Trajtim alternativ për dhimbjet e shtyllës kurrizore - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz provojnë dhimbje të shpinës. Kur dhimbja është e madhe, disa marrin injeksione me steroid në shtyllën kurrizore.


Por këtë gjilpëra me steroid kanë efekte anësore – shtim të sheqerit në gjak, përshpejtim të sëmundjes së kockave, dhe vështirësojnë shërimin e një plage.

Por, çfarë ndodh nëse një gjilpërë pa-steroid mund të sjellë pakësimin e dhimbjeve?

Shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins shqyrtuan më shumë se 40 studime dhe zbuluan se gjiplpërat pa-steroide kundër dhimbjeve në shtyllën kurrizore kanë diçka të përbashkët me gjiplërat me steroide – ato të dyja ofrojnë lehtësim dhimbjesh më shumë sesa një trajtim i tretë i përqorur zakonisht. Kjo do të thotë se gjjilpërat pa-steroide mund të ofrojnë të njëjtin përfitim, si gjilpërat me sterode, por pa efekte të anësore.

b.gif
 
Top