Toyota braktis Formula 1?

Albforumi

Primus registratum
Toyota braktis Formula 1?

toyota_F1-300x225.jpg
Nga Kriza ekonomike që e ka kapluar boten duket qe nuk i ka shpetuar as Formula 1, kështu që  pas largimit të Brixhstoun, edhe Toyota po braktis këtë sport të oktanëve. Lajmin e bën të ditur vetë kompania në një komunikatë zyrtare.

Shkak për braktisjen e Formula 1, janë zvogëlimi i shpenzimeve dhe koncentrimi në prodhimin e makinave. Pas këtij vendimi të drejtuesve të Toyotas për braktisjen e këtij sporti, Japonia ka mbetur pa asnjë përfaqësues në Formula1, me që se më parë të njëjtën e bëri Honda.

Që nga debutimi në Formula 1, në vitin 2002 ekipi i Toyotës nuk ka shënuara asnjë fitore edhe pse buxheti i saj vjetor ishte 250 milion euro. Krahas Toyotës dhe Hondës, këtë vit edhe tri kompani të tjera japoneze kanë braktisur auto-moto sportet.

Subaru dhe Suzuki u larguan nga Auto reli, ndërsa Kavasaki ndërpreu zhvillimin e motorëve në klasin mbretëror të Moto GP kampionatit. Vendimi i Toyotës për braktisje të Formula 1, donë të thotë se kanë mbetur vetëm tre prodhues të makinave për Formula1- Ferari, Mercedes dhe Reno. Kjo gjithashtu donë të thotë se vendin e Toyotas, në kampionatin e ri do të plotësojë BMW Zauber, gjegjësisht pronarët e saj të ri.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1073. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1073

Top