Topi, apel gjyqtarëve: Hidhni poshtë tentativat për influenca
Reformim të sistemit gjyqësor si kusht për integrimin në BE dhe bashkëpunim mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për të kontrolluar gjykatat. Këto kanë qenë dy nga mesazhet e dhëna prej presidentit të vendit Bamir Topi, njëherësh kreu i KLD-së gjatë mbledhjes së sotme.
Kreu i shtetit i bëri thirrje gjyqtarëve të jenë fanatikë të zbatimit të ligjit, duke denoncuar çdo abuzim. Ai ka pohuar se ka marrë shumë ankesa për ndikim në vendimin për çështje të ndryshme ligjore. “I bëj apel të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të hedhin poshtë çdo tentativë për influenca, mos operoni në mënyrë informale. Ju kërkoj edhe të denonconi çdo ndërhyrje, që të ketë barazi para ligjit”, tha Topi.
Sipas tij, duhet punuar për kontroll të gjyqësorit, sidomos për ato çështje që kanë ndjeshmëri të lartë.
“Duhet ta fitojmë betejën me krimin në çdo lloj niveli dhe me çdo kusht. Vetëm kështu do të jemi të qetë para qytetarëve se kemi dhënë drejtësi”, tha Topi, duke shtuar se rritja e eficencës së gjyqësorit kërkon një përkushtim të të gjithë aktorëve të interesuar.
“Kemi pasur mundësi të riorganizojmë gjykatat në rang kombëtar dhe të ketë një përqasje me ligjin organik për funksionimin e gjyqësorit. Në kuadër të kësaj, do t’i hapim rrugë edhe lëvizjes së gjyqtarëve, jo vetëm plotësimit të vendeve vakante siç bëhet zakonisht”, tha më tej Topi.
Në mbledhjen e radhës kanë qenë të pranishëm edhe ministri i ri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Sipas tij, duhet forcuar edhe më tej bashkëpunimi mes KLD-së dhe ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkohë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se do të ketë raport inspektimi për gjyqtarët, duke pranuar se shpesh ka dy standarde për trajtimin e çështjeve gjyqësore.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22783