trafiku i organeve, klinika ne shqiperi dhe greqi
Gazeta “Ta Nea” boton një raport konfidencial të Ambasadës Greke në Tiranë për trafikun e organeve të fëmijëve
Trafiku i organeve, klinika në Shqipëri dhe Greqi
“Më ‘98 u vranë fëmijë të jetimores së Tiranës. Organet janë çuar në Itali me valixhe diplomatike”
Shekulli
TIRANË- Rishfaqen në “skenë” klinikat famëkeqe të organeve njerëzore, edhe pse autoritetet shqiptare e kanë mohuar njëzëri ekzistencën e tyre. Pas alarmit të përhapur nga Komisioneri i Jashtëm i BE, Kris Paten, është gazeta greke “Ta Nea”, ajo që ka botuar një raport konfidencial të Ambasadës Greke në Tiranë, ku konfirmohet ekzistenca e tre klinikave të transplantit të organeve, në Fier, në Durrës dhe në Selanik. Sipas këtij raporti, viktima të këtij trafiku të frikshëm janë fëmijët e jetimores së Tiranës, por edhe ata me të meta mendore. Rrjeti që merrej me trafikun e organeve të fëmijëve shqiptarë përbëhet nga mjekë grekë, italianë dhe shqiptarë, të cilët po hetohen nga organet gjyqësore të Selanikut. Sipas raportit të botuar në “Ta Nea”, hetimet kanë filluar pasi Ambasada Greke në Tiranë i ka dërguar një raport konfidencial qeverisë helene.
Trafiku
Sipas raportit të mësipërm, hetimet janë kryer nga policia shqiptare dhe italiane, të cilat i kanë kërkuar autoriteteve greke hetime për këtë çështje. Viktima të trafikut të organeve janë të miturit e jetimores së Tiranës dhe fëmijët me të meta mendore. Trafiku i organeve të fëmijëve ka filluar që në vitin 1994 dhe organizohej në tre klinika transplanti, në atë të Durrësit, të Fierit dhe në një qytet të Greqisë. Raporti që gjendet në duart e hetuesve grekë, sipas “Ta Nea”-s është përpiluar nga organet policore shqiptare dhe italiane. Ndërkaq, drejtësisë greke i kërkohet që të hetojë dhe dënojë personat e implikuar në këtë trafik çnjerëzor. Në raport përmendet emri i një mjeku grek, i njohur si “doktor Frankenshtain”, i cili në të shkuarën është dënuar për birësime të paligjshme nga jetimoret.
“Ta Nea” e cila citon raportin thotë se ndërmjetësit “peshkonin” më së shumti fëmijë me të meta mendore të familjeve të varfra shqiptare. Këta fëmijë dërgoheshin ilegalisht në Greqi, nëpërmjet doganës së Kapshticës apo kufirit greko-maqedonas.
Jetimët e Tiranës
Siç cilësohet në raport, fëmijët e jetimores së Tiranës “furnizonin” më së shumti klinikat çnjerëzore. Kështu, në vitin 1998 u vranë shumë fëmijë për trafik organesh, ndërkohë që prindërit e tyre i kanë gjetur arkivolet bosh, kur i kanë hapur. Raporti citon edhe raste kur trupat e të miturve janë gjetur nëpër arkivole, por në to dalloheshin dukshëm shenjat e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kreu i këtij rrjeti cilësohet një mjek italian, i cili kishte lidhje të ngushta me mjekët shqiptarë që përfshihen në këtë histori si dhe me ata grekë. Mjeku italian cilësohet si tepër i fuqishëm për lidhjet e tij me ish-diplomatë dhe ish-anëtarë të qeverisë shqiptare. Në raportin që Ambasada Greke në Tiranë i ka përcjellë qeverisë helene thuhet se kanë qënë pikërisht njerëzit me pushtet ata që transferonin organet nga Shqipëria në Itali, nëpërmjet valixheve diplomatike. Këta të fundit u shpëtonin kontrolleve doganore,edhe pse kishin me vete çantat me azot, brenda së cilave ndodheshin organet e fëmijëve shqiptarë.
Hetimet
Reagimet e autoriteteve shqiptare të drejtësisë për ekzistencën e klinikave të transplantit kontestohen nga raporti i përfaqësuesve të Ambasadës Greke në Tiranë, i cili i cituar nga gazeta greke thotë se hetimet për këtë rrjet çnjerëzor trafiku janë kryer në Shqipëri dhe në Itali. “Raporti i Ambasadës Greke në Tiranë përfshin informacionet që mblodhën nga organet hetimore shqiptare dhe italiane, pa u vënë ende në lëvizje proceset gjyqësore kundër personave që emërtohen, ndërsa duhet të bëhen edhe hetimet e nevojshme në Greqi”,-thuhet në gazetën “Ta Nea”. Ndërkaq, hetimet e tanishme janë përqendruar në një klinikë të Selanikut, ku implikohen si të përfshirë në trafikun e organeve të fëmijëve shqiptarë 8 mjekë grekë.
12/05/2004
KATEGORIA: Kronikë nga Tirana