Tmerr në Sumatra, toka vazhdon të lëkundet, shkon në 1100 numri i viktimave

Tmerr në Sumatra, toka vazhdon të lëkundet, shkon në 1100 numri i viktimave

INDONEZI – Një lëkundje e fortë me magnitude 6.8 ballë e shkallës Rihter ka alarmuar serish banoret e zones. Sipas te dhenave te “United States Geological Survey”, epiqendra e lekundjeve ka qene ne Jambi dge Bengkulu, rreth 150 km larg epiqendres se dites se merkure. Nuk ka njoftime per deme te tjera.

Më shumë se 36 orë pas tërmetit shkatërrimtar të së mërkurës ne ishullin indonezian të Sumatrës, punonjësit e shpëtimit ende vazhdojnë të llogarisin shkallën e shkatërrimeve.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për operacionet humanitare, John Holmes tha se të paktën 1100 vetë kishin humbur jetën, por zyrtarët besojnë se mund të gjenden edhe më shumë viktima.

Njerëzit ishin duke u kthyer nga puna për në shtëpi kur ndodhi tërmeti. Kjo gjë e bën edhe më të vështirë për autoritetet që të vlerësojnë se sa ka qënë numri i tyre. Ndihma ka mbërritur në zonat e prekura më rëndë si qyteti Padang. Pjesa më e madhe e linjave telefonike nuk punojnë, gjithashtu ka edhe mungesë rryme. Ne zonat e tjera të goditura nga tërmeti ka patur shumë pak kontakt.

Ministri indonezian i Shëndetësisë ka bërë apel për më shumë ndihmë nga jashtë për operacionet e shpëtimit. Ministri Siti Fadilah Supari, tha nevojiteshin urgjentisht pajisje të specializuara për operacioniet e shpëtimit, pasi shumë viktima kanë mbetur nën rrënoja.

Duke folur për BBC-së përfaqësuesja e UNICEF-it në Indonezi, Lely Djuhari tha se të mbijetuarit kishin nevojë urgjente për ujë të pastër dhe pajisje mjeksore.

Nevojat urgjente

“Fëmijët që i kanë mbijetuar tërmetit janë në rrezik të jashtëzakonshëm të preken nga sëmundjet ngjitëse dhe infeksione akute në rrugët e frymëmarrjes si edhe sëmundje të tjera që mund të parandalohen përmes vaksinave si fruthi dhe poliomeliti.”

“Në një emergjencë si kjo rreziku nga tetanozi është shumë i lartë për shkak të plagëve të hapura,” tha zyrtarja e UNICEF-it. Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono vizitoi disa nga zonat e goditura më rëndë prej tërmetit që qe 7.6 ballë i shkallës Rihter.

“U kërkova punonjësve të shpëtimit që të vazhdonin punën në ekip me një qëllim të qartë për të kërkuar për të mbijetuar,” tha ai. “Kjo është një katastrofë natyrore, ndaj të mbeteni të fortë në përballimin e saj,” theksoi presidenti.

Ndërkaq në SHBA, presidenti Barack Obama, që ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi, tha se ishte “prekur thellë” nga vuajtjet që kishte shkaktuar tërmeti. “Indonezia është një vend i jashtëzakonshëm që ka njohur vështirësi të jashtëzakonshme nga katastrofat natyrore.” “Unë e di që populli indonezian është i fortë dhe ka zemër për ta përballuar këtë sfidë,” tha ai.

Presidenti Obama, njoftoi 300 mijë dollarë ndihmë të menjëhershme dhe tre milion dollarë ndihmë për viktimat e tërmetit.

dt. 1 tetor

Termeti shkatërrimtar, rritet numri i viktimave

Numri i viktimave qe shkaktoi termeti ka shkuar ne 500. Shifrat rriten ne menyre alarmante. Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin indonezian Sumatra të mërkurën. Shpëtuesit luftuan në shi për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.

Ishulli i Sumatrës në Indonezi u godit nga një tërmet i dytë, më pak se 24 orë pasi tërmeti i pare i fuqishëm shkaktoi dëme në shkallë të gjerë.

Stuart Weinstein, zëdhënës për Qendrën Paralajmëruese të Cunameve në Paqësor tha se tërmeti i dytë ishte më i vogël.

“Fatmirësisht ai ishte më afër tokës dhe si rezultat nuk pres të kemi aktivitet të tipit të një cunami. Por ky tërmet nuk do ti bëjë më të lehta operacionet e ndihmës,” tha z. Weinstein, duke shtuar se pas nje termeti te madh goditjet e tjera rrezikojne te shembin godinat e demtuara”.

Viktimat

Zyrtarë indonezianë thonë se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë cunamit të së mërkurës mund t’i kalojë 1 mijë.

Tërmeti i dytë e goditi tokën rreth 200 km në juglindje të qytetit të Padangut, ku po vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit të parë.

Pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po përpiqen që të shpëtojnë mijëra vetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Nuk ka njoftime të deritanishme për viktima nga tërmeti i dytë, por ai goditi një zonë me popullatë të dendur. Rustam Pakaja, kreu i qendrës për Katastrofa në ministrinë e Shëndetësisë, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës mund të arrijë në mijëra.

Dëmet materiale

Në Xhakartë thotë se ekipet e shpëtimit po rrëmojnë me duar për të gejtur të mbijetuar, sepse ende nuk kanë mbërritur mjetet e nevojshme për të ngritur pesha të rënda. Tërmeti rrëzoi shtyllat e energjisë elektrik dhe dëmtoi rrugë, duke e bërë të vështirë që ndihma të arrijë në zonat më të prekura.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë deri tek numri i madh i atyre që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Por rrugët dhe linjat e furnizimit me energji elektrike e ato telefonike janë ndërprerë.

Cunam shkatërrimtar në ishujt Samoa, 85 të vdekur

30 shtator

Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të medha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.

Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet të jenë përmbytur nga valët e mëdha.

Banorët lokal thonë se janë dërmuar nga një dridhe e madhe që është pasuar nga dridhje të tjera të gjata disa minuta.

Zyrtarët kanë shprehur frikën se fshatra të tërë mund të jenë përmbytur dhe se shumë trupa mund të jenë varrosur në rërë.

Ata që ishin me fat kanë arritur në vende me të larta para se valët ti përbinin shtëpitë e tyre.

Niveli i vërtetë i kësaj katastrofe do të kuptohet vetëm pasi të ketë kaluar më shumë kohë.

Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen në Samoen Amerikane si katastrofë e madhe dhe ka urdhëruar fonde federale përt të ndihmuar sitautën.(Shekulli)

C3UlypB-ZjI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23306. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23306

Top