Tragjedi ne Kucove....:

Tragjedi ne Kucove....:

Duke ju hedhe nje sy shtypit te dites mbeta pa fjale tek po lexoja kete artikull.

Nje familje shuhet komplet, vritet babai, nena shtatzane dhe femija 2 vjecar.

Te tre jane ekzetuar barbarisht me bresheri kallashnikovi dhe atehere i kane vene ne divan ku i kane dhene dhe nje plumb kokes te treve si mos te kishte mjaftuar.... Mbeta pa fjale, dhe vetem dicka me vinte ne mendje femija 2 vjecar.....dhe ai kriminel qe nuk i eshte dridhe dora me vra nje femije.
A kane zemer keto njerez?? Cfare tragjedie...akoma jam pa fjale se nuk arrij me e kuptuar se sa mizore jane disa njerez.

<font color="red"> Zoti qofte me to, ngushellime familjareve </font>
 

peson

Primus registratum
Re: Tragjedi ne Kucove....:

MARRE NGA GAZETA SHQIPTARE
Ekzekutohen në dhomën e ndenjës, i vrarë dhe një foshnje 2 vjeçe




Shuhet familja në Kozarë tre kufoma katër viktima






Një breshëri automatiku, tre kufoma, katër viktima. Një familje është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes në Kozarë të Kuçovës. Ortioni, vetëm dy vjeç, e ëma Florie Mara, 25 vjeçe, shtatëzanë me një fëmijë 5-muajsh dhe kryefamiljari Shpëtim Mara, 30 vjeç, janë qëlluar për vdekje në dhomën e ndenjës të banesës së tyre. Vogëlushi është gjetur në krevatin ku e kishin vënë të flerë, kurse dy bashkëshortët në divanin pranë sobës ku ishin ulur. Muret dhe dyshemeja ishin mbuluar nga gjaku I viktimave, ndërsa përreth ishin shpërndarë gëzhojat e shumta që mbushnin dhomën. Mbi tubin e sobës me dru në mes të dhomës gjendeshin ende të nderurua pantallonat e Shkëlqimit, të cilat ai do t’i vishte dje në mëngjes. Kufomat e përgjakura janë gjetur nga i vëllai i Shpëtimit mëngjesin e ditës së djeshëm. Kishin qenë të gjithë bashkë një natë më parë dhe tashmë në atë dhomë ishte gjithçka e pajetë, madje edhe soba ishte fikur dhe ftohur. Ngjarja ka qenë mjaft tronditëse jo vetëm për familjen Mara, por për mbarë banorët e kësaj zone.

Ekzekutimi
Autorët sipas policisë kanë qenë më shumë se një. Ata kanë mbrritur me makinë deri në sheshin përpara oborrit të shtëpisë së re. Nuk e kanë patur problem të kalojnë portën e vogël dhe të përshkruajnë 10 metrat që i ndante nga dera kryesore e banesës. “Nuk e kishte zakon ta mbante derën mbyllur, pasi thoshte se ishte njëri që merrej vetëm me punë dhe nuk kishte arsye për t’u ruajtur. Pastaj shtëpia tjetër është e të vëllait dhe të gjithë ne rrotull kishim lidhje gjaku dhe hyjmë e dalim te njëri-tjetri”, të thotë Shpëtim Skraparlliu, I afërm i Shpëtimit. Autorët vetëm sa e kanë shtyrë derën dhe kanë hyrë në korridor. Ata kanë gjetur në befasi të zotët e shtëpisë, të cilët ishin mbledhur rreth sobës. Nuk dihet se edhe për sa kohë do të jetë enigmë ajo që ka ndodhur në ato çaste. Sipas policisë në fillim arma është zbrazur në drejtim të Shpëtim dhe një plumb I vetëm në kokë i ka marrë jetën atij. Kurse Florien nuk e kanë lënë të shkojë e të mbrojë foshnjën. Një breshëri automatiku e ka rrëzuar atë të pajetë në momentin që është shkëputur nga divani për të shkuar në drejtim të krevatit ku qëndronte i shtrirë vogëlushi i saj dy vjeç. Ishte shtatëzanë në muajin e pestë dhe shtatzania e saj ishte e dukshme, por dora vrasëse nuk e ka kursyer atë. Nuk janë mjaftuar me kaq autorët. Sikur të donin të shuanin çdo gjurmë të kësaj familje ata i janë sulur foshnjës. Arma ka qëlluar sërish, duke e çuar në tre numrin e të ekzekutuarve.
Vrasësit duket se kanë patur kohën e duhur në dispozicion për të fshirë gjurmët. Edhe pse kishin realizuar një masakër të vërtetë ata nuk kanë harruar të mbyllin të gjitha dyert dhe të largohen. Askush nuk i kanë parë të largohen, ndonëse në orët e natës ata nuk e kanë patur të vështirë të ikin. Breshëritë armëve nuk janë dëgjauar nga askush dhe kjo ua ka lehtësuar punën autorëve të largohen. Koha nga ekzekutimi deri në zbulimin e krimit i ka lënë kohë autorëve që edhe nëse ishin të strehuar te ndonjë i afërm apo i njohur i tyre të largoheshin qoftë edhe me makina të rastit.

Floria
Gruaja e shtëpisë ishte në muajin e 5 të shtatëzanisë. Ajo është qëlluar me një breshëri automatiku kur është sulur drejt foshnjës së saj dy vjeç. Nuk mundi ta shpëtojë.

Ortioni
Vetëm dy vjeç, është viktima më e pafajshme e masakrës. Ai duke fjetur në një nga krevatet e dhomës së ndenjes, kur kanë hyrë vrasësit dhe nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte.

Viktimat

Shpëtim Mara, 30 vjeç, kryefamiljari, i vrarë me plumb në kokë.

Florie Mara, 25 vjeçe, bashkëshortja e Shpëtimin, e cila ishte shtatëzanë e muajin e pestë. U qëllua me brëshëri.

Ortion Mara, fëmija i tyre 2 vjeç, ishte qëlluar me një plumb.
 
Top