Topalli përgënjeshtron Uidhersin: Takimi i djeshëm, për Drejtësinë

Topalli përgënjeshtron Uidhersin: Takimi i djeshëm, për Drejtësinë

TIRANË (UPDATE) -Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli deklaroi se takimi i djeshëm me ambasadorin amerikan dhe ata të BE-se ishte për reformën në drejtësi dhe jo për bojkotin e PS-së. Në një prononcim dhënë sot për mediat Kryetarja e Kuvendit, kundërshtoi deklaratën e djeshme të ambasadorit ameriakn Xhon Uidhers i cili u shpreh se biseduam për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Deklarata e Topallit: “Isha unë që kisha ftuar ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë dhe për mbështetjen që përmes ekspertizës ata mund të japin. Absolutisht dialogu është i nevojshëm dhe dialogu, dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Unë do të dëshiroja që me rastin e buxhetit që është momenti themelor kur përcaktohet rritja e rrogave, rritja e pensioneve, investimet që do të bëhen, ulja e deficit buxhetor, ulja e shpenzimeve operative, është një rast për të ardhur në parlament dhe për të kontribuar në atë që është momenti ekonomik, natyrisht edhe në të gjitha reformat e tjera.”

Withers takon Topallin: Zgjidhni krizën politike

13 nentor

“T’i jepet fund krizës politike. Krerët e politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitës”. Keshtu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers, në një prononcim të shkurter për mediat, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Ambasadori amerikan Xhon Withers së bashku me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan, të OSBE-së Robert Bosch si dhe ambasadorin suedez e spanjoll në Tiranë ishin sot ne mesdite në Kryesinë e Kuvendit ku takuan kryetaren Jozefina Topalli. Mësohet se temë e diskutimit ishte bojkoti i opozitës.

Pas takimit, ambasadori amerikan John Withers deklaroi se “krizës politike ne Shqipëri duhet t’i jepet fund”. Ai thekson se zgjidhja duhet te vije nga vete klasa politike. Duke e komentuar si jo te mire bojkotin e opozitës, Withers thekson se dialogu duhet te arrije një kompromis.

“Qëndrimi ynë në të vërtetë është që për të mirën e gjërave dialogu të mund të zhvillohej mes aktorëve politikë për të prodhuar një kompromis, që mund t’i jepte fund këtij ngërçi politik. Mendoj se ne të tërë ndjejmë që duke mos pasur opozitën në Parlament, kjo nuk është një gjë e mirë për vendin në tërësi ne duam ta shohim këtë të zgjidhur, por ne mendojmë se është abosolutisht vitale që kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Ne shpresojmë që ata mund ta zgjidhin ndërmjet tyre dhe që gjërat të kthehen ashtu si duhet të jenë”, tha ambasadori.

Pak dite me pare Withers zhvilloi nje takim me presidentin e Republikes, Bamir Topi, me te cilin diskutoi për situatën aktuale politike ne vend. (shekulli)

5SPr98SXpSM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26650

Top