Trajneri kuqezi është rikthyer në stërvitje për të gjetur zgjidhje të reja për Milanin

Leonardo, ditën e hënë, ka qenë në Brazil tek familja e tij, por është kthyer dje në Milanelo, në kohë për rifillimin e stërvitjes. Dhe në Milanelo ka gjetur Adriano Galianin, administratorin e deleguar që shpesh largohet nga zyra e tij dhe shkon të takojë skuadrën në momente delikate. Me Galianin flas gjithmonë, nuk ka nevojë për asnjë raportim, ka thënë Leo. Ndoshta nuk ka patur nevojë për një raportim të shkruar, por sigurisht të dy kanë folur gjatë pas derbit.

SHPJEGIMET - Kam folur me Leonardon dhe më ka dhënë përgjigje të kënaqshme në lidhje me atë, që ka ndodhur të shtunën. Duhet të rikthehemi menjëherë të grumbullojmë pikë. Ky ka qenë komenti i Galianit, i cili ka tentuar ta rikthejë në normalitet situatën që është krijuar pas humbjes së thellë të pësuar në derbi dhe kritikave të shumta, që kanë shënjestruar stafin teknik për shkak të vonesës së zëvendësimit të Gatuzos, e cila ka shkaktuar padurim dhe në fund nxjerrjen me kartonin e kuq të lojtarit. Ditën e hënë Rino ka bërë të ditur se ka qenë faji im, nuk doja të dilja, kisha turp. Kështu, shpirti i tij luftarak këtë herë e ka shtyrë të gabojë.

ABATE - Tre ditë pas humbjes me Interin ndihet erë ndryshimesh në shtëpinë e Milanit, mbi të gjitha në mbrojtje. Paraqitja jo shumë e mirë e Jankulovskit kundër zikaltërve duket se ka bindur Leonardon që ta lërë në stol lojtarin çek. Në vendin e tij do të aktivizohet i riu Abate. Lojtari i kombëtares italiane Under-21 do të aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtjes me Zambrotën që do të kalojë në krahun e majtë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=846. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=846