Topi dekreton Berishën kryeministër, pritet qeveria e re
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar pak më parë kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Përmes një dekreti, kreu i shtetit Bamir Topi, në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, ka dekretuar Sali Berishën, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Dekretimi vjen pak kohë pasi Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit organizativ paraqiti pranë Presidentit të Republikës Bamir Topi një shkrese zyrtare për mandatimin e Berishës si kryeministër. Vetëm pas këtij hapi, kreu i ekzekutivit do të paraqesë listën e ministrave të rinj dhe do t’ia propozojë për votim Kuvendit bashkë me programin qeverisës. Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Më pas, Kryeministri i emëruar duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Lista e ministrave të rinj do të jetë një tjetër kompetence e Kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas burimeve, është në përfundim të tij. Pas propozimit të listës, ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve.

Ndërsa dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Prej ditësh, Kryeministri Berisha është përfshirë në një proces negociatash të vazhdueshme për formimin e qeverisë së re.

Pas përfundimit të negociatave me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Kryeministri Berisha po negocion gjatë me të vetët, me qëllim ruajtjen e ekuilibrave brenda partisë. Si asnjëherë tjetër, ashtu siç e ka pranuar edhe ai vete në daljet publike, lista e re e qeverisë ka qenë e vështirë për të, për shkak edhe të përfshirjes ë LSI-së, e cila deri para zgjedhjeve ishte e paparashikuar për bashkëqeverisje.

Berisha pritet të përfundojë qeverinë vetëm brenda dy ditëve, ndërkohe që nga kjo përbërje, padyshim pritet që të shfaqen edhe pakënaqësi, të cilat Kryeministri Berisha do t’i justifikojë me faktin se nuk ka vend për të gjithë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4489. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4489
![imagebutton.gif](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fapi.tweetmeme.com%2Fimagebutton.gif%3Furl%3Dhttp%253A%252F%252Fwww.webshqip.com%252Fnew%252Ftopi-dekreton-berishen-kryeminister-pritet-qeveria-e-re.html&hash=ce7c58877e8452e614e9b29797e9b1ec)
![topi-dhe-berisha-300x194.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.webshqip.com%2Fnew%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Ftopi-dhe-berisha-300x194.jpg&hash=98a9e9a27b4e9ad43f410836943c20e5)