Tragjedia e 28-es.

Djep

Forumium maestatis
Tragjedia e 28-es.

Me duhet ta risjell perseri kete shkrim timin (e kisha postuar diku, para dy vjetesh) duke pare se per te disatin vit askush nuk u kujtua per diten e djeshme. Dhe eshte per te vene duar ne koke, se nuk ke si ta shprehesh ndryshe habine dhe trishtimin...:


Sa shpejt harrojme ne shqiptaret?!
Vetem 7 vjet nga dita e djeshme, mbi 120 shqiptare i hipen nje anijeje (anije i thencin) per te mos i zbritur me kurre (shumica) e per tu varrosur bashke me te ne fund te Adriatikut, ne mes te Otrantos, diku mes Ferrit dhe 'parajses'. "Sibilla", anija e kobshme italiane e kish kryer misionin me sukses...
U be zhurme e madhe atehere; shume njerez e pushtetare te 'tokes se premtuar' qane me lote krokodili. Vendi fqinj na siguroi se drejtesia do te vihej ne vend, dhe se shpirtrat qe mizorisht u hodhen pergjithmone ne thellesite e sketerra te asaj nate -sic hidhen fajtoret ne flaket e Hadit-, do te gjenin prehje nje dite.
Kane kaluar 7 vjet tashme... Shume lote u derdhen e shume zemra u plagosen ne ate vendin e vogel pertej Adriatikut. Dhe mbas 7 vjetesh ato lote akoma s'u thane, e atyre zemrave akoma s'u jane mbyllur plaget. Atje, ne 'token e premtuar', dje me siguri -njerez e pushtetare bashke- qane ne kishe per vdekjen e Zotit Krisht, ndoshta me te njejtat lote krokodili.., apo ndoshta pergatiteshin per festimin e Pashkes, benin "shopping", mbushnin frigoriferet, etj etj. E kush pati kohe te kujtonte 28 Marsin e 97-es? E kush valle e mban mend? Edhe vete shqiptareve u duket sikur kane kaluar shekuj, apo jo...?
Por po t'i hipesh nje barke dhe te vozisesh naten Adriatikun, mu midis brigjeve te Vlores dhe Puglia-s, akoma mund te degjosh jehonat dhe britmat e agonise se dhjetra grave e femijeve qe kerkojne shpetim tek perpihen nga dallget e ftohta te nates...
Titaniku u perplas me nje ajsberg.., ndersa "I Katerti i Rades" u perplas me nje anije e cila kish marre urdherin e prere "Fundosini zgjebaraket. Dhe tu behet mesim...!"

"S'u prish bota, as fukaralleku s'mori fund!" -do te perfunonte duke thene Nonda Bulka.
 
Top