Tregtia e lire me BE-ne!

preator

Primus registratum
Re: Tregtia e lire me BE-ne!

E ashtuquajtura "tregeti e lire", sidomos kur behet midis vendeve me nivele shume te ndryshme zhvillimi (sic eshte rasti yne) eshte thjesht nje eufemizem per te maskuar fagocitimin total te cdo gjeje te mbetur nga ekonomia. Ata qe vazhdojne me denglat e BE apo Natos le te kujtojne ate gje a gjezen "Pse duhet gomari ne dasem?"!
Ne vazhdojme te sillemi si ai "idioti i fshatit" qe e kupton qe po ja hedhin po nuk e kupton se si dhe qe te mos lodhe koken vazhdon si perpara!
Ne thjesht duhet te shohim punen tone pra te eksportojme me pak kriminalitet dhe prostitucion e droge, te punojme me shume dhe te futemi ne mardhenie tregetie vetem ne raporte bilaterale me shtete te ndryshme ne baze te interesit reciprok dhe reciprocitetit!
Boll me si polinezianet qe u shisnin pasqyra dhe u merrnin flori!
 

bob

Primus registratum
Re: Tregtia e lire me BE-ne!

krejt e drejte


nese do shohim vetem mbrapa ne histori sesi Spanja dhe Port.u futen ne marredhenie me U.E atehere mesojme me mire c'do te thote tregti e lire me U.E

Sot ne vend nuk jane kushtet e tilla qe mund te favorizojne trgetine me cfare ne prodhojme dhe cfare europa kerkon prej nesh e rendesihme kjo .ndoshta sot duhet te dime qe produkt i mirfillt eshte edhe turizmi,tek i cili duhet perqendruar ne pjesen me te madhe vemendja e qeverise se re.
ka ne europe sot,shtete te tilla sic jane POL.e vendet te tjera balltike qe jane furnizues te europes me produkte bujqesore.shume here me konkurruese se tonat.
ne duhet te arrijem te kenaqim tregun vendas qe do te thote shume per ekonomine shqiptare.
pra duhet vene kujdes ne ato 2 apo 3 fusha strategjike te cilat duhet te shfrytezohen maksimalisht sic edhe njehere turizmi,rrjeti hidrografik apo edhe mineralet.
per fat te mire sot ne SHqiperi turizmi vendas ka arritur nje shkalle te kenaqshme,eshte kryesore per nje vend qe kerkon zhvillim dhe emancipim!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tregtia e lire me BE-ne!

Parimi i Tregtisë së Lirë mund të aplikohet edhe i pjesshëm, pra në disa fusha apo mbi disa lloje prodhimesh. Në këtë aspekt mund të themi që ka mundësi për Tregtinë e lirë mes Shqipërisë e Europës por vetëm në ato fusha ku nuk dëmtohet ekonomia shqiptare. Kurrsesi nuk duhet liberalizuar tregtia ushqimore (kryesisht produktet bujqësore e blegtorale) apo e pijeve (duke ditur sa konsumatorë të fortë pijesh jemi). Në fusha të tjera ku ne nuk konkurrojmë dot, le të liberalizojme tregtinë dhe të mundësojmë hyrjen e kapitalit e të ekspertizës së huaj. Shqipëria mund t'i ofrojë shumë firmave të huaja (edhe pse jo në kushte ideale).

Që të bëhen këto gjëra duhen negociatorë të fortë nga pala shqiptare. Në qeverinë e re ka disa figura që mund te merren me këtë çështje (ndër të cilët Genc Ruli).

Preator, njifemi gjë bashkë ne?
 
Top