Tragjedia e Otrantos, Iniciativa e qeverise!!!

Tragjedia e Otrantos, Iniciativa e qeverise!!!

Sic thuhet, cdo gje reale e ka nje kuptim dhe shpjegim racional te ekzistences se saj. Dhe gjithkush e di se trafikimi i njerezve, i droges dhe i prostitutave eshte nje nga bizneset me reale ne Republiken e Shqiperise, ndryshe nga endrrat tona qe Kryeministri yne, Nano, me te drejte, i ka quajtur "virtuale". Dhe, duke dashur te shpjegosh ne menyre racionale kete realitet, nuk mund te mos vish tek thelbi i ceshtjes. Thelbi i ceshtjes eshte se ne kemi ngritur nje sistem ekonomik qe bazohet pikerisht ne shtrydhjen e te ardhurave, djerses, mundit te shumices se njereve te ketij vendi nga nje pakice maskarenjsh dhe aventurieresh. Problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem politik qe bazohet ne shfrytezimin e injorances se shumices se varfer te shqiptareve nga nje grusht maskarenjsh dhe aventurieresh. Problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem, qe as nuk i mbron dot keta njerez nga maskarenjte dhe aventurieret. Po ende, problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem vlerash qe i ben keta maskarenj te ndjehen krenare per pasurine e tyre. Po ende, problemi eshte se keta maskarenj, jo vetem ndjehen krenare, por kane edhe percmim per ata viktimat e paditur e te pazot qe rropaten kushedi se ku e se si per te bere 1300 euro per t'u paguar atyre udhetimin. I shohin madje si miza qe mund t'i shkelin edhe me makine dhe askush te mos guxoje te pyese per fatin e tyre. Kujtesen e piramidave e kemi te fresket. Mos pandehni se ka ndonje ndryshim, ne thelb, kjo ngjarje nga ajo e piramidave. Edhe ajo ishte nje histori me maskarenj dhe aventuriere me njeren ane dhe njerez te varfer e te pambrojtur nga shteti dhe drejtesia me anen tjeter. Madje edhe atehere u tha dhe vazhdon te thuhet: c'faj kishte shteti kur njerezit shkonin vete te conin leket ne piramida?

Dhe, kur flas per sistem, nuk e kam fjalen thjeshte e vetem per pese njerez qe na udheheqin, as per ata policet e implikuar dhe as per shefat e tyre. Jo, e kam fjalen se ata pronaret e skafit qe me siguri ate darke kane qene duke pire ne ndonje nga lokalet me lluksoze te Tiranes, Shkodres apo Vlores, ne mos qofshi vete pronare te ndonjerit prej atyre lokaleve, jane miqte tane te perditshem, jane sistemi yne i vlerave qe po ngreme. Problemi i madh eshte se ne forma te tjera, "me te buta" filozofine e hedhjes ne det te njerezve te varfer per nje grusht para e gjen ngado te heshesh syte ne kete Shqiperie reale te Fatos Nanos, qe nga shkollat e spitalet e deri ne Kryeministri. Kjo ngjarje nuk eshte vecse shprehja me tragjike dhe me ekspresive e nje fenomeni mbareshqiptar. Problemi eshte se sot ka humbur kuptimin edukimi tradicional i njeriut ashtu sic behet ne te gjithe boten: pra te mendosh se duhet te studiosh mire ne shkolle, pastaj te punosh gjate e me nder qe te aftesohesh per te qene njeri i nderuar e i paguar. Sot mjafton te marresh nje thes me "miell" e ta trafikosh e pastaj te vish me nje thes me dollare, ta ndash me politikanet, e te zaptosh qendren e qyteteti apo kryeqytetit e te behesh i nderuari e me i nderuari nga e gjithe e ashtuquajtura elite politike e kulturore. Sipas meje, ne ulerasim sa per forme kur ndodhin ngjarje te tilla, apo kur shohim pese ushtare te uritur seksualisht qe abuzojne mbi nje prostitute, sic ndodhi para ca kohesh. Sepse ne dreke apo darke shkojme e shtrohemi ne nje nga restorantet e bukura te ngritura me parate e fituara nga trafiku i prostitutave dhe i njerezve dhe pastaj shkojme e fleme ne vilat qe i kemi bere me parate qe, tek e fundit, e kane burimin tek grabitja e njerezve te pambrojtur.

Prandaj mendoj se kjo ngjarje nuk do te ndryshoje asgje me denimin e pese apo dhjete vetave, as me doreheqjen e pese apo dhjete ministrave dhe te vete Kryeministrit. Kjo ngjarje do t'i sherbente shoqerise, per te ndryshuar dicka, nese sejcili nga ne, pasi te ngrinte pyetjen: "sikur te isha une a do ta nisja nje gomone te tille" do te thellohej dhe do te kuptonte se per nisjen e asaj gomoneje drejt vdekjes- qe fare mire mund te sherbeje si metafore e rruges nga po shkon Shqiperia e drejtuar nga maskarenj dhe aventuriere- kemi pergjegjesi te gjithe. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top