Toyota tërheq 3.8 milionë automjete

Toyota tërheq 3.8 milionë automjete

Toyota.jpg

Prodhuesi më i madh i automjeteve, Toyota Motor Corporation, ka njoftuar se nga tregu amerikan do të tërheq 3.8 milionë automjete. Arsyeja e tërheqjes së gjitha këtyre automjeteve janë shtresat e plastikës ku vozitësit i pushojnë këmbët të cilat mund të bëjnë papuçen e gazit të ngujohet dhe të sjellin deri tek aksidenti.</p>


Nga Toyota kanë thënë se janë duke punuar me shërbimet shtetërore amerikane për zgjidhjen e këtij problemi dhe kanë paralajmëruar se pronarët e automjeteve ndoshta do të informohen qysh javën e ardhshme.</p>


Zëdhënësi i Toyotas për SHBA Irv Miller ka thënë se pronarët do të duhej të largonin këto shtresa nga automjetet e tyre derisa të mos gjendet një zgjidhje.</p>


“Papuçja e ngujuar e gazit mund të bëj automjetin që të ecën shumë shpejt, me çrast mund të bëhet shumë e vështirë që ai të ndalohet dhe të sjell deri tek aksidenti, lëndimet apo vdekja, ka tërhequr vërejtjen Miller.
toyotashtresa.jpg

Shërbimet federale amerikane kanë njoftuar se kanë pranuar 102 raste të aksidenteve në të cilat ishin përfshirë automjetet e Toyotas, e për të cilat ndoshta do të mund të kenë qenë fajtore pikërisht këto shtresa.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1142. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1142
 
Top