tregu po, tregu jo ...

komino

Valoris scriptorum
tregu po, tregu jo ...

Banorët e komunës kufitare të Steblevës, në varfëri të skajshme, lajmërojnë protesta

“Futja e patates maqedonase po na kalb prodhimin tonë”


K.Boriçi

Librazhd - Banorët e komunës së largët të Steblevës, e njohur për prodhimin e patates, ndihen tërësisht të lënë pas dore. Ndërkohë që prodhimi i tyre, i vetmi me të cilin mbahen gjallë, kalbet pa arritur të gjejë treg shitjeje. Përballë një situate të tillë, banorët kanë kërcënuar me protesta për bllokimin e rrugës Librazhd-Bulqizë, e mandej edhe me grevë urie, nëse askush nuk vë dorë për përmirësimin e situatës. Komuna e Steblevës, me rreth 2 mijë banorë, është më e largëta e rrethit të Librazhdit dhe e Qarkut të Elbasanit, shtrirë përgjatë kufirit me Maqedoninë. Sipas kryetarit të komunës, Pëllumb Gjini, niveli i varfërisë, si pasojë e qeverisjes së keqe në vitet e fundit është në ekstrem, deri në pamundësi për mbijetesë. “Problemi aktual më alarmant tani, është bllokimi i tregut për pataten, që është kultura e parë për mbijetesë e banorëve, pasi pyjet tona, dikur nga më të pasurit në vend, u shfrytëzuan nga shtetarët që ikin e vijnë për interesat e tyere”- thotë ai. Sipas tij, çdo familje në këtë komunë prodhon 30 deri 70 kuintalë patate. Me të ardhurat që presin të nxjerrin nga shitja e tyre, banorët blejnë miellin, ushqimet e gjithçka tjetër jetike. “Sivjet nuk janë shitur as 20% e prodhimit, pasi tregun e mbyti patatja maqedonase dhe e vendeve fqinjë, prodhimeve të të cilëve u është hapur "porta" në dogana, apo futen kontrabandë në dëm të prodhimit vendas”- thotë Gjini, duke përcjellë kështu hallin që u ka rënë vendasve. Sipas tij, një kilogram patate maqedonase shitet dhe 20 lekë kg, aq sa është kosto reale e prodhimit, përfshirë në të dhe transportin 30-40 km deri në pikën më të afërt të tregtimit. Ndërkaq, banorëve u ka mbetur prodhimi nëpër kavaleta (grumbuj të mbuluar me kashtë e dhé), ku shumica kalben. Por paralajmërimi për protesta nuk është hapi i parë që është bërë nga banorët dhe komuna. Sipas kryekomunarit, shumë telegrame u janë dërguar qeverisë, drejtuesve të qarkut e Prefekturës, por asgjë nuk është bërë. Problemet e banorëve të Steblevës nuk mbarojnë këtu. Për më shumë se 14 vjet, ata nuk kanë kontakt me asnjë televizion shqip. Mungon infrastruktura, shërbimi shëndetësor, energjia elektrike në shumicën e kohës mungon duke i lënë banorët në terr të plotë. Ashtu larg qytetit e larg vëmendjes, ata ndihen tërësisht të harruar e në varfëri të skajshme. “Kërkojmë mbijetesën e jo komoditet”- thotë kryetari i komunës, duke theksuar se rruga e vetme që u ka mbetur është ajo e protestave.


27/12/2004
KATEGORIA: Sociale
Source: Shekulli.com.al
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: tregu po, tregu jo ...

Eshte per te te ardhur keq ne fakt kjo qe po ndodh me ekonomine Shqiptare. Monopolizimi i cdo gjeje nga disa grupe te pakta pseudo -investitoresh po demton cdo aspekt te ekonomise ne pergjithesi. Ne jo vetem nuk ka pse te importojme perimet dhe frutat por ne fakt duhet ti eksportojme ato. Situata te tilla detyrojne njerezit te largohen nga vendi dhe te emigrojne duke punuar ate qe mund te benin fare mire dhe me kenaqesi ne vend te vet.

Megjithate duket se kane filluar eksportin e vajit te ullirit ne Evrope. Nga cfare lexohet duket si nisme mjaft e mire por qe padyshim pa perkrahjen e duhur te metejshme mund te perfundojne pa filluar mire si shume nisma te tjera. Lexoni me poshte :

Shqipëria eksporton vaji ulliri në BE

Vaji i ullirit me etiketimin “Organik” apo “Bio” është shitur me një çmim prej 30 frangash për litër në Zvicër

Fabiola Çela

TIRANË-Pas shumë përpjekjesh u arrit të eksportohet vaj ulliri drejt vendeve perëndimore, sipas standardeve të BE-së. Vaji i ullirit me këto parametra është prodhuar pas një faze eksperimentale, që nisi para pak kohësh dhe për rrjedhojë edhe sasia që eksportohet është e kufizuar. Gjithçka nisi me një projekt 4-vjeçar që u zbatua nga Instituti i Pemëtarisë dhe Ullirit në Vlorë, Universiteti Bujqësor i Kamzës, Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës dhe tre institute të specializuara në Virginia, Pensilvani e Kaliforni të SHBA-ve. Për zbatimin e projektit u përzgjodh një nga bazat eksperimentale në Shamogjin, bazë eksperimentale pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ku u realizua mbrojtja e integruar e bimës së ullirit, duke përcaktuar edhe parametrat më të mira në periudhën e vjeljes, mes të cilave niveli i aciditetit në prodhimin e vajit. Në përfundim të projektit u arrit prodhimi i vajit cilësor “Ekstra” dhe “Vergina”, me parametra të BE-së, duke bashkëpunuar me dy fabrika vaji në Vlorë dhe Tiranë. Rreth 2 ton vaj u eksportuan fillimisht në Zvicër. Sipas burimeve nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, kjo cilësi e vajit të ullirit shërbeu për lidhjen e kontratave të tjera. Aktualisht, po bëhen përgatitje për eksportin e 7-8 ton vaj ulliri për në Zvicër dhe Gjermani. Kështu, në shkallë vendi realizohet 65 për qind e prodhimit të viteve ‘90 ose vilen gjithsej 27-28 mijë ton ullinj kokërr, nga të cilat merren rreth 7,5 - 8 mijë ton vaj, ndërsa sot japin prodhim rreth katër milionë rrënjë ullinj. Por fermerët e këtij sektori duhet të mbështeten edhe nga industria e përpunimit dhe prodhimit të vajit, kjo, pasi ka një kontradiktë mes teknologjisë shumë të përparuar të industrisë së prodhimit të vajit dhe nivelit të prapambetur të shërbimeve të ullirit. Ndërkohë, për herë të parë eksporti i vajit të ullirit u krye nga firma “Shkalla” në drejtim të Zvicrës. Sasia e vajit të ullirit që u eksportua ishte 2,5 ton. Vaji i ullirit me etiketimin “Organik” apo “Bio” është shitur me një çmim prej 30 frangash për litër. “Çmim ky paksa i lartë, por që plotëson kërkesat më të larta të tregut zviceran”, - shprehet për gazetën “Biznesi” Lavdosh Ferruni, kryetar i shoqatës së bujqësisë organike (SHBO). Ferruni vazhdon më tej, duke thënë se “në qoftë se duam që ky eksport të shënojë një potencial të madh për ekonominë shqiptare, më parë duhet ta mbështesim atë. Dhe ka ardhur koha që vetë shteti, me mbështetjen e tij, t’i ndihmojë fshatarët për t’u kujdesur për këta filiza, për t’i ushqyer që të rriten e të mos i lërë që të thahen”, - përfundon ai.
Prodhim minimal
Ulliri zë një sipërfaqe rreth 40 mijë hektarë në shkallë vendi dhe nga këto prodhohen rreth 5 mijë e 500 ton vaj ulliri, duke mos plotësuar kërkesat në rritje. Vitet e fundit në vend llogariten rreth 5,1 milionë rrënjë ulliri, nga të cilat afro 4 milionë janë në prodhim, por shërbimet e pakta kanë ndikuar që rendimentet të jenë të ulëta. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, aktualisht llogariten rreth 73 mijë familje që e kanë në pronësi këtë pasuri, por ka qenë e pamjaftueshme mbështetja me kredi për të rritur shërbimet dhe luftimin ndaj dëmtuesve të ullirit. Nga të dhënat rezulton se gjatë dy viteve të fundit janë dëmtuar mbi 400 mijë rrënjë ullinj dhe kujdesi i pakët po rrezikon mijëra drurë të tjerë. Akualisht, nga prodhimi i vendit sigurohen vetëm 8% të vajit për konsum, ndërsa pjesa tjetër importohet, duke e rritur edhe koston e tij.


Shekulli.com.al
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: tregu po, tregu jo ...

Izi te gjitha shtetet kane kaluar neper kete proces deri momentin qe zhvillimi arriti nje pike te caktuar. Problemi me Shqiperine eshte qe po e jeton nje tranzicion/zhvillim te tille akoma, ne 2005 pothuaj, qe i ben te gjitha hapat e zhvillimit te ekonomise se saj te analizohen me sy me kritik, duke harruar qe ata qe e kane ekonomine/parane ne dore, jane nje grup njerezish relativisht te pa formuar per "zanatin" qe kane marre persiper te ushtrojne.
Gradualisht do u hapen syte e pasi t'i llogarisin mire shpenzimet, do preferojne te paguajne me lire krahun e punes, t'i shesin fruta-perimet/vajin/sheqerin etc me lire se malli qe importohet. Duke i konkuruar importuesit besoj do nxisin me teper prodhimin ne vend.
Per momentin, te gjithe zgjedhin rrugen me te shkurter, sepse mungesa e eksperiences i ben gjerat me te thjeshta duke kapur veshin e majte me doren e djathte :shrug: dhe sepse duan te pasurohen shume me shpejt, duke shpenzuar sa me pak.
 
Top