Tragjedia në det, porti i Durrësit nuk kapi asnjë sinjal. Nuk ka pajisje satelitore

Durrës – Megjithëse tragjedia në det ndodhi vetëm pak milje larg portit të Durrësit, kapiteneria e këtij porti nuk ka kapur asnjë sinjal lidhur me atë që kishte ndodhur ne det. Kapiteni i portit të Durrësit Hysni Aruçi, duke folur për herë të parë për këtë ngjarje të rëndë, thotë se tashmë vetëm një mrekulli mund të sjellë në breg të mbijetuar. “Kapiteneria e këtij porti nuk ka kapur asnjë sinjal alarmi të lëshuar nga dy anijet e përplasura, ndërkohë që i vetmi sinjal satelitar që ka lëshuar anija e mallrave “Reina 1” është dhënë nga pajisjet pas mbytjes së saj dhe është kapur nga autoritetet portuale në Mal të Zi dhe Itali, por jo në vendin tonë ku pajisjet për kapjen e sinjaleve satelitare mungojnë”. Gjithashtu ai shton se hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë do të kryhen në Itali nga autoritete të investigimit turk dhe maltez. Hetime të cilat do bazohen në ligjet ndërkombëtare të incidenteve detare. Gjatë ditës së sotme dy të mbijetuarit janë vizituar nga ambasadori turk Hasan Ashan, në spitalin e Durrësit.
Kerkimet nderkohe vazhdojne, por pak shprese ka per gte gjetur te mbijetuar.
 
Top