Tregime

olololol

Primus registratum
Tregime

<span style="color: #FF0000">Tregime nga Autore te paafirmuar ende.</span>


"Ah sikur ta dinte AI...." DIANA M...

Sot për të parën herë do të dal vetëm. Deri më tani nuk më kishe ndodhur. E mbyllur prej orësh në banjë po përpiqem të bëj rregullimet e fundit. Burri im i dashur është diku brenda që më plas shpirtin duke mos lënë tenxhere e tigan pa përplasur përtokë, me aq sa mundet është duke përgatitur darkën. I dëgjoj të gjitha zhurmat e shtëpisë sime, e di përmendsh zhurmën që bën currili i hollë i ujit që bie mbi pjatat në lavaman, dera e frigoriferit që hapet nga dora e rëndë e tij, shqetësimi i tij që rritet së tepërmi sepse nuk arrin dot të shpjegojë se si ka mundësi që gruaja e tij që e njeh prej një jetë ka mbyllur derën e banjos e më kot rreket përpara pasqyrës.

Mbi zjarr ka vënë një tigan dhe që këtu vjen era e gatimit që më duket se ka zaptuar të gjithë shtëpinë. Në shtëpinë time ndjehet vetëm kjo erë që po më pëlcet mushkëritë. Më duket se do të asfiksohem këtu brenda në banjo duke parë për të parën herë në pasqyrë një tjetër grua që më sheh me sytë e trembur. Ai po përpiqet të gatuajë, edhe pse nuk ia thotë fare nga guzhina. Sonte duhet të dal. Sonte do të dal.

Të gjitha i kam sjellë ndër mend, dhe e vetmja arsye më e justifikueshme, ishte një ftesë së cilën gjoja nuk doja as ta merrja në konsideratë. Një festë miqsh të vjetër, që ai nuk i ka njohur e ka parë ndonjëherë. Asgjë speciale, thjesht një festë e vjetër, si dikur. Prej dy javësh në heshtje jam duke shijuar çdo sekondë të atij momenti. Prej disa ditësh e kam pregatitur me idenë se nëse do të shkoja si do të reagonin ata. Nuk i kërkova leje, as mendim, e tëra ishte si të flisja me veten, por me zë të lartë. E para herë që bëja plane të kaloja një festë pa të. Rastësisht vetëm një herë më pyeti në do të shkoja vetëm.

-Sigurishtë që jo, - I thashë. Si përherë më të vetmen shoqe timen. I besonte asaj verbërisht. Sikur ta dinte se gruan e tij pikërisht kjo mike e mirë e kishte prezantuar me një kolegun e saj të punës. Ah, sikur vetëm të dinte se ku po shkoj unë sonte…

Sigurisht që tani nuk do të ishte duke u qarravitur nëpër shtëpi duke e mbushur guzhinën më një pirg enësh të palara. Po sinqerisht as që më bëhej vonë. E vërteta është se edhe shumë kohë nuk kam, në të vërtetë po ta mendosh mirë jam me vonesë.

Sot jam veshur bukur. Sa kohë kishte kaluar pa u kujdesur edhe për detajet më të vogla. Orë të tëra kam qëndruar para garderobës sime, duke hedhur mbi krevat gjithçka që mund të dukej seksi edhe e vlefshme për rastin e sotëm. U sorollata shumë deri sa vendosa se më të përshtatshmet do të ishin një palë geta që i ruaja. Por momenti më i vështirë ishte gjetja e mbathjeve të përshtatshme. Çfarë do të ishte më mirë për këtë rast?! E keqja ishte se mbathjet që do të shkonin më së miri janë në banjën tjetër pranë vaskës. Dhe për të marrë do të më duhet të dal prej kështjellës sime nga jam mbyllur prej orësh, me një pamje krejt normale, edhe pse do të më duhet të mbaj zemrën që të mos më dalë prej kraharorit, t’i marr. Në pasqyrë imazhi im më i largët. Një prostitutë. Më sheh. Koha skadoi.

Jam vërtet e bukur, e bukur si një femër që do të jetojë më shumë se kaq. Sikur koha të ndalej tani?! A do të fiksohej vallë kjo bukuri që po dridhet nën këtë velo pudre, rimeli e parfumrash? Do të mund të dallohej vallë se sa shumë po përpëlitem? Nën dritëhijet e syve a do të mundte dot kush të shihte shikimin tim të trembur për vdekje?

E vendosa. Do të hap banjon dhe me të shpejtë do të dal, ta përshendes kalimthi. Nuk do të më vërë re. Vetëm imazhin tim do të ndjejë duke dalë prej dere. Asnjë gjë më shumë nuk do t’i tërheqë vëmendjen. Nuk besoj se do të mund të shohë këtë fustan të vogël që flet vetë pa më lënë mua të kërkoj më shumë asnjë lloj justifikimi për takimin e sotëm. A thua të jetë aq naiv sa të arrijë të besojë vërtet se unë kam dëshirë të kaloj një natë me miqtë e mi të rinisë?! E pastaj, lëre më, po e veshur në atë mënyrë?! Kush burrë s’do të mund të mendonte se gruaja po shkon të harbohet me një tjetër?!

A do të më përqafojë vallë? Apo thjesht do të më japë dorën?! Në fund të fundit edhe unë një herë e kam takuar. E para herë që dal e vetme, e para herë, absolutisht e para që dal me një burrë që kur jam martuar.

Nata po më thërret. Duhet të bindem. E ndjej thirrjen e gjakut. E ndjej. Duhet patjetër të ndjej kërcitjen e takave të mia tani në trotuarin e akullt tani që nata ra. Ora erdhi.

Urrej nëse im shoq do të hynte tani në banjo. Do të më përpinte me sy buzkuqin, do të më hidhte një shikim nga këmbët deri tek koka. Do të ishte më mirë të më shihte lakuriq. Vetëm ashtu do të isha krejt transparente. Vetëm ashtu ai nuk do të mund të shihte sa shumë jam kujdesur për një takim koti me shokë të vjetër.

Jam e bukur. E ndjej. E zënë ngushtë në këtë banjo, më duket vetja si një xhevahir në një vitrinë. Gjithkush mund ta dëshirojë ta vjedhë. Nuk dua që burri im i shtrenjtë të më shihte pikërisht tani. Do të më vidhtë tërë shkëlqimin.

Më në fund i mbush vetes mendjen se jam gati. Çfarë t’i them tani? Se gjysëm e veshur po shkoj të turpëroj atë? Nëse do të dilte edhe ai me një të dashur do të më bënte të ndjehesha më mirë. Sikur edhe ai të kishte një histori si kjo e imja në sirtar?! Sikur të dija të paktën një gjë të vetme! Edhe një shenjë të dija! Do ta kisha më të lehtë tani të dilja prej banje e ta puthja para se të ikja tek tjetri. Çfarë do të thoshte ai?! Asgjë. Po ja që nuk është ashtu! Ai nuk më mbulon më me puthje si më parë, dhe nuk kam si e shpjegoj se po e tradhëtoj me tjetrin thjesht kot, sa për të bërë një gjë ndryshe. Madje edhe vetë nuk e di pse po e bëj. Atij nuk di se çfarë shpjegimi do i jepja nëse më pyet. Ai nuk është më burri që unë shoh në ëndërrat e mia, kur e lëshoj veten të iki në shtigje të largëta, nuk janë më duart e tij që ndjej tek më prekin shpirtin! Diçka brenda meje lindi. As vetë s’e di. Ka diçka të errët brenda meje që nuk e mposhti as frika e hija e tij, as morali i një gruaje të mirë e zonje shtëpie si unë. Ka diçka tjetër më shumë se kaq që më shtyn tani të sfidoj hapur tim shoq që as në më të largëtin cep të imagjinatës nuk e ka çuar ndër mend se unë mund ta tradhtoja. Jam e sigurtë se do të mësohet tashmë, sepse kjo është thjesht hera ime e parë. Thjesht sa për të thyer akullin!

Dëgjoj si më thërret. Ia ndjej zërin. Nuk më shqetëson aspak rrëmuja që ka mbretëruar shtëpinë. Ajo nuk është më shtëpia ime. Edhe unë nuk jam më një zonjë shtëpie. Sot jam thjesht një femër. Sot jam vetëm grua. Jo gruaja e një burri, nëna e fëmijëve, bija e një nëne, motra e një vëllai. Asgjë nga këto nuk jam sot. Sot jam e dëshiruar vetëm për një puthje, përkëdhelje.

Mos kam hedhur shumë parfum?! Mos e kam tepruar ndoshta? Kam hedhur si përherë parfumin tim të preferuar e sigurtë për suksesin që ai ka tek meshkujt, i papërshtatshëm për një nënë. I sigurtë për një grua.

Ndjehem keq. Vetëm tani e ndjej se ajo që po bëj është e rëndë. E turpshme. E ulët.

Sa turp! Si nuk e mendova më parë?! Ma shpif vetëm ideja e tradhtisë. Ma shpif vetëm nëse e mendoj se pas pak, pas një gjysëm ore të paktën o diçka e tillë një tjetër burrë nuk do të më kërkojë se ku e kam vënë verën, po do të më mbushë me përkëdhelje, do të më mbushë shpirtin dhe sigurisht edhe trurin duke më bërë gjëra që burri im kurrë nuk do të guxonte të bënte. Për vite të tëra asnjë dyshim, asnjë re e vetme xhelozie në qiellin e një familje të qetë si e imja. Isha gruaja ideale. Ajo që u këshillohej çdo burri për ta martuar. E ndershme. Sepse deri më tani asnjë tjetër nuk më kishte marrë, ashtu si do të ndodhte pas pak.

As që mund të mendojë ai se pas pak gruaja e tij e adhuruar do të jetë një grua tjetër, një qënie krejt tjetër, që do të guxojë të shijojë rrezikun vetëm për të shijuar aventurën me një tjetër, do të ngopet me seks të egër e shtazarak, që ka një dëshirë të egër të jetë e përplasur mbi një krevat. Burri im nuk do të mund të imagjinonte dot se unë sonte dua të jem duke soditur yjet e hënën me një tjetër, edhe pse do të jetë po kjo hënë e po ky qiell, me të do të jetë ndryshe.

Ah, sikur ta dinte ai…

Zot! Jam vonë! Ai do të jetë duke më pritur. Si do të më presë? Do të thyejë akullin me një bisedë edhe pse e nderë apo do të kalojë drejtpërdrejt në seks?! A do të ndalet vallë të sodisë bukurinë time? A do ta vërë re se kam kaluar orë të tëra në banjë? A do t’i bjerë ndër mend për kohën e gjatë që kam kalaur për të zgjedhur veshjen e përshtatshme? A do t’i vërë re këto taka të holla që janë aq të mprehta sa më ngulen deri në zemër? A do të kënaqet kur të ndjejë kërcitjen e tyre në hollin e hotelit, a do të ndjejë ai se çdo hap i imi drejt tij më provokon një dhimbje të thellë, sepse mes nesh nuk bëhet fare fjalë për ndjenja, sepse për zemrën ai ka nevojë vetëm të marrë frymë e të jetë në gjendje të provojë kënaqësi. A do të mendojë ai se sa rrugë më është dashur mua për të shkuar deri tek ai holl hoteli ku ai më pret duke shfletuar një gazetë në duar për të thyer kohën e gjatë të pritjes? A do e kuptojë ai se për orë të tëra gjatë kësaj jave e kam kaluar çdo sekondë të sotmen duke e përjetuar deri në imtësi? Ashtu siç kam menduar edhe çastin kur të dy do të ngjitemi në shkallët e ndriçuara dobët drejt dhomës që duhet të jetë tempulli ku më duhet të shkoj. Ndoshta do të përpiqet që në shkallë, apo nëse jemi në ashensor të më prekë me padurim e të më përplasë fort deri sa të kuptojë që unë kam një shpirt në fund të fundit. O zot! Po unë për çfarë mendoj?

Nga guzhina dëgjoj zërin e burrit. Ka nevojë për mua. Shikoj veten, shoh gjoksin tim të bërë gati për betejën që e pret, si dy varka që notojnë në det të sigurtë, pa u trembur aspak nga stuhia që po afron. Po deti është në stuhi, në tallaze, e ndjej si më përpin brenda zemrës tek më gjuan me këto dyshime e vrasje të kota të ndërgjegjes. Nuk dua të degjoj më asnjë zhurmë që vjen nga guzhina. E urrej edhe erën e ngrohtë të gatimit mbi sobë, kapakun e tenxheres. Çfarë po bëj?!

O zot! Thirri mendjes! Tani do të zhvishem, do të heq tërë këtë stuko turpi mbi fytyrën time, do të heq këto rroba të denja për një prostitutë që përpiqet të gjuajë klientët e natës, do të vesh pandoflat e mia ngjyrë rozë. Unë nuk jam *****ë. Jam nënë. Jam grua. Jam bashkëshorte. Kam nevojë për telekomandën e telvizorit. Vendi im është përpara televizionit duke ndjekur më mirë telenovelat idiote, sesa te bëj vetë si idiote.

Ama, thirri mendjes!

Me tiganin në dorë e vështirë të më gjesh mua në këtë rroba prej gruaje shtëpie. E di se ku e gjej verën që burri im ngatërrestar nuk e gjente dot, nuk po djeg asgjë mbi sobë, për 5 minuta e zhduka si me magji rrëmujën në lavaman.

Jam zonjë shtëpie e jo *****ë e lodhur. Shpika një arsye idiote për burrin. E besoi. Asnjë fjalë. Asnjë justifikim. E njëjta zhurmë monotone e shtëpisë sime në këtë orë të darkës.

S’më hahet bukë. S’ka më vend në stomak. Është kthyer përmbys nga tërë ajo lodhje e gjatë imja para pasqyrës.

Të shkoj?! Nëse nuk shkoj me të vërtetë do të bëhem keq. E kam ndarë mendjen. Ankthi Brenda meje rritet, përshkron tërë qenien time, zë vend rrëzë kofshëve të mia që nuk e njohin më arsyen, që i imponojnë rregulla e arsye të tjera trurit që i zënë në grackë refuzon të llogjikojë. Atëherë po shkoj. Në sekondë vesh rrobat që ende më presin mbi krevat në padurim të mbushen me trupin tim. Dyshimet i lashë të flenë. I vura në gjumë si fëmijë. Nuk më duhen më. Shihem në pasqyrë, buzëqesh. Gjinjtë e mi gënjeshtarë e ndjenë se drejt kujt beteje po shkojnë dhe shpejt e dhanë sinjalin. Në tru u prodhua shpejt skena e asaj që më pret. Kënaqësi. Drejt teje po vij. E patrup vetëm për të provuar. E pacipë vetëm për të shijuar. As që më bëhet vonë më. Shekuj të tërë morali bëjnë për gra të tjera e jo për mua. Jam si një bukë e pjekur mirë, si një frut tërë lëng, si një lule plot aromë. Në dreq le të vejë morali. Atë le ta mbajë burri im i dashur. Jo unë.

-Ama s’ e sheh orën? U bëre vonë. – ja pra se kush më shtyn. Zëri i tij. Qenia e tij nëpër shtëpi. Nëse sot në shtëpi do të kisha qenë e vetme jam shumë e sigurtë se nuk do të kisha guxim të shkoja drejt tij. Do të më dukej sikur po shkoja drejt një egzekutimi. Po varin dikë. Po vdes ajo që isha unë deri pak çastesh. Gruaja e ndershme e një burri. Në të vërtetë tani në këtë moment me zemrën që po më del vendit kam vetëm frikë se nuk do të jem në lartësinë e atij burri. Se do e zhgënjej. Se do të mërzitet për ndonjë gjë banale edhe nuk do të denjojë as të bëje seks me mua. Nuk do të më prekë fare ndoshta.

Sa të urryeshme këto mendime! Nga më erdhën në mendje? Po përse dreqin u dashka të ndjehem *****ë ende pa u bërë e tillë?! Në fund të fundit ende nuk ka ndodhur gjë, unë ende s’e kam takuar atë në hollin e hotelit, ende nuk jam ngjitur në shkallët e errëta, ende nuk e kam hapur atë derë drejt parajsës së seksit. Ndoshta asgjë e tillë nuk ndodh. Ndoshta na hahet thjesht muhabeti e si miq te mirë flasim rreth një gote verë edhe pse mesnata po afron, edhe mund fare mirë të presim në tarracën e hotelit si bien yjet një e nga një e si vjen një ditë e re. Ndoshta edhe ai ka nevojë thjesht të flasë me dikë për gjëra të kota, ndoshta edhe ai tani ka po këtë problem si unë, ndoshta edhe ai si burri im tani po kërkon më kot një shishe verë e nuk po e gjen.

Asgjë nuk ka ndodhur ende.

-Ama ende në banjë mbete? Po të presin.

E urrej naivitetin e tij. Ai po më shtyn. Unë nuk dua të shkoj. Ai po më çon atje. Unë dua të jem këtu, më të, më fëmijët, duke parë televizor, duke më zënë gjumi në krahët e tij të sigurtë, në përqafimin e tij të ngrohtë, e dehur nga aroma e lëkurës së tij. Unë dua të jem me të.

- Ama!

O zot ! Si nuk e kupton se sot asnjë mik i mirë nuk po më pret. Dua të ulëras kur e shoh veten time para pasqyrës tek përpëlitet e më duket se po jep shpirt vetëm e vetëm që të mos shkojë. Dua të ulëras. Të kem aq fuqi e tia përplas të vërtetën. Gruaja jote e shtrenjtë, drita e syve të tu, gjysma jote e ëmbël sonte i dashuri im po shkon me shpresën se një tjetër burrë diku po përvëlohet për gjoksin e saj, po dëshiron buzët e saj, po pret me padurim të ketë trupin e saj.

Ç’dreq njeriu është ky që nuk arrin të kuptojë asgjë! Gruaja e tij për orë të tëra e mbyllur në banjo po kënaq veten duke ëndërruar me detaje takimin me të dashurin që nuk di në ç’dhomë hoteli ka për të ndodhur, atje ku femrat nuk kanë identitet, ku burrat lënë nën dorë paratë e dhomës së marrë me orë vetëm me shpresën se do të kënaqin epshet e tyre në ato shtretër që vetëm gojë nuk kanë të tregojnë se çfarë kanë parë.

Pse nuk do të kuptojë vallë? Prej vitesh e tradhtoj me mendim. Ndërsa më sheh, ndërsa më prek, në trurin tim kalojnë të tjera mendime, emocione, dëshira, që kurrë nuk do të guxonte t’i mendonte. Po si ka mundësi që brenda meje çdo ditë rrahin dy zemra, janë dy qenie krejt të ndryshme nga njera – tjetra e ky burrë, pikërisht burri im, babai i fëmijëve të mi të më dojë mua për faktin e vetëm se jam e ndershme?! A mund të duhet një grua për faktin e vetëm se nuk ka të tjerë burra?! A mund të quhet një grua e mirë një grua për të vetmin fakt se nuk e prek askush tjetër, se asnjë burrë më parë nuk ka hyrë në të vetmin tempull që ka për zot vetëm burrin e saj?! Ndershmëria si quhet!? Quhet dashuri, mall, epsh, dëshirë? A i provonte vallë këto burri im kur harronte të puthte e përkëdhelte gjoksin, ijet, belin qenien time? A vlente më shumë ajo se çdo grua tjetër në ato çaste kur ai harronte të shihte se ishte bërë e bukur?! E shihte ai këtë?

Jo, siguriosht që jo.

Nga guzhina vinte zëri I tij.

Amaaaaa!

Sikur ta dinte ai se si më ka katandisur duke numëruar orët para se të bjerë nata, teksa më rrënqethin mishin vetëm idetë e çmendura që më zaptojnë trurin kur mendoj se si kjo ndjenjë e neveritshme që une rrekem ta quaj dashuri më hyri në gjak, më kontrollon gjithçka. Sikur ta dinte se kur ëndërroj ndërsa ai gërhet pranë meje jam e gatshme të marr të parën taksi të orëve të vona e të ndalem diku larg në errësirën e thellë të natës, me këdo…

Jam e sigurtë se as që kishte për ta vënë re ndonjëherë se gruaja e tij natën i kishte ikur nga shtrati bashkëshortor në kërkim të një tjetri, vetëm për seks, për asgjë tjetër, vetëm për të mbushur tërë atë boshllëk të pamasë që kishte hyrë si lubi brenda shpirtit. E ndjente ai vetminë vallë kur shtrihej në shtrat pranë meje? A e kuptoi një herë se kërkoja diçka. Nuk duhej të ishe gjeni të kuptoje se unë po lundorja në detra të tjerë vetmie e melankolie, se vetmia po më vriste ngadalë, se ia ndjeja të gjitha hapat si më afrohej pranë meje, i ndjeja klithmat e shpirtit tim në agoni netëve të gjata, kur trembesha se në mëngjës zemra ime do të harronte të rrihte me të vërtetë. E në fund të atij holli do të ndjeja hapat e mi që po shkonin pa asnjë arsye vetëm me dëshirën e vetme për të bërë seks. Mjaft të ndjehej gjallë e të merrte edhe një herë frymë. Edhe pse do të duhej që të sillej pastaj në kthim si një *****ë që refuzon klientët e rastësishëm, thjesht për t’u ndjerë e dëshiruar edhe më, duke e rritur shkallën e eksitimit, për ta bërë të paktën të gjallë e ndryshe një raport.

Sikur ta dinte ky njeri se si jam katandisur ndërsa gjeta kurajon, flaka arsyen teksa bëhem gati të shkoj drejt një njeriu që të paktën do të m’i davarisë këto re të errëta mendimi, që më emocionon vetëm me faktin se të gjitha këto do të ndodhin me të vërtetë.

- Ende s’je gati?!

Tani do të dal. Ai do të më japë të njëjtat këshilla që u jap fëmijëve kur nisen për në shkollë. Do të më kujtojë njerzit e këqinj që qarkullojnë natën. Ai nuk arrin të mendojë se gruaja e tij po shkon me dëshirë natën vonë drejt një njeriu me fiksimin e vetëm që të bëjë seks. Ai s’e kupton se vetëm për këtë po dal prej shtëpie në këtë orë të vonë të natës. Se atje jashtë unë do të jem qenia më e rrezikshme që i kanoset shoqërisë. Unë do të jem më e rrezikshme se një mijë burra të dalë sonte nga burgu. Unë do të jem më e djegur se nje mori me djem te rinj të mbajtur me muaj në ushtri. Unë do të mundja të përdhunoja sonte edhe marinarin e mbetur në det për muaj të tërë. Unë gruaja ideale.

Me këtë ide fikse dal nga banja. E paprekshme tashmë nga brerjet e vogla të ndërgjegjes. E ftohtë në shpirt. Nuk më bëhet vonë nëse guzhina po merr flakë, se uji ka dalë nga lavamani edhe po i afrohet sixhadesë persiane. Në dreq të gjitha! Në shtëpi ka vetëm një pushtues. Janë takat e mia që lënë në përiferi të mendimit edhe sugjerimin e tij të fundit për natën e freskët që bën jashtë, janë hapat e mi të vendosur që po shkojnë të çlirojnë gruan që ndodhet e robëruar brenda meje. Parfumi dhe veshja ime nuk shkojnë aspak me mjedisin familjar.

Para burrit tim dhe para tiganëve nuk jam më unë. Shtëpiakja iku. E kam lënë në banjë sigurisht në orët e gjata të pregatitjes. Tani jam një tjetër. Edhe dyshimi më I largët fle. Jam gati. Pa anjë shenjë turpi po dal prej dere. Ai në mes të shtëpisë më fikson me ca sy që nuk më interesojnë aspak. Më ndjek me sy e jam përsëri transparente. Nuk e vë rë aspak fustanin tim që nuk mbulon pothuajse asgjë. Nuk i bën aspak përshtypje se gruaja e tij e veshur si *****ë po shkon të përdhunojë burrin e një tjetër gruaje.

- U bëre vonë.

Asnjë tingull nuk nxjerr. Si sonambul afrohem drejt derës. Mbaj në duar pallton. Edhe pse është freskët preferoj ta mbaj në dorë. Ai më jep një buzëqeshje. Shkon shumë me kuadrin e bukur familjar që po lë pas, me zhurmat e guzhinës, me fëmijët që janë në gjumë, më zërin e atij këngëtari limonadë që po rreket të fitojë bukën e gojës duke bërë gjasme po këndon. Edhe një buzëqeshje tjetër e tij më shoqëron tek më zgjat çantën. Sytë e tij më ndjekin. S’i kisha vënë re po sot e pashë po atë oaz të blertë që kam parë kur jam dashuruar me të herën e parë. Vetëm se unë nuk kam për të pirë më me të njëjtën magji brenda syve të tij më atë shikim. Është po i njëjti shikim që ai hedh edhe mbi pjatën e ngrohtë të gjellës që për 11 vjet me rradhë ia kam vënë çdo vakt mbi tavolinë. Ndjehem e çliruar po edhe e shkatërruar. Si ato godinat e vjetra që bien mbi shesh teksa banuesit e rinj e përpijnë me sy shembjen duke projektuar jetën e tyre të re mbi këto gërmadha. Dua të them ndonjë fjalë sa për të thyer heshtjen. Nuk po më del një fjalë e vetme nga goja. E veshur në atë mënyrë nuk kam shumë për të thënë. E tepërt do të ishte sidoqoftë gjithçka. Ai e di se nuk mund të më ndalë. Madje as që përpiqet. Nesër ka për të qenë krejt ndryshe kur të jem me të sërish në të njëjtin koridor apo edhe shtrat.

Vajti vonë, edhe dyshimi i vetëm më merr kohë të çmuar, e sigurtë se kjo ditë do të më shoqërojë në ditët e mia të vetmisë. E shijoj gjatë. E ndjej çdo hap timin që më ndan me derën. Shkoj drejt saj. E burgosura po del. E ndjen. Ul shikimin për të mos ndeshur vështrimin e tij. Druhem se e kupton se ku po shkoj, trembem se e di se po shkoj të ushqej shpirtin.

Druhem se ai e ndjen se jam një lule që po kërkon dikujt tjetër ta vadisë, po kërkoj një tjetër diell të më ngrohë acarin e zemrës. E ky është thjesht i pari….

Jam e sigurtë se ai do të më shihte për atë që jam nëse do e vinte re se gruaja e tij në të vërtetë nuk ka veshur gati asgjë në trupin e saj të uritur për dashuri, se është e bërë gati për festën e saj private, se nuk ka gjë që e ndal ortekun që mund të shembë edhe malet e moralit.

Edhe pak më ndajnë nga tjetri apo më saktë nga të tjerët. Jam e sigurtë se ky do të jetë i pari i të shumtëve. Nuk e di se çfarë do të ndjejë ai për mua, dhe as që më bëhet vonë. Këto pak metra deri tek dera më duken si një përjetësi. I tërë ankthi më del nga trupi bashkë me çdo hap timin drejt derës. Afër derës i hedh për herë të parë një shikim

- Mos u bëj merak për mua.

Natën e mirë!
 

olololol

Primus registratum
Re: Tregime

<span style="color: #FF6666">Diana M.</span>..




<span style="color: #3366FF">Secili është skllav i asaj që e ka mundur..</span>



E përhumbur në mendimet e mia, zëri i djalit që kish shtrirë dorën e tij tërë zhul drejt meje më përmendi. Sytë e tij po më nguleshin thellë në shpirt. Dora e tij shtrihej drejt meje, kërkonte lëmoshë; si unë. Ndryshimi i vetëm ishte se ai shtrihej në trotuar në sytë e kalimtarëve të shumtë, ndërsa unë po i largohesha gjithçkaje.

Dinjiteti im ishte pranë plehrave, pranë nevojës që qentë rrugaçë hedhin sa andej- këndej. Për shpirtin tim nuk kishte trotuar, ku të zgjasja dorën e të lypja dashuri… E unë isha për dreq si asnjëherë kaq e bukur, e bukur si një *****ë e mallkuar, e ndriçuar jo prej neonëve të natës si gjithë të tjerat si unë, isha *****ë jo vetëm në seks, por edhe në shpirt tanimë, me takat e larta, zharrëtierat e zeza, mbathjet e mia prej mëndafshi francez që më ngjiteshin deri në seksin tim përherë të lagësht. Dekoltea ime përherë e më e hapur, thonjtë e mi tashmë tepër të gjatë që çirrnin edhe mendimet e mia më të egra.



Ashtu siç po më ndodhte shpesh këto kohët e fundit isha zhytur sërish, duke harruar gjithçka. Po sot ishte ndryshe, krejt ndryshe. Falë debulesës që shefi im kishte për mua, gjë që s'ngurronte ta demonstronte mjaft hapur, pa e vrarë mendjen për atë që do të mendonin të tjerët, kisha mundur të shkëputesha për disa ditë nga ambienti i punës.

-Ti nuk je këtu as me tru e as me zemër. Ke nevojë për pushime, - ma tha me një përzemërsi të shtirur atërore, që e kishe të pamundur ta dalloje nga një ngacmim i pastër. S'di pse për ç'arsye më magjepsnin meshkujt e mëdhenj, e këtu nuk kishte fare vend për Frojdin.

Pushimet ishin zgjidhja ime magjike në këtë rrugë pa krye, ku isha futur këto muajt e fundit. Mbetesha një provinciale e mjerë, që e gëlltiti Tirana. Edhe pse nuk doja ta pranoja, nën rrobat e mia firmato strukej ajo vajza e thjeshtë që e kisha braktisur. E zënë në grackë prej vetes sime, më shumë ndodhesha në një histori pa krye e të ndërlikuar seksi, ku ishte gati e pamundur të dilje jashtw; e jetoja këtë e rrethuar nga shtirje e gjysëm të vërteta të shëmtuara.



Si përherë me të fejuarin tim kisha ruajtur të njëjtin raport, edhe pse unë dyshoj se patjetër duhej të kishte nuhatur diçka, kishte frike të zbulonte më shumë. Ndoshta po aq sa unë kishte frikë se mund të humbte. Megjithatë kur isha me të shkarazi e kisha prekur si argument. Ashtu si gjoja rastësisht, pa u menduar ia thashë:

-Nëse krejt rastësisht do të merrje vesh, nga të tjerë se unë kam dikë tjetër çfarë do të bëje?

Zot si dridhesha në atë moment! Nuk e dhashë veten, as ai. E desha atë çast si e marrë.

U mendua pak, m'u duk si një fëmijë i vogël i strukur pranë meje, i trembur më shumë se unë padyshim, kishte frikë ndoshta më shumë se unë. E trembte e panjohura. Ishim gjithçka për njeri – tjetrin. Të humbur do tw ishim të dy. Nxorri një cigare, e para që ia shihja ta mbante nëpër gishta gjatë dhe bashke me tymin e saj nxorri edhe fjalët që m'u ngulën nëpër trup deri në më të imtin damar:

- Për ty ka më shumë rëndësi si do të reagoj unë në ato momente apo se çfarë do të mendoj për ty?!

Mijëra shigjeta thellë në shpirt. Më dhembi. E kisha marrë goditjen që prisja, e meritoja.

- Rri e qetë, zemra ime, mos kujto se ka ende gjak maloku në venat e mia. Është holluar me kohën. Do të prisja të vije prapë tek mua.

- E çfarë do të mendoje për mua?

Ngulmoja të gërrmoja më tej. E njihja, por kurrë nuk ishim gjendur më parë në këtë gjendje. Ishte hera e parë që isha e dikujt tjetër.

- Asgjë të keqe, të betohem, do të doja të bëja sërish timen.

Sa e brishtë ishte dashuria!

Pa na e mësuar kush kishim mësuar të donim njeri -tjetrin që të mitur, e tani po ecnim në atë rrugë duke e ditur se do të lëndoheshim keq, nëse nuk ndaleshim diku sa më parë të ishte e mundur. Duhej patjetër…

E doja. Me shpirt betohem që e doja. Më jepte siguri e çdo ditë vazhdoja të njihja diçka të re nga ai. Isha e mrekulluar nga qenia e tij e magjishme. E keqja e tij e vetme ishin projektet e tij që e ekzaltonin të tërin, duke e zhytur në një det melankolie. Në ato momente unë nuk ekzistoja.Shiheshim rrallë, vetëm kur unë shkoja në shtëpi, gjithsesi koha e humbur ia vlente....



Me të dashurin, në fakt, shiheshim shumë shpesh, ndryshe nga i fejuari im mbushte tërë ditën time. Nuk më linte të merrja frymë edhe as që kërkoja oksigjen. Për mua egzistonte vetëm Ai. Pushoi së egzistuari gjithçka tjetër. Pas takimeve të para plot pasion e brerjeve të ndërgjegjes sime historia vazhdonte pa më lënë asnjë sekondë të qetë. E para herë që tradhëtoja. E para herë që ishte dikush tjetër. E para herë që merrja frymë për dikë tjetër. Ditë pas dite fillova të pranoja këtë jetë të re ose të mësohesha të jetoja me atë pjesë timen të fshehur, që deri atë çast nuk ia dija madje as ekzistencën, që nuk mund të bënte dot pa ato buzë të ëmbla e ndjellëse, pa atë mashkull aq tërheqës, që më kishte zgjedhur mua në mes të gjithë atyre vajzave që të ofronin seks shumë natyrshëm, pas një kafeje të shkurtër, sa për të thyer heshtjen e ftohtë mes të panjohurve. Nuk mund të bëja dot pa ato duar prej dyzetvjeçari që më kërkonin shpirtin derisa më nguleshin thellë, duke më zaptuar edhe mendimet, pa atë aromë intense të lekurës, parfum i gjallë e epsh burri njëkohësisht.



Fillova pa e vënë re as vetë të dashurohesha me gjithë qenien e tij, me shprehjen e tij të ftohtë e indiferente, me shikimet e tij të akullta që më nguleshin si thika të mprehta mbi turpin tim. U dashurova me të e kisha nevojë e dëshirë vetëm për qenien e tij, për prezencen e tij dhe për këtë, që herën e parë nuk e refuzova. Ai kish nevojë të kishte diçka të re, edhe unë të kisha atë mirëqenien materiale që askush nuk kishte mundur të ma jepte apo të ma ofronte. Isha bërë e dashura e një prej biznesmenëve më në zë të momentit. Nga një anonime isha bërë në një prej femrave më ndjellëse të Tiranës. Isha krijesa e tij. Ishte zoti im. Isha mbretëresha e botës së tij. Isha zonja e botës. Skllavja e tij e seksit.

Nuk u lodh aspak të më bënte të tijën, pa fjalë të bukura, drejtpërdrejt, vetëm me forcën që zotëron ai që di të ketë një femër dhe ka paratë për të paguar mallin e blerë. Isha thjesht kukulla në vitrinë, lodra e tij. Imazhi ideal I prostitutës së pafajshme, ende e dlirë…

Nuk pati asnjë lojë joshje, asgjë e tillë nuk ndodhi, po mjaftoi thjesht një shikim i tij nga ato që elektrizojnë gjithçka kur ishte në zyrën time. Edhe sendet I bënte me shpirt.Hera e parë ndodhi në makinën e tij aq lluksoze në muzgun e një dite krejt të zakonshme vere në bregdet, në një nga ato ditë që do të ndryshonte jeten time. E nuhati që kisha nevojë vetëm të çlirohesha nëpërmjet seksit nga frika ime.

Jo rastësisht atë ditë kisha zbrazur tërë vitrinat e Tiranës, e veshur në mënyrë që mendoja se atij do t'i pëlqente. Kisha goditur në shenjë. Nga ajo që isha s'kishte mbetur thuajse asgjë. Tani dija të zgjidhja me shije veshjet e mia. Isha e bukur, zot sa e bukur që isha! Ëndrra e shumë meshkujve...



Nuk më kërkoi të zhvishesha, as m'u hodh sipër trupit tim të brishtë, as u soll me mua me egoizëm apo thjesht si mashkull që poshtëron prenë e vet që zotëron; përkundrazi e shijoi gjatë atë çast, qëndroi i heshtur si mermer duke dëgjuar klithmat e mia të ethshme të kënaqësisë, që i ndezi vetëm prekja e lehtë e shumë delikate e dorës së tij. Kapëset e zharretierës sime u tendosën ashtu si fjalët edhe frymëmarrja ime që pas çdo fjale aq vulgare të pëshpëritur me shumë elegancë bëhej më e shpeshtë e më intense.

Për disa çaste kisha qenë femra e endërruar e burrave pa pushtet, dashnorja perfekte e burrave pa pikë burrërie, skllave e ëndrrave më perverse të manjakëve, dhe tani vinte duke u rritur shkalla e eksitimit, kaq reale ishte forca e tij mashkullore që përpiqej të pushtonte tërë qenien time, të eksploronte gjithë atë hapërsirë ku lindin mendimet më të turpshme të cilat në vijim lindin dëshira të tjera po kaq perverse, aq sa nuk ka asnjë tabu e turp që të mbajë larg.

Mbeta në sediljen e pasme prej lëkure që ende mbante erën e ngrohtë të atij seksi kafshëror që kishim bërë deri pak çastesh; ai i kollarisur qëndronte pranë e larg meje njëkohësisht; ai burrë aq tërheqës mund të kishte dashuri për të dhuruar çdo gruaje të kësaj bote, si askush tjetër të kënaqte edhe femrën më eksperte në fushen e seksit pa e quajtur atë *****ë se dinte çfarë të bënte në ato çaste aq delikate. Nuk e dija sa fiksim I kishte ai *****at. Nuk e dija se çfare admirimi ndjente ai për to. Ishte e frikshme rruga që bëra unë në këto vite pranë tij; nga një vajzë e thjeshtë province isha kthyer në një *****ë, edhe pse e veshur bukur e me shije isha veç ****a e rëndomtë e të pasurve të rinj. Nç atë sedilje isha veç një vajzë ende e brishtë, nuk e dija se brenda meje flinte një femër që për kënaqësinë e seksit do të pçrfudonte aq keq. Nuk kisha nga ta dija…

U ktheva në jetën time të përditshme. U perpoqa të harroja. Si amvisë e mirë iu futa punëve të shtëpisë. Banoja në një garsonierë për studentë në Tiranë. E përballoja me punët part- time që bëja.

Shpirti i vogël! Kam nevojë vetëm për ty.... Mesazhi erdhi i fortë e i qartë në mendjen time. Nuk u sforcova aspak të gjeja një justifikim. Nuk kishte asgjë që të më mbante larg. Ndërsa ai fliste unë nuk dëgjoja asgjë por vetëm nuhasja aromën e ngrohtë të lekurës së tij dhe ndjeja magjinë e prekjes së gishtave të tij; luftova kundër vetes sime për disa momente, por nuk i dhashe kohë vetes sime më shumë; e dija se do te kishte kohë boll më vonë për të qarë atë që po bëja, isha e vetëdijshme për këtë. Në ato momente, isha një flutur që sillet rreth dritës së llambës që djeg.

Iu binda. I zhytur në atë poltronë gjigande prej lëkure të zezë, më urdhëroi me sy të hapja paksa këmbët. E pashë që mbeti i kënaqur nga ajo që pa. Isha sërish me zharrëtierat e zeza që përsëri shkonin me lëkurën e zezë të poltronës së tij. Kjo veshje prej *****e do të bëhej pjesë e imja tërë këto kohë. Nuk lëvizi asnjë qerpik. Me sy sërish më urdhëroi të vazhdoja lëvizjen e gishtave të mi më lart kofshës. Dora ime udhëhiqej nga forca manjetike e syve të tij. Gishtat e mi po eksploronin tani seksin tim të lagur krejt. Dëshira rritej. U përpoqa një çast të kundërshtoja; e kotë; mbaroi gjithçka. Asnjë mjegull nuk ishte më e dendur se arsyeja ime në ato çaste.

Ai nuk kishte kohe. Duhej ta bëja shpejt. Më ndiqte me sy. Mermer i gjallë. Statujë. I heshtur.

- Mos më humb kohë, - më tha. Isha fillestare për këto lojëra. Nuk dija gati asgjë. Përshpejtova ritmin e dorës, e shtrëngova fort mes kofshëve dhe kur padroni im denjoi të ngrihej e të vinte pranë meje, mjaftoi veçse fryma e tij e nxehtë që më dogji për një moment që të ndjeja shkrirjen e menjëhershme të akullnajave brenda meje që depërtonin ethshëm deri në qendër të kënaqësisë sime.

Tërë turp i kërkova ndjesë të dashurit tim, që me një gjest të studiuar mirë më ktheu shpatullat. Isha e kënaqur prej pushtetit që kisha, por e zënë ngushtë prej naivitetit tim, prej mungesës së eksperiencës rrezikoja të humbisja dinjitetin pa e kuptuar aspak.

Dhe keshtu ditë pas dite lundroja në ujra të turbullta duke e pyetur veten se ku shkoi shpirti im rebel, se per ç'arsye apo për çfarë dreqin s'di as vetë po i bindesha çdo dëshire perverse të atij burri. E humbur deri në pikën sa urreja veten time gjatë mungesave të tij, habitesha edhe vetë sa shpejt jepesha dhe përmbushja çdo kërkesë të tij, pa e diskutuar. Më habiste siguria e tij, që i merrte gjërat pa pyetur, por mbi të gjitha më turbullonte dhe më frikësonte dëshira ime për t'u bindur. Një ndjenjë e çuditshme që lindte e lehtë, e turbullt, e pasigurtë, deri sa rritej e forcohej aq se bëhej e vendosur të më kontrollonte e të më pushtonte ne çdo cep te trupit tim, duke më paralizuar krejt me zemër e me tru. Në ato momente doja vetëm të përkundesha në krahët e tij, e sigurt se vetëm aty për disa sekonda do të isha e pazonja të isha unë. Edhe më shumë zotëronte madje edhe origjinën e mendimeve të mia, edhe më shumë më bindte se isha thjesht një objekt, deri në thellësi duke ndjerë veçse pasionin tim që rritej ashtu si ai donte. Ishte fiksim e jo dashuri. Iluzionet e mia ishin zhdukur tashmë. E pranoja fatin tim. Isha skllave, e tij dhe e dëshirës…

Ulesha e vetme para pasqyrës gjatë vonesave të tija të gjata edhe i përsërisja vetes sime që nuk ishte kjo dashuri, po vetëm nevojë fizike apo më keq akoma dëshirë e kënaqësi për të qenë e zotëruar apo e poshtëruar. Thithja ajrin që më linte ai të merrja, jetoja me rregullat e tij. Pasdite që bëheshin shpejt netë, mëngjeze, dreka e darka. Ndjeja prezencën e tij, mënyrën e tij aq të veçantë, natyrën e tij të rrejshme, të ëmbël e të vendosur për të kontrolluar dëshirën e seksit duke përjashtuar gjithë të tjerat.

Nuk e njihja gati fare; për të dija vetëm që kishte fuqinë të më bënte të ndjehesha nje hiç e në të njëjtën kohë më mbante të gjallë. Vetëm emrin I dija, atë emër që e përsërisja gjatë agonisë sime të gjatç, gjatë atyre momenteve kur mungesa e tij bëhej e rëndë, më e rëndë se edhe vetë vdekja. Duke përfituar edhe nga fakti që kisha shtëpinë time filloi edhe të më vinte vonë. Dhe brenda mureve të shtëpisë sime përjetoja minutë pas minute dashurinë time perverse. Tanimë isha pranë shkatërrrimit, orgazmat e përsëritura vazhdimisht më kishin bërë të humbja ndjeshëm në peshë e në vetëdije, po e humbur si në gjendje të droguar, momenti i lumturisë zgjaste fare pak për t'u kthyer sërish në kërkim të prezencës së tij. Ishte e madhe dhimbja që linte pas. Edhe boshllëku që ai linte nuk e mbushte dot asgjë tjetër. E gjitha kjo zhvillohej në tru. Një lojë ishte që e mësova prej tij. Orgazma mentale, asgjë fizike. Shpërfytyrime të seksit.

Do të ishte e mjaftueshme vetëm një përkëdhelje apo edhe më pak se kaq dhe përhumbesha e tëra në një botë tjetër që më parë as që ia dija egzistencën. Me vullnetin tim endesha midis duarve të tij që më ushqenin me iluzione ireale edhe mjegullnajave pa kufi të dyshimit. E bindur që për momentin asgjë në botë nuk do të mundte të më mbushte me aq intensitet ndjenje që më pushtonte e më torturonte njëkohësisht fillova t’i telefonoja, i shkruaja e-maile që do të bënin të prekeshin edhe gurët, po ajo që shihja ishte një indiferencë totale e tij karshi meje; madje nuk merrte mundimin as të shfajësohej se gjatë ditës nuk kishte patur kohë të mendonte për mua nga ngarkesa e tij e madhe e punës.

Për mua asnjë moment. Për mua asnjë mendim. As për të më shijuar mua edhe tërë bukurinë time qoftë edhe në sediljen e pasme të makinës. Unë isha një gjethe vjeshte, pranvera ishte larg, o zot! sa larg… Kisha bukurinë e një luleje kaktusi në shkretëtirë, nevojën e saj për të shpalosur bukurinë në mes të asgjësë, dhe një nevojë të jashtzakonshme për ujë, për jetë, për dashuri, përherë e etur ishte zemra ime. Për mua asnjë pikë malli, dashurie, dhembshurie. Dukej se nuk e prekte asgjë. Jo vetëm këtë; po filloi edhe të eksperimentonte me mua, edhe pa u sforcuar aspak madje. Një tërheqje e egër që vetëm zemrën nuk arrinte më t'i prekte vazhdonte të gjallonte pa ndodhur asgjë, pa edhe më të voglën dhembje; zemra rrihte si çdo muskul i trupit; duhet të isha e fortë të mos mbetesha e paralizuar prej dhembjes. Kisha hyrë në një fushë manjetike e adhurimi, ku edhe arsyeja më banale bëhej qesharake përpara nevojës sime fizike për të provuar kënaqësi.

E ditë pas dite ndjehesha e sulmuar nga vetë dëshirat e mia që shkonin përtej instiktit kafshëror duke u transformuar në një lojë perverse të shpërfytyrimit. Arrija të ndjeja nga përtej qenies sime e deri në pikën më të largët të shpirtit tim dëshirën e ethshme për t’u bindur e për të qenë e komanduar aty ku raporti seksual bëhej i nevojshëm për të shprehur forcën fizike e për të rikarikuar baterinë e fantazisë sime në kërkim të ndonjë qenie tjetër ndryshe nga unë, që çdo herë besoja se arrija ta shihja përtej barrierave shekullore të moralit e të edukatës.

Ta shpifja! Kërkoja me gjithë shpirt të kapesha fort pas gjërave të mia, por neveria e momentit të mëvonshëm kthehej në dëshirë të egër. Nuk arrija as të shihesha në pasqyrë. Ndjeja neveri për veten. E pamundur të isha unë. Ishte dikush tjetër që më kishte zaptuar trupin, shpirtin, mendimet, tërë qenien time, patjetër që duhej të ishte dikush tjetër e jo unë që dëshironte aq shumë një puthje, një përkëdhelje, një ledhatim e kurrë s’e mori një të tillë. Nuk isha unë ajo ****ë e katandisur si mos më keq gati në zgrip të humnerës, që edhe poshtërimit Ia kisha vënë emrin dashuri. Ajo nuk isha UNË!!!



Vinte sipas një orari perfekt qs kurrs s’e mora vesh. Qëndronte aq sa të mos kishte nevojë për justifikime. Edhe si një magjistar pregatiste barërat- helme për plagët e mia të zemrës e të shpirtit. Arrinte të më qetësonte edhe mendimet e mia më rebele e të ndjente stuhitë e mia të shpërthimit. Unë isha kthyer në një prostitutë që isha në pritje të klientit tim të vetëm. Më pagoi me shpirtin tim.

Tashmë i kisha rregulluar të gjitha oraret e mia sipas ritmit të tij e prej jetës sime nuk kishte mbetur asnjë hije. E dija se do të ishte e kotë të kërkoja më shumë, kisha vënë re se gjatë kohës që nuk ishte arrinte të mbante ndezur eksitimin tim. Kishte pasion gratë fine, sidomos ato në karrierë, pre e sigurtë që binin në prehërin e tij. Ato me një hir krejt të vetin, origjinale. Ato që ishin më *****a se të tjerat. E ndjente shumë këtë. Më tregonte për takimet e tij “të punës” me gra të tjera deri në detaje, pa e vrarë mendjen aspak për atë që do të ndjeja unë, më përshkruante për fije e për pe edhe prekjen e mëndafshit të mbathjeve të sekretares së tij aq speciale apo edhe të brendshmet e zeza të asaj para meje, deri sa shtrinte një mjegull misteri, duke kontrolluar edhe gjakun tim që vërshonte vrullshëm në damarët e mi si një lumë gati për të shpërthyer në një tërbim të tmerrshëm xhelozie. E pamundur të kem parë një emision lajmesh ku spikerja nuk ishte tjetër gjë veçse një viktimë e tij si unë. Ndodhte që të vinte i lodhur, i uritur për seks. Ia lexoja këtë në sy. Kisha mësuar ta njihja tanimë. Asnjë shenjë malli, dashurie, ndjenje që të mundte të jepte një tjetër natyrë takimeve tona të seksit, asnjë vëmendje të veçantë për mua, asnjë përkujdesje ndaj shpirtit tim çdo ditë edhe më të lënduar, asnjë justifikim. Asnjë dhuratë për ditlindje, asnjë shenjë nuk e dha se të paktën e dinte ditën e mallkuar kur unë erdha në jetë, asnjëherë një dëshirë për të ditur gjë nga e kaluara ime. I mjaftonte trupi im. Kënaqej vetëm me të. Nuk ekzistoja. Pa thënë asnjë fjalë të vetme ulej edhe mjaftonte vetëm prezenca e tij për të më bërë të harroja dashurinë edhe skenat e tjera të seksit. Ndjehej mirë vetëm kur unë isha veshur siç do të donte ai, apo kur kisha hedhur parfumin e tij të preferuar. Për trupin e një gruaje ai mendonte që nuk ka parfum më të këndshëm sesa vetë aroma e trupit pasi ke bërë seks. Seksi i një femre ishte parfumi ideal. Lundroja në luks. Nuk arrija të kontrolloja dëshirën time për të qenë në lartësinë e tij. Gjë që s’e bëra kurrë. Isha aq e marrosur, saqë nuk mendoja se mund të kisha tjetër lidhje si ajo. Që ajo dashuri pa arritur të depërtonte kurrë brenda meje ishte maksimumi që një grua mund të kishte. Kishte aftësinë magjike për të më bërë të ndjehesha si asnjëherë tjetër. S'e mora vesh kurrë sekretin e tij. Më donte të bukur e sensuale, dhe përpiqesha ta kënaqja, një dëshirë perverse e dalë kush e di se nga ç'skutë e errët e mendjes së tij që rriste edhe më shumë kuriozitetin tim e dëshirën për ndryshim. Ishte pervers. I mallkuar si një dreq. Tmerrësisht tërheqës zoti im i lojrave te seksit arrinte të më bënte të provoja kështu orgazma të fuqishme pa më prekur fare jo me seksin e tij, po madje as me gishtin e vogël.



Seksi im bëhej një thesar I çmuar tanimë, një perlë me një vlerë të jashtzakonshme, asnjëherë i mbushur nga mish e muskuj, djersë e pisllëqe kafshërore. Asnjëherë nuk denjoi të më vinte pranë edhe të më prekte, përqafonte apo të nxirrte nga pantallonat e tij seksin e tij që aq shumë e dëshiroja, e doja ta prisja brenda meje, ta strehoja brenda seksit tim aq të ngrohtë e mikpritës. Nuk u shtri një herë të vetme në shtratin tim netëve të gjata të ngrohte trupin tim, teksa e çonte shpirtin tim në akullnaja të largëta vetmie. Nuk më përqafoi kurrë e të më puthte qafën time si të mjelmës, edhe pse kisha bizhutë më të bukura që mund të bëjnë ndjellëse çdo femër. Nuk m’i hoqi kurrë mbathjet edhe pse ishte ai që m’I blinte sipas gustos së tij, ashtu siç nuk tentoi asnjeherë të prekte pjesët e trupit tim aq sensual që drithëroheshin për prekjet e tij ndërsa gjaku im si prej virgjëreshe vërshonte furishëm nga mendimet e mia i komanduar nga prezenca e tij.

Asgjë prej tij nuk dija, por sinqerisht tani them se as që më bëhej vonë. Do të dilte nga jeta ime ashtu siç dalim prej shtëpie në mëngjes, sipas njç rituali, e dija se për disa kohë do isha me të e nuk kërkoja tjetër gjë. Jo se ai mund të më jepte më shumë….

Nuk besoj se seksi im vlente më shumë i mbuluar apo lakuriq, nuk besoj më kur më thonë se jam e bukur, vetëm se fantazia bëhet më shfrenuar jo nga një trup lakuriq apo nga një zharrëtierë e dalë paksa, nga një seks i ngrohtë femre, që mbetet përherë pjesë e presë që veç burri di ta gjuajë.

Mjaftojnë dy sy që të dinë të të udhëheqin me një forcë manjetike, dy duar që si magjistar nuk të prekin drejtpërdrejt, po të penetrojnw deri në shpirt e të shkrihen tërë akullnajat edhe të shpërthesh në orgazmat më të fuqishme që ke menduar se mund të ndieje e imagjinoje; të tillë forcë imagjinare që të çon në shtigje të pashkelura e të virgjëra e kishte vetëm Zoti im i përkryer. I heshtur, madje edhe pa frymëmarrje, që më zhvat epshin edhe dëshirën më të egër e kafshërore nga thellesitë e mia.

E shihja tërë energji, i zhytur në botën e tij gati perfekte, pa pyetur për asgjë e për asnjeri, pa dyshime e frikë, i destinuar për të mos pasur të tjerë si ai…
 
Top