Tragjedia ne Llogara, identifikohen viktimat

Tragjedia ne Llogara, identifikohen viktimat

Identifikohen viktimat e aksidentit te rende qe ndodhi ne Qafen e Llogarase mbreme vone, kur nje vinc doli nga rruga dhe u permbys, duke i bllokuar ne kabine personat qe udhetonin brenda.

Kastriot Hoxha nga Krapsi i Fierit dhe Asqeri Allanjaku po nga Fieri jane dy viktimat e aksidentit. Ne automjet udhetonin edhe 4 persona te tjere, te cilet kane mundur te shpetojne nga aksidenti tragjik.

Policia qe shkoi ne vendin e ngjarjes e pati shume te veshtire te nxirrte trupat e viktimave nga kabina e deformuar.

Nderkohe mesohet se te 6 personat qe udhetonin me vinc ishin punetore te nje firme ndertimi dhe punonin ne nje objekt ne zonen e Himares.

Punetoret e aksidentuar per shkak te largesise me vendbanimin e tyre udhetonin cdo dite ne kete aks rrugor.

Nderkohe po gjate dites se djeshme, ne pjesen jugore te Llogarase, eshte shenuar nje tjeter aksident me pasoje vdekje.

Arjan Qesku nga Vlora, mbeti i vdekur pasi humbi kontrolin e makines ne vendin e quajtur qendra e vrojtimit e per pasoje makina perfundoi ne humnere.

Policia tha se viktima po udhetonte i vetem dhe pervec shpejtesise se madhe dyshohet qe ne castet e aksidentit ka qene i pakujdesshem per te drejtuar automjetin ne nje nga kthesat e forta te Qafes se Llogarase. /tch/

noUqKOFByxQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22649. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22649

Top