Trakte neper Tirane:Me 12 tetor "kryengritje popullore"
Trakte neper Tirane: Me 12 tetor "kryengritje popullore"
Ne disa prej lagjeve te Tiranes, dje nje organizate e idendifikuar me inicialet (T.K.) ka shperndare qindra trakte ku njofton rrezimin e sistemit te sotem politik pas revoltes popullore qe do te perfshije ne 12 tetor jo vetem kryeqytetin shqipetar, por mbare Shqiperine. Ajo kercenon se me te do te perballen ne kete dite, jo vetem politikanet e spektrit te sotem politik, por edhe forcat e rendit dhe SH.I.SH. nese do te veprojne kunder saj
Artan CELA
Nje organizate fantazem e idendifikuar me inicialet T. K. dhe qe prezantohet si nje organizate popullore, nepermjet nje thirrje publike te shperndare dje ne Tirane, ka paralajmeruar se diten e zgjedhjeve te 12 tetorit do te kete kryengritje popullore per rrezimin e sistemit te sotem politik. "Besimi juaj ne kete force, do t'ju sjelle ndryshime ne te gjitha fushat menjehere mbasi te keni lare hesapet me gjarprinjte e popullit, sepse nuk mund te vazhdohet te luftohet cdo dite me urine dhe erresiren", shkruhet ne rreshtat e thirrjes qe kjo organizate i ben popullit te Tiranes. Me nota teper serioze dhe kercenuese, organizata T.K. qe thote se ka mbeshtetje te gjere ne popull, u eshte drejtuar jo vetem politikaneve te sotem te spektrit politik shqiptar, por edhe organeve te rendit dhe Sherbimit Informativ Shteteror(SH.I.SH.). "Te gjithe ata politikane qe do te kerkojne te hedhin balte ose do te kerkojne t'i kundervihen kesaj organizate popullore, do te kene pasoja shume serioze, qofte policia apo SH.I.SH. Ky eshte nje paralajmerim per organet e Rendit, qe te mos nderhyjne diten e zgjedhjeve, diten e revoltes", shkruhet ne rreshtat e meposhtem te thirrjes publike te organizates T.K. Nga ana tjeter, ajo, u kerkon qytetareve te Tiranes qe te mos bien me ne ate qe e cileson, "si kurth te politikaneve per te sjelle demokracine, pasi komunistet e dikurshem te Enver Hoxhes vazhdojne te jene ne pushtet". Sipas saj, " ka ardhur koha qe populli t'i tregoje vendin Sali Berishes qe eshte po aq gjarper sa Fatos Nano, Genc Pollos qe eshte po aq gjarper sa Fatmir Mediu, Skender Gjinushit qe eshte po aq gjarper sa shume e shume kryetare partish te tjera, qe po ja marrin frymen ketij populli per t'u pasuruar dhe jo per te punuar dhe menduar per te". Faktikisht, kjo organizate thote se me ndihmen e (O.F.P.) dhe (SH.S.F.P.SH.) si dhe organit kryesor (T. K.) kane hetuar dhe jane ne gjendje te demaskojne me te gjitha format kriminelet dhe gjakpiresit e ketij populli. Nderkohe, ne rreshtat e thirrjes publike organizata fantazem akuzon Sali Berishen , Fatos Nanon dhe Jozefina Topallin si njerez qe kane djeni per vrasjen e Azem Hajdarit dhe kete gje, ajo, do ta provojne shume shpejt me fakte reale ne kohen e duhur. Ne fund, organizat (T. K.) thote "se qe prej 10 vjetesh po punon per nje politike ne favor te popullit shqiptar, per te vendosur nje qeveri me njerez te vuajtur, por politikane shume te zote", nderkohe qe njofton se me 12 tetor, do te jene ne revolte gjithe qytetet e Shqiperise per te permbysur sistemin aktual politik.
gazeta "korrieri"