tregu po, tregu jo ...
Banorët e komunës kufitare të Steblevës, në varfëri të skajshme, lajmërojnë protesta
“Futja e patates maqedonase po na kalb prodhimin tonë”
K.Boriçi
Librazhd - Banorët e komunës së largët të Steblevës, e njohur për prodhimin e patates, ndihen tërësisht të lënë pas dore. Ndërkohë që prodhimi i tyre, i vetmi me të cilin mbahen gjallë, kalbet pa arritur të gjejë treg shitjeje. Përballë një situate të tillë, banorët kanë kërcënuar me protesta për bllokimin e rrugës Librazhd-Bulqizë, e mandej edhe me grevë urie, nëse askush nuk vë dorë për përmirësimin e situatës. Komuna e Steblevës, me rreth 2 mijë banorë, është më e largëta e rrethit të Librazhdit dhe e Qarkut të Elbasanit, shtrirë përgjatë kufirit me Maqedoninë. Sipas kryetarit të komunës, Pëllumb Gjini, niveli i varfërisë, si pasojë e qeverisjes së keqe në vitet e fundit është në ekstrem, deri në pamundësi për mbijetesë. “Problemi aktual më alarmant tani, është bllokimi i tregut për pataten, që është kultura e parë për mbijetesë e banorëve, pasi pyjet tona, dikur nga më të pasurit në vend, u shfrytëzuan nga shtetarët që ikin e vijnë për interesat e tyere”- thotë ai. Sipas tij, çdo familje në këtë komunë prodhon 30 deri 70 kuintalë patate. Me të ardhurat që presin të nxjerrin nga shitja e tyre, banorët blejnë miellin, ushqimet e gjithçka tjetër jetike. “Sivjet nuk janë shitur as 20% e prodhimit, pasi tregun e mbyti patatja maqedonase dhe e vendeve fqinjë, prodhimeve të të cilëve u është hapur "porta" në dogana, apo futen kontrabandë në dëm të prodhimit vendas”- thotë Gjini, duke përcjellë kështu hallin që u ka rënë vendasve. Sipas tij, një kilogram patate maqedonase shitet dhe 20 lekë kg, aq sa është kosto reale e prodhimit, përfshirë në të dhe transportin 30-40 km deri në pikën më të afërt të tregtimit. Ndërkaq, banorëve u ka mbetur prodhimi nëpër kavaleta (grumbuj të mbuluar me kashtë e dhé), ku shumica kalben. Por paralajmërimi për protesta nuk është hapi i parë që është bërë nga banorët dhe komuna. Sipas kryekomunarit, shumë telegrame u janë dërguar qeverisë, drejtuesve të qarkut e Prefekturës, por asgjë nuk është bërë. Problemet e banorëve të Steblevës nuk mbarojnë këtu. Për më shumë se 14 vjet, ata nuk kanë kontakt me asnjë televizion shqip. Mungon infrastruktura, shërbimi shëndetësor, energjia elektrike në shumicën e kohës mungon duke i lënë banorët në terr të plotë. Ashtu larg qytetit e larg vëmendjes, ata ndihen tërësisht të harruar e në varfëri të skajshme. “Kërkojmë mbijetesën e jo komoditet”- thotë kryetari i komunës, duke theksuar se rruga e vetme që u ka mbetur është ajo e protestave.
27/12/2004
KATEGORIA: Sociale
Source: Shekulli.com.al