transplantim indi. Ai u shpreh se nese klinika e suksesshme ruse shpreh mundesi apo pasiguri, atehere do te kontaktohet shpejt me nje klinike tjeter te njohur gjermane.

Kjo perben nje rast te rralle kur shteti ka vene dore ne nje familje me fatkeqesi te jashtezakonshme! Urojme te mos mbetet pergjysme...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Nderkohe, me beri pershtypje nje rast ndihmese. Kush e ka pare emisionin "Sos" te shtunen qe kaloi dhe te rishfaqur te henen, mund ta deshmoje edhe ketu.

Nje pensionist, i nderuari Zydi Kasimati, dhuroi te gjithe pensionin e tij mujor (15.000 leke = 110EUR) ne ndihme te familjes Behaj, duke u paraqitur prane zyrave te Vizion+. Zydiu nuk pranoi te fliste para kamerave, se i dukej e tepert. Por jashte kamerave kishte pranuar se keto ishin shume pak, ndonese ai do te mundohej te rrallonte duhanin dhe kafet deri ne muajin e ardhshem...

Gjithsesi, pika kulminante e emisionit ishte letra qe Zydiu i kishte derguar vogelusheve, leter te cilen e lexoi e embla Fatbardha, me zerin e saj te cilter.

Neser do t'ju njoftoj edhe per nje ndihmese te vecante, jo nga Fieri. Nderkohe qe ne Fier, edhe nje televizion lokal kishte nxjerre nje kuti ku qytetaret te derdhnin ndihmat e tyre. Nje tregtar i Fierit kishte dhuruar shumen prej 200.000 lekesh = 1600EUR.
 

giapar

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

ne qe jemi jashte tek ky num duhet te mbeshtetemi 402033107 apo ka ndonje fraksion me teper?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Po, po, te ky numer. Emri i Bankes eshte Banka Kombetare Tregtare e Shqiperise, sic i ke te dhenat me lart, ne favor te emisionit "SoS".

Ja edhe nje kronike nga nje e perditshme:

Nxënësit, ndihma për 3 fëmijët e verbër fierakë

ELBASAN – Sensibilizimi në media i rastit të tre fëmijëve të familjes Behaj nga Fieri që po humbasin shikimin nga mungesa e lekëve për kurim jashtë vendit ka sensibilizuar edhe bashkëmoshatarët e tyre në qytetin e Elbasanit dhe Librazhdit. Kështu, një ditë më parë, 100 nxënës të shkollës tetëvjeçare “Dakli” në Elbasan, para fillimit të mësimit dhuruan kontributet e tyre modeste financiare në një vlerë prej 32 mijë lekësh të reja. Njëkohësisht, në të njëjtën ditë, edhe 740 nxënës dhe 34 mësues të shkollës tetëvjeçare të qytetit të Librazhdit, “Vilson Blloshmi”, grumbulluan për bashkëmoshatarët Behaj një shumë prej 83 mijë lekësh të reja. “Ishte një iniciativë e klasës së 8-të B dhe mësueses së tyre kujdestare Anila Kola, - pohuan drejtues të shkollës, - që të kontribuonin në ndihmë të tre fëmijëve fierakë që po humbasin shikimin për mungesë të të hollave”. Alba Mana, një nxënëse e klasës së 8-të, që dhuroi vetë 2 mijë lekë të reja, shtoi se ajo dhe shoqet e saj ndjehen të prekura dhe shpresojnë që kontributi i tyre modest, së bashku me atë të bamirësve të tjerë, të bëjë që fëmijët e familjes Behaj të mos humbasin shikimin, por të kurohen dhe t’i rikthehen normalitetit në jetë.

Nga Kujtim Boriçi (korrespondent)

Marrë nga gazeta “Shekulli”, e hënë, 23 shkurt 2004, fq. 18
- - - - - - -

Kurse unë dua të bëj një koment të shkurtër, në lidhje me korrespondentin. Ai është nga qyteti im, Elbasani, dhe ka provuar edhe herë të tjera që është nxituar në hartime korrespondencash – rasti i fundit tre ditë më parë, kur raportoi sikur një i vetëvrarë nga Elbasani paskësh qenë i papunë duke lënë të kuptohej se kjo e kishte çuar drejt vetëvrasjes. Në fakt, familja e përgënjeshtroi këtë fakt në një gazetë tjetër të nesërmen. Edhe në këtë rast, gazeta “Shekulli” tregoi se korrektorët letrarë dhe gjuhësorë i ka për faqe të zezë (kronika kishte disa gabime drejtshkrimi, por i ndreqa unë këtu) dhe se reporterët apo korrespondentët zhvillojnë një punë të ngutshme, duke qenë se titulli i kronikës flet për fëmijë të verbër. Ne prandaj po postojmë e po ndihmojmë këtu, pikërisht sepse ata nuk janë të verbër, ende…
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

(Nderkohe, jashte temes, meqe Moonchild nuk paska dhene adrese te tille per t'i derguar nje mesazh, dua t'i them se edhe une jam tifoz i Iron Maiden, madje po habitem qe s'e kam vene re me pare nga emri "Moonchild". Me vjen mire qe te qenit tifoz i Irons perfshin edhe te qenit i arsyeshem, meqe paskam te njejtat ndjenja me Moonchild, dhe te qenit i prekshem nga rasti i femijeve.

Caught somewhere in time!

Po deshe me shkruj nai llaf!)
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Gjithsesi, edhe nese dikush qe ndodhet jashte Shqiperise dhe has veshtiresi ne te derdhurit shumen e tij modeste, mund te kontaktoje me telefon me Vizion+ ne Tirane ose me email nepermjet Sos@vizionplus.tv sic ju kam njoftuar me lart.
 

-=AJ=-

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Pershendetje.

Kjo ash tema qe me perchethi trupin.
Kjo asht tema e pare ne nje qellim mireberes.

SOS jam nji shkodran. Masi lexova shkurtimisht historine e tre femijve qe kerkoj driten e diellit kam vendosur te jap kontributim tim.
Ju lutem nqs keni mundesi te me dergni adresen e kesaj familje ne Fier. ju mund te me contaktoni personalish me email. antonjubani@dublin.ie
 

Arjola

Primus registratum
Re: Tri fëmijë kërkojnë dritën e syrit!

Me meshiren e zotit dhe te robit, ishalla sherohen keto engjell. Nuk e kam pare programin por per mua nuk eshte me nevoja sepse me keto informatat tuajat , eshte bere mese keqardhese.

Do ti lutem ZOTIT qe ti shpetoje
Do ti lutem njerezimit qe ti shpetoje
:cry:
 
Top