Topi: Duhet dialog pozitë-opozitë
Marrëdhënia e krisur mes pozitës dhe opozitës ka marrë dje vëmendjen e kreut të shtetit, Bamir Topi. Gjatë konferencës së shtypit, pas takimit me homologun çek, Topi u bëri një apel forcave politike kryesore. “Natyrisht që marrëdhëniet politike në një vend që frymëzon integrimin janë shumë të rëndësishme. Vendi, sikurse çdo vend tjetër demokratik, ka nevojë për një marrëdhënie institucionale mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëkuptohet që thirrja frekuente është për këtë lloj bashkëpunimi, i cili është jetik për të ardhmen e vendit. Ka mjaft çështje, edhe në retrospektivën e afërt, ku përtej mosmarrëveshjeve janë arritur konsensuse të rëndësishme”, deklaroi Presidenti Topi. Duke vënë theksin te bashkëpunimi, kreu i shtetit theksoi se sa më i rëndësishëm të jetë ky bashkëpunim, aq më i lehtë është procesi i integrimit. Presidenti theksoi se “ajo që kërkohet nga Europa e bashkuar është vazhdimi i reformave dhe në mënyrë të veçantë i reformës në fushën e drejtësisë. Patjetër që kërkohet bashkëpunim, jo thjesht politik, por edhe formal, për të arritur numrin e nevojshëm të konsensusit për të miratuar reformat e mëdha në drejtësi”. Topi shprehu bindjen e tij se nuk do të ketë asnjë lloj pengese, dhe askush sdo të ketë kurajo të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në vlerësimin e Topit, integrimi është një proces i sigurt, i cili do të finalizohet me sukses. Këtë koment mbi situatën politike në vend Presidenti e bëri gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi në Pallatin e Brigadave, së bashku me homologun e tij çek, Vachslav Klaus. Duke u ndalur më pas te takimi me Presidentin çek, kreu i shtetit theksoi se biseda e tyre është përqendruar në çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve. Me Presidentin çek, tha Presidenti Topi, kemi folur relativisht gjatë edhe për çështjet e zhvillimeve rajonale, pra të rajonit ballkanik, duke u fokusuar kryesisht në çështjen e Kosovës dhe të ardhmes së saj. E informova Presidentin Klaus, vijoi Topi, për stabilitetin e institucioneve të Shqipërisë, për aspiratën integruese të Shqipërisë. Po kështu edhe Presidenti çek, nga ana e tij, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Ai tha se “erdha këtu për të treguar interesin e republikës çeke për rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. Ne jemi të interesuar për marrëdhëniet politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe turistike gjithashtu. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të kemi përpara një program intensiv, të cilin presim me padurim ta përmbushim”. Duke u ndalur te çështja e vizave, një shqetësim madhor për shqiptarët, Presidenti çek theksoi se “me Presidentin Topi diskutuam për regjimin e vizave, i cili duhet të përmirësohet dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu diskutuam dhe një çështje tjetër, e cila është e rëndësishme, për një linjë direkt avionësh mes Tiranës dhe Pragës. Fluturimi direkt do të mundësonte dhe takime të tjera me Presidentin Topi”, tha kreu i shtetit çek. Gjithashtu Klaus shprehu mbështetjen e vendit të tij që edhe Shqipëria shumë shpejt të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ai bëri të ditur se e ka ftuar Presidentin shqiptar, Bamir Topi, për një vizitë zyrtare në Çeki.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23567. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23567