Transplantimi i fytyrës - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantimin më të plotë të një fytyre deri më sot. Javën e kaluar, në një operacion që zgjati 36 orë një ekip i përbërë nga mbi 100 kirurgë e infermierë në Universitetin e Marylandit në Qendrën Mjekësore në Baltimore kreu transplantimin e fytyrës tek Richard Norris, një 37-vjeçar i cili kishte mbetur i shpërfytyruar nga një aksident me armë 15 vjet më parë.
Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim, i cili dhuroi gjithashtu zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe një veshkë për 5 pacientët e tjerë.
Operacioni ishte rezultat i një pune kërkimore mjekësore 10 vjeçare në kuadër të një programi të financuar nga Pentagoni për të ndihmuar veteranët e luftërave në Afganistan dhe Irak të plagosur nga lëndë shpërthyese.

b.gif
 
Megg

Carpe Diem
Pashè njè pèrmbledhje nè YouTube . . .
Se kuptoj pjesèn : Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim :eek:
Si mund te dhurohet fytyra?
 
Al-Punk

Still here
Pashè njè pèrmbledhje nè YouTube . . .
Se kuptoj pjesèn : Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim :eek:
Si mund te dhurohet fytyra?
Nuk e di ekzaktesisht cfare nenkuptohet, por ashtu si dhe dhurimi i organeve jetike, mendoj se dhe fytyra mund te dhurohet ne te tilla raste nga "njerez" qe jane duke vdekur dhe qe do donin qe te ndihmonin dike tjeter pas vdekjes.
 
Dhurohen INDET apo TIPARET?
Me falni per injorancen
 
Top