Politika Topalli Akuzon Bashën: Jo Opozitë Me Fjalë

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1447266599TOPALLI BASHA.jpg
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur për strategjinë që do të ndjekë për të shpjeguar në publik se opozita është mbështetëse e fortë e reformës në drejtësi, por jo në variantin e propozuar nga ekspertët e komisionit të posaçëm.

Megjithatë, mbledhja nuk kaloi e qetë. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli vuri në dukje se, ndryshe nga fjalët që tha përpara mediave, kryetari Basha nuk ka asnjë strategji për mbështetjen e studentëve protestues.

Zonja Topalli përsëriti qëndrimin e saj se Partia Demokratike nuk ka bërë mjaftueshëm për të kundërshtuar ligjin për arsimin e lartë, duke e akuzuar kryetarin Basha se ai vetëm flet dhe nuk vepron. “Në vend që të ishte Partia Demokratike në krye të protestave, ne po shkojmë pas studentëve”, tha Topalli.

Sipas ish-nënkryetares demokrate, opozita nuk ka bërë gati asnjë strukturë për të mbështetur protestën e studentëve dhe se Forumi Rinor është inekzistent.

“Kjo opozitë nuk është askund”, u shpreh Topalli, e cila tha se ajo nuk përkrah linjën e kryetarit Basha për një opozitë vetëm me fjalë. Sipas zonjës Topalli, vendi ka nevojë për një opozitë në veprim dhe jo për fjalime opozitare.
 
Top