Treva Vuthjane

NikaAhmet

Primus registratum
Treva Vuthjane

"E pra,jam Ora e Shqipnise,
Gjeraqine emnin ma thone,
edhe rri atje
mbi Valbone!"

Gj.Fishta

Treva vuthjane ndodhet ne pjesen me te bukur te
Alpeve te Shqiperise, ne zemren e tyre, atje ku e ka folene
....Ora e Shqipnise...
Kjo treve perfshine nje territor pak a shume te madh me lugina
e vende te buta, me bjeshke livadhore e gerdhatore nga
Burimi i Valbones deri tek Burimet e Ali Pashe Gucise,
nga liqeni i Shtares deri tek Guri i Gjon Bales,
nga Guri i Sahatit deri te Shkalla e Vuthit.
Secili nga keto vende eshte nje mrekulli me vehte.
Treva vuthjane perbehet nga keto vendbanime te perhershme:
Valbona,çeremi,Katundi i eperm (sirm),Gjonbalajt,Qosajt,
Kukajt,Hakajt dhe Zabeli.
Nga keto fshatra,vetem "çeremi" dhe "Valbona" jane pjese e Shqiperise se sotme.Te tjerat jane nen Malin e Zi.
Kufizohet me treva te tjera shqipetare:
Malesia e Gjakoves,Dukagjini,Bjeshket e Kelmendit te Gurit,Gucine dhe Plaven.
Njihet me emrin Vuthaj ose Katundi Vuthaj ose Krahina Vuthaj.
Eshte pjese perberse e Kelmendit te hershem.
Banoret e kesaj treve quhen vuthjan.......


Ftoj ata qe kane ndonje njohuri te çdo lloji ne lidhje me kete treve, ta hedhin ne kete faqe.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

un si njof kto vende po kam bindjen se jan shum te bukra...

Valbona esht me nom, po e keqa ne Shqiperi esht se mungojn rruget per te shkuar ne kto vende prrallore

kot per kuriozitet... sa ore rrug duhet te shkosh ne Valbona ?
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

Varet se nga nisesh dhe me ç'fare udheton.
Psh.Nga B.Curri ne Valbone,po te udhetosh ne kembe,shkon per 5 ore.Dstanca B.Curr-Valbone eshte 27 km.
 

epremte

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

shkohet normalisht me makine andej? megjithese edhe ne bajram curri aventure me vehte eshte te shkosh.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

5 ore per 27 km...? ja me hoqe frymzimin tashi

do te me pelqente shum, shum te shkoja ne ato vende... e them me sinqeritet

po njerezit Vuthjani... si jan mirprites apo ec mo...
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

Gjithe veshtersia eshte te shkosh deri ne B Curr,
Se nga aty deri ne Valbone, eshte nje rruge shume turistike.
Sheh kanjonin unik te Shoshanit mbi lumin Valbone,
luginen e Dragobise dhe shpellen e bace Bajramit etj etj.
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

Te dhashe nje shembull, por mos u shfrymezo kaq lehte Noto.
Ja nje shembull tjeter, inkurajus ky.
Po te shkosh me veturen tende, per gjysme ore je atje,
kurse me fugonat e linjes te duhet nje ore.
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

ça eshte rreqebulli, megjithese ka p, pasi atu ka dhe qumesht dallandyshje.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

lol komplimenti per nick-name

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te dhashe nje shembull, por mos u shfrymezo kaq lehte Noto.
Ja nje shembull tjeter, inkurajus ky.
Po te shkosh me veturen tende, per gjysme ore je atje,
kurse me fugonat e linjes te duhet nje ore.

[/ QUOTE ]

madheshtore...

un n'fakt kam vite qe mendoj t'shkoj ne ato vende prrallore por per arsye kohe s'jam bo mar me t'thon te drejten

me pelqen natyra, te ri me ato njerez dqe aty jetojn, te diskutoj e te haj ç'hajn ato...

me shpres te zotit ka mundsi qe kte ver te shkoj t'pakten 1 jav atje, te heq kuriozitetin me shum
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

pishmon... m'pelqen natyra dhe kafshet me shum se njerzit

ti do thuash qe sje normal... ka mund'si

Shqiperia sidomos ajo pjes e Shqiperis esht shum e bukur, natyra kuptohet
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

U fejua nje shoku im para pak kohesh dhe e fejuara e ka
emrin Valbona.I pyeta ne kishin qene ne Valbone, dhe me
tha qe nuk e dinin ku i binte.
I thashe se duhej ta vizitonin patjeter, se keshtu do te
sihnin vendin nga ka ardhur ky emer i bukur
Per momentin me kaloi ne koke ideja;Sikur te gjitha femrat shqipetare qe quhen Valbona te vizitonin te pakten nje here ate vend!Po sikur te linin nje takim aty!
Ndoshta nje dite.........

Vrapuesi dhe Noto, ju uroj ta beni ate qe shprehni!
 

abs

nuk e di...
Re: Treva Vuthjane

Hartini me te drejt e adhuron ate vend.
Kam qene njehere.
Ka qene ne fillim te pranveres.
Nje mrekulli e gjalle.
Mali ishte me bore, dhe lendina afer tij ishte jo vec e gjelber por dhe stolisur me lulka te vockla,dielli shkelqente, ne ishim vec me nje triko vesh, e luanim me topa bore!
Valbona eshte magjike dhe klim te kthjellet e te shendetshme.

Plus s'harroj nje kulle ku kemi hanger buk! duhet te kujtoj patjeter emrin, Metalia e kan pas mbiemrin, i njeh gje ti? Mbiemer cool!

Do vij dhe une ne Valbona /pf/images/graemlins/smile.gif


Pershendetje.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per momentin me kaloi ne koke ideja;Sikur te gjitha femrat shqipetare qe quhen Valbona te vizitonin te pakten nje here ate vend!Po sikur te linin nje takim aty!
Ndoshta nje dite.........

[/ QUOTE ]

...mrekulli si ide. Do me pelqente te isha aty edhe pse nuk quhem Valbona.

keni ndonje foto per ne te "mjeret" /pf/images/graemlins/smile.gif
 

NikaAhmet

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

Abs, ajo kulla, ku paske hanger buke, duhet te kete qene
ne Dragobi se aty jane Metaliajt.Njoh plot me kete mbiemer.
Ti duhet te kesh qene ne nje kulle buze rrruges se makines
ma merr mendja. Eshte kulla e heroit te popullit
Ram Sadri METALIAJ.Te thote gje si emer?
 

abs

nuk e di...
Re: Treva Vuthjane

Hartini ashtu eshte. Kulla ka qene ne Dragobi, fakt eshte, ai quhet Ram Sadri Metalija! Njeh ndonje nga Metalijat? Ma thote mendja se ato jetojne akoma ne kullat e tyre /pf/images/graemlins/smile.gif

Me zgjove nje kujtim shume te bukur.
Ekspedita ne Bajram Curri eshte nje 'film' special ne trurin tim dhe i paharruar!

Ne ate kohe s'kisha provuar te pi raki akoma.
Mbasi na ftuan ne ate kulle, hangra ekstra buk shume para se te shkonim, qe te pija dhe te toke'sha dhe une goten ne rresht me burrat!
As qe e kam ndier goten e rakise(me ate ushqim dhe UJE qe kane bjeshket atje, eshte e pamundur),fjalet e rakise ne sofer i kisha mesuar me pare, dhe tani kam nje gezim ne zemer per ket fakt /pf/images/graemlins/smile.gif

Baca i kulles me ke dhuruar nje ndienj respekti shume te vecante e te paharruar. Ai mendoj s'jeton fizikisht, ne kete moment eshte i gjalle e shume fisnik para meje!


Nje perjetim tjeter ne ato bjeshke ishte, na ftoi nje tjeter familie, kemi ecur malit pergjate me kambe, ne shtegun e kamsoreve ishte shtrire gjere e gjate nje gjarper, na pa, u ndal, dhe iku...

Nje dite tjeter kam hyp ne nje kale, nga njera ane ishte humnere nga ana tjeter ishte Mali. E un si fmi i mrapsht, i dhash drejtim nga humnera /pf/images/graemlins/laugh.gif padashje natyrisht...vec kur degjoj klithmat e njerzve...

Eh c'bukuri,madheshti dhe magji kane bjeshket tona, ndiehem e privilegjuar qe kam pas fatin ti prek, t'ju a ndiej flladin, aromen e luleve...qofte dhe per pak kohe!


Hartini sic e shikon...flmd /pf/images/graemlins/smile.gif
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Treva Vuthjane

Me vjen mire padyshim qe edhe dikush nga ju e njihka kete treve malore,shkembore dhe me nje bukuri plotesisht te eger dhe te pasur natyrore!Heren e fundit e vizitova ne dhjetor te 2005-tes,pikerisht me 8 dhjetor ika,dy dite para se te bije bora qe zuri dhe rrugen per Fierze e tutje...
Naten e fundit duke u kethyer e kalova ne Shoshan ke Profesori Gezim Pali ku s`fjetem tere naten une me shoqeruesit ,farefisin tim ...Fjale odash te burrave,mikpritje,trimeri,pa televizor dhe industrializim,kenge malesorçe, raki,kercim te shtena...kishte tere kohen...Per fat dhe korenti na mbajti mire...
Bukuria e Natyres vertete eshte nje thesar me vehte per secilin qe di te vleresoje Natyren...Por bukuria njerezore,mjerisht eshte venitur dhe po shuhet dita dites si t`mos kishte qene asnjehere...Me migrimin me keq qendrojne viset e pushtuara nga mali i zi edhe pse...ana jone s`po u rri fort prapa...
Te shohesh tere at pasuri natyrore te kesaj treve dhe te mos shohesh me aty askend te gjalle duke levizur,kafshe duke kullotur apo ze bujku e bariu...mos pyetni...eshte tmerr.Kjo Natyre ne tere boten kerkohet per turizem,sherim,blegtori,uje,dru...perteritje e jetes ne menyren natyrore (Natur pur)gjersa ke ne kjo veq...shkoi!
Ndoshta edhe 4-5 vite do gjendet ndonje plak apo plake qe thut "Bujrum" ne ato Oda guri ne te cilat eshte shkruar me pare e kaluara dhe e arthmja jone!
Popullsia e kesaj ane,ne te dy anet e kufirit,veq eshte ne ikje te perditshme...ne nje ikje pa kethim!Ne veren e sivjeme...isha si zakonisht ne Tropoje gjer ne Llugaj por jo edhe me tutje,sepse s`premtonte koha e pushimeve verore...
Pershendes te gjithe ata qe i vizitojne keto vise ku strehohet ende nje pjese e konsiderueshme e Historise se themeleve te shtetit shqiptar! /pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top