TomTom për iPhone në tetor

TomTom për iPhone në tetor

TomTom.jpg

Kompania TomTom në muajin tetor fillon me shitjen e shtojcave për navigim në automjet me anë të celularit iPhone dhe aplikacionet përkatëse.</p>


Kompania holandeze TomTom ka publikuar informatat mbi çmimin dhe datën e shitjes së kompletit TomTom Car kit for iPhone. Shtojca për navigim në shitje del në tetor, derisa do të shitet ndaras nga aplikacioni i kompanisë për iPhone.</p>


Çmimi i rekomanduar në Evropë është 100 euro, por kompania ende nuk i ka publikuar detajet teknike për vet pajisjen. Megjithatë, flitet për funksionalitetin e integruar Bluetooth handsfree dhe chipsetin e veçantë GPS, i cili do të duhej të përmirësonte pranimin dhe saktësinë e pozicionimit, si dhe të mundësoj navigacionin në pajisjet të cilat nuk kanë GPS të integruar.</p>


Pajisja posedon edhe konektor për mbushje të iPhone gjatë vozitjes dhe dalje audio. Shtojca do të jetë kompatibile me të gjithat modelet e iPhone (2G, 3G e 3GS), por jo edhe me iPod Touch.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1102
 
Top