Tregtia Equo&Solidale

edda

Primus registratum
Tregtia Equo&Solidale

Tregtia Equo&Solidale ose me mire ne shqip do te ishte Tregtia e Arsyeshme&Solidare.

Ka disa kohe qe une nje pjese te mire te pazarit shkoj e bej tek keto dyqanet Equo&Solidale. Po ju shpjegoj pse-te e kesaj zgjedhje:
1) çmimi eshte transparent, ti si konsumator per çdo produkt qe blen merr vesh sesa perqind i shkon prodhuesit;
2) çmimi nuk ndryshon shume nga ai i supermarkatave por ama ti e di nga vjen ky mall dhe nuk te vret ndergjegja ashtu siç te vret sa here shkon e blen ose pi COCA-COLA (dihet sesi i shfrytezon punetoret kjo kompani!);
2) respektohet natyra nga ana e prodhuesit, sepse produktet jane biologjike dhe gjate procesit te prodhimit perdoren materiale ekologjike dhe te riciklueshme.
3) kompanite multinacionale qe shfrytezojne pa dallim si pasurite natyrore ashtu dhe njerezit me ane te reklamave te detyrojne te blesh nje produkt ne vend te nje tjetri dhe kjo s'me duket aspak e drejte. Praktikisht ajo kompani qe nuk investon per reklamat vjen nje dite e falimenton.

Doja te dija se sa nga ju kane bere kete zgjedhjen time dhe mbi te gjithe ç'mendojne ekonomistet (ose ata qe studiojne per ekonomi) rreth kesaj?

:wave:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Tregtia Equo&Solidale

une blej shpesh ne dyqane te "comercio equo e soldiale" sidomos Kafe dhe çaj qe si tha edhe Jula jane me te vertete te nje cilesie te mire.natyrisht do te duhet kohe qe shumica te njohi keto produkte dhe ti pranoje, edhe pse kane nje çmim disi me te larte. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Tregtia Equo&Solidale

Keto gjera qe ju paraqisni ketu jane lluks informativ si per konsumatorin shqiptar si per ekonomistin, ndaj nuk mund te jap asnje opinion, vec bej habi qe nuk paska asnje "proteste" nga dyqanit e tipit "tjeter" dhe plus nuk e di shkallen e ndershmerise dhe menyren e reklamimit te tyre, te thuash qe s'ka fare marketing ne keto shitore me duket e cuditshme sepse si do ishte marre vesh se cfare shesin nese nuk do perdorej nje procedure e tille.

Na tregoni dicka me shume /pf/images/graemlins/smile.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Tregtia Equo&Solidale

Si "eksperiment" ekonomik nuk mund te kape permasa masive, tek e fundit edhe ata qe punojne ne shperndarjen e madhe duan te hane...
Te pakten rastin e dy "botteghe della solidarietà" ne Bo e kam konstatuar vete: te ardhurat shkojne direkt tek prodhuesit (zakonisht ne boten e trete), pa ndermjetesine e multinacionaleve apo importit me shumice. Periodikisht organizohen konferenca per te qene ne kontakt me prodhuesit.
Produktet natyrore (vajera bimore, kafe, caj, kakao) jane totalisht te pamodifikuara dhe disa prodhime artizanale me duken vertet interesante. Ne kete rastin e fundit, pse te blej nje maske afrikane pseudotribale te bere ne Itali me nje cmim te llahtarshem, kur mund te gjej nje vertet origjinale?
Per ushqimet vlen e kunderta: cmimet jane pak me te larta dhe gjithcka varet edhe nga botekuptimi etik i konsumatorit.
Pra, tregtia solidale mbetet e destinuar per nje konsum artikujsh te vecante, per konsumin e perditshem nuk perben interes.
 

jula

Primus registratum
Re: Tregtia Equo&Solidale

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ... nuk e di shkallen e ndershmerise dhe menyren e reklamimit te tyre, te thuash qe s'ka fare marketing ne keto shitore me duket e cuditshme sepse si do ishte marre vesh se cfare shesin nese nuk do perdorej nje procedure e tille.

Na tregoni dicka me shume /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Te ka faj lulka, e do konkretisht... /pf/images/graemlins/tongue.gif
Po ja, duhet te organizonim "Festa di Liberazione" (feste partiake) ne periudhen e fushates elektorale te 2001shit...helmimi i mushkrive dhe pijet u realizuan ne bashkpunim me nje "business" solidal. /pf/images/graemlins/wink.gif
Ne te gjitha aktivitet masive te Social Forum ka nje perfaqsi te tregtimit solidal dhe te mos harrojme se ne keto takime aktivizohet nje pjese e mire e rinise.
Marketingu nuk zhvillohet me metoden e reklamimit publicitar, por me ane te relatave publike gjate konferencave/takimeve ku secili mund te pyese/informohet personalisht ne lidhje me cilesine e produkteve dhe destinacionin e perfitimeve.
Se mos harroj, "Alias" (botim kulturor i bashkangjitur me "Il Manifesto") ka shpesh nje faqe dedikuar informacionit per tregtine ne fjale.

/pf/images/graemlins/laugh.gif Komuniste boooh, idiote jo!
 
Top