The decatur
Perjashtuar nga Albforumi
Tekniku norvegjez: Mirë në fushë, vështirë tu shënosh.
Rekdal: I ndoqa në Luksemburg, është skuadër luftarake.
Duhej të ishte në stadium për të ndjekur nga afër kundërshtarin e radhës, ndaj edhe Kjetil Rekdal nuk ka munguar në stadiumin e Grevenmakerit për të parë dhe analizuar më mirë Tiranën e Rubios. Menjëherë pas kualifikimit të bardhebluve, trajneri i Alesundit ka bërë një rezyme të kundërshtarit, duke e vlerësuar lojën e Tiranës, por nuk ka nguruar të pohojë se ekipi i tij jo vetëm që nuk do pësojë gol në ndeshjen e parë në Shqipëri, por ka shanse të mëdha kualifikimi. E pashë ndeshjen dhe natyrisht Tirana ishte më e qetë, pasi kishte fituar takimin e parë 2-0.
Në të tilla kushte arriti që të ulte tempin e kundërshtarit duke e sjellë lojën në kushtet që ajo dëshironte. Teknikisht ishte një skuadër e mirëvendosur në fushë dhe nuk u rrezikuan aq shumë nga ana e luksemburgasve. Kontrolluan lojën duke përdoruar kundërsulmin. Pas këtij takimi kam një ide më shumë për kundërshtarin, ka pohuar fillimisht Kjetil Rekdal. Ai ka qenë së bashku me asistentin e tij, Kent Bergersen dhe trajnerin e portierëve, Frank Matiesen, në Luksemburg, për të bërë edhe një rezyme më të qartë për skuadrën që drejton aktualisht Hulian Rubio.
Luajmë javën tjetër në Tiranë, të enjten ndaj tyre. Nuk di të jap një parashikim të saktë, pasi mund të ketë surpriza, sikundër vjet që kaluam tri ture duke bërë që edhe ne vetë të çuditeshim me ecurinë tonë të mirë. Gjithsesi, duke pasur një ide tani për kundërshtarin që kam përballë, mund të them se të paktën nuk do pësojmë gol në takimin e parë për të kërkuar kualifikimin në fushën tonë. Kemi një javë kohë për tu stërvitur dhe për tu përgatitur, deri të mërkurën tjetër kur ne do të udhëtojmë drejt Shqipërisë me një avion çarter, ka pohuar tekniku i Alesundit. Kujtojmë se vitin e shkuar kjo skuadër eliminoi uellsianët e Neath, hungarezët e Ferencvarosh dhe suedezët e Elsborg, para se të humbte në play-off me holandezët e AZ Alkmar.
Gjika, 50 mijë euro për kualifikim
Te klubi vlonjat nuk i humbasin shpresat edhe pse kanë humbur ndeshjen e parë 0-1 ndaj Honvedit . Drejtuesit kanë besim që skuadra e tyre mund të realizojë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë dhe të sigurojë një biletë, që jo vetëm do shtonte prestigjin e klubit, por edhe do mbushte arkën. Presidenti Shpëtim Gjika u ka premtuar lojtarëve të tij plot 50 mijë euro premio nëse ia dalin mbanë që të kualifikohen. Një shpërblim shumë i majmë, i cili kalon gjysmën e shifrës që fiton klubi nga UEFA për kalimin e fazës. Nuk është vetëm çështje motivimi, por edhe një shenjë vlerësimi. Nëse Flamurtari kualifikohet, ky është një gëzim për gjithë shqiptarët, ka pohuar Gjika.
Lika zmbraps Teutën: Do mbrohemi
Humbja e ndeshjes së parë 0-3 e Teutës bën që durrsakët ti shpëtojë sot vetëm një mrekulli. Megjithatë, trajneri Hasan Lika premton se nuk kanë bërë një rrugë aq të gjatë vetëm për të zhvilluar një ndeshje formale. Nuk kemi ardhur në Gjeorgji sa për tiu përmbajtur rregullave dhe thjesht për të zhvilluar takimin e kthimit. Kemi udhëtuar me mijëra kilometra për të bërë një paraqitje dinjitoze. Nuk kemi se çfarë të humbasim, nuk duhet të shërbejë si arsye që ne të hidhemi të gjithë në sulm ndaj Metalurg Rustavit. Nëse do vepronim kështu, do rrezikonim që të pësonim një tjetër humbje të thellë, ndaj do të bëjmë lojën që dimë më mirë: mbrojtje dhe kundërsulm.