Re: Trasgresioni me i madh ? - te jesh normal.
Eshte problem shume me i mprehte filozofik ne thelb.
Ne thelb te qyteterimit tone eshte konsumizmi, tregu, levizja dhe jo njeriu, qetesia apo thjeshtesia.
Orientimi nga tregu i kultures sone moderne, ben qe arbitri i shoqerise, ai qe percakton vlerat, ai qe perzgjedh dhe denon individet, njerezit, idete, kulturat, eshte pikerisht konkurenca, parimi i tregut. Dhe normalisht ne nje shoqeri qe funksionon me nje mentalitet gare dhe kunkurueshmerie me tjetrin duhet te shpikesh gjithmone gjera te reja, per te terhequr vemendjen.
Kjo, deri diku ka te mirat e veta, por ka dhe pasoja te tjera krejt negative.
Nga njera ane ajo e zhvillon shoqerine, pasi kultivon tek ajo tendencen per te mos u kenaqur me ate qe ke, por per te kerkuar, gjithmone me teper. Por nga ana tjeter, nevoja per ndryshim, kthehet ne qellim, dhe ti duhet te ndryshosh domosdoshmerisht, edhe kur nuk ka nevoje per ndryshim. Kjo ben qe shoqeria te mos stabilizohet kurre, por te kerkoje gjithmone te ndryshme, edhe kur, e ndryshmja eshte ne dem te vetvetes, apo kur ajo eshte pa vlere. Ne rastin konkret vete ndryshimi eshte kthyer vlera kryesore.
Merr per shembull, moden. Nevoja per ndryshim ben qe ti te gjemosh pa rreshtur, ndryshimet dhe kjo ben qe ti te hedhesh ne plehera cdo gje per te cilen ke shpenzuar shtrenjte me pare, veshjet, mobiljet, makinenh, menyren e jeteses, ambjentet qe frekuenton etj. Keshtu konsumizmi te ben qe, jo vetem te shpenzosh me teper, por edhe te cosh dem nje pjese te mire te shpenzimeve te tua.
Pikerisht, ne lidhje me karakterin, ndryshueshmeria eshte akoma me e demshme, pasi duke e bere individin te mos gjeje rehate me imazhin, projeksionin qe ka per veten, dhe duke e vene ate perballe nje ndryshimi te vazhdueshem, e ben njeriun te rrezikoje ta humbase perfundimisht vetveten, e rrezikon ate te humbase perfundimisht karakterin e vet te vertete.