Toyota tërheq 3.8 milionë automjete nga tregu

Albforumi

Primus registratum
Toyota tërheq 3.8 milionë automjete nga tregu

toyota-300x187.jpg
Prodhuesi i automjeteve, Toyota Motor Corporation, ka bere te ditur  se ka  tërhequr nga tregu amerikan 3.8 milionë automjete. Arsyeja e tërheqjes e këtyre automjeteve janë shtresat e plastikës ku vozitësit i pushojnë këmbët të cilat mund të bëjnë shtypsin e gazit të ngujohet dhe të sjellin deri tek aksidenti.

Toyota kanë thënë se janë duke punuar me shërbimet shtetërore amerikane për zgjidhjen e këtij problemi dhe kanë paralajmëruar se pronarët e automjeteve  do të informohen që në  javën e ardhshme.

Zëdhënësi i Toyotas për SHBA Irv Miller ka pohuar se pronarët do të duhej të largonin këto shtresa nga automjetet e tyre derisa të mos gjendet një zgjidhje.

“Shtypsi i ngujuar i gazit mund të bëj automjetin që të ecën shumë shpejt dhe  me  mund të kete  shumë e vështirësi që ai të ndaloj makinën dhe të sjell pasoja deri në aksidentë, lëndimet apo vdekja, ka tërhequr vërejtjen Miller.

Shërbimet federale amerikane kanë njoftuar se kanë pranuar 102 raste të aksidenteve në të cilat ishin përfshirë automjetet e Toyotas, e për të cilat ndoshta do të mund të kenë qenë fajtore pikërisht këto shtresa.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=759. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=759

Top